Wednesday, August 24, 2016

Prend Buzhala - Nga Car Dushani te Erdogani

1. GJENOCIDI FETAR QË NGA CAR DUSHANI E DERI TE SHK XX
 
Dihet se që në kohën e Car Dushanit ((1331-1355), kur ai ua mësyu tokave të Arbërit; arbërorët, në krye me Muzakajt, me kontin Tanush Topia etj, kishin prirje të forta europerëndimore: e kërkun  dihmën edhe në atë kohë nga mbreti Robert Anzhu të Napolit. "Arbrit janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë..... Klerikët poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen", shkruhet në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës. Në studimet historike thuhet: "represioni dhe persekutimet në lëmin fetar. Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si udhëtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelm i Adës (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve serbë ndaj popullsive të pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar në të drejtën mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa të tilla goditnin në radhë të parë popullsitë shqiptare të besimit katolik e të atij ortodoks-bizantino të viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë shqiptare të trevave veriore, nën presionin e dhunshëm të pushtuesve serbë, gjendej në një fazë kalimtare të një asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva ky proces asimilimi u ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht në këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën karakteristike shqiptare, krahas dukurisë së re të marrjes së emrave osmanë. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare."
Kodi ndëshkonte martesat e përziera, ritet latine europerëndimore, dhe çdo ldhje tjetër me botën europerëndimore! Por popullsia arbërore e kohës i organizoi kryengritje, luftëra dhe qëndresë e antikryqëzatëkundër Car Dushanit: "që nga Genta e Kosova deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione politike të dyerve më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt, Matrëngët, Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj. Zhvillimi i pavarur politik i trojeve shqiptare hynte tani në një fazë vendimtare, duke i orientuar ato gjithnjë e më shumë drejt krijimit të një shteti të përqendruar shqiptar."
Që atëherë u thellua edhe më shumë hendeku Lindje-Perëndim u thellua historikisht mbi tokat arbërore, të cilat ishin në goditje. Që atëherë Serbia nuk ka pushuar së vepruari kundër arbërorëve-shqiptarëve, Kishës Katolike arbërore shqiptare dhe kundër vlerave europerëndimore. Kur e pushtoi Kosovën, në shk XX, Serbia vazhdoi po me të njëjtat mjete dhune të vrasë priftërinj shqiptarë, të burgosë e dëbojë priftërinj katolikë shqiptarë e besimtarë shqiptarë. Në fakt, Sernbia, gjaë shk XX, shqiptarine  ka ndjekur si shqiptar e jo si katolik e vetëm si musliman. Faktet dihen...

(NJË INTERMEXO)

Por MIlazim Krasniqi ynë "intelektual musliman", dëshiron të thotë ndryshe: se "intelektualët katolikë" nuk reaguan ndaj përmendores së Car Dushanit në Shkup! Milazimi ynë i dashur, deri më tash, ka reaguar kundër Justinianit e Konstandinit të madh, që të dy perandorë ilirë të Perandorisë Romake, e që janë dhe figura të shquara me rëndësi botërore; ai thoshte se ata perandorë i takojnë trashëgimisë sllave,  anise një fillorist e di që në kohën e Perndorisë romake nuk kishte sllavë! Reagoi dhe kundër sa e sa figurave të shquara arbërore e shqiptare, me njëmijë emra fyes!
Asgjë kurrkujt!
Asgjë kurrkujt, pse frymëzimet e tij orientale po çojnë kah një identitet i shpërbërë shqiptar!
A kanë reaguar, për këta 1680 vjet e sa, Kisha Katolike dhe “intelektualët katolikë”, kundër Car Dushanit?!
Dokumentet historike thonë - po, kanë reaguar sistematikisht! Vetëm se jo edhe Perandoria otomane, të cilën po e trashëgon Erdogani, vëlla me Milazimin!

2. GJENOCIDI FETAR I PERANDORISË OTOMANE

Perandoria otomane, kur pushtoi Evropën Juglindore, madje, ia besoi pasuesve të Car Dushanit mbikëqyrjen mbi krejt të krishterët e Ballkanit, prandaj edhe mbikëqyrjen me të njëjtat kode kundër nesh! Veçse më vonë ato kode i trashëguan e i morën për vete sulltanët otomanë, duke i sh dërruar në kode të sheriatit, kundër"kaurrëve katolikë", duke i shfarosur atapër500 vjet rresht e duke bërë gjenocidet më të pashembullta kundër tyre!
Perandoria otomane, për pesë shekuj, arriti të na shkëpusë nga djepi ynë evropian, me ideologjinë shtetërore të saj, islamizmin sundues;  na sakatoi e shkatërroi zhvillimin tonë (kur erdhi në Ballkan, Perandoria otomane i gjeti arbërorët me Universitetin e Durrësit e me një arsim të zhvilluar); e shkatërroi këtë zhvillim në fushën e arsimit, ekonomisë, në fushën kulturore e fetare; në fushën urbane e qytetëruese;  arriti të fusë besimin tjetër, kodin tjetër, tejet të prapambetur, juridik, - ka arritur të fusë një mënyrë tjetër të jetesës (shumëfish më të prapambetur); të fusë parime tjera morale, duke e shkatërruar aq sa ka mundur, mënyrën e jetës popullore arbërore-shqiptare. Perandoria otomane e ka rrezikuar në të gjitha nyjat identitetin tonë kombëtar, shpirtëror, dhe kulturor (identitet i ngritur mbi shtyllat e identitetit evropian - botën greko-romake e mbi krishterimin dhe mbi kulturën patriarkale popullore);  ka arritur të shpopullojë pjesë të tëra me banorë shqiptarë. Vërtet e shkaktoi ndërprerjen e asimilimit sllav (me kundërvënien e islamizmit ndaj sllavizmit), por otomanizmi këtë kundërvënie më vonë e ka shndërruar në asimilim të shqiptarëve në turq. Për pesë shekuj rresht ka arritur ta shkaktojë emigrim masiv shqiptar, nëpër Evropë (Evropa gjithmonë ishte vendtrehim yni, ashtu si është edhe sot). Ndryshoi pamjen e organizimit të jetës qytetare, me vendosjen e administratës osmane, me vendosjen e kazermave; me kthimin e këtyre qendrave në kazerma ushtarake e në qendra fetare aziatike të prapambetura. Në vend të princërve e kontëve shqiptarë, erdhën sanxhakbejë, kadilerë, allajbej, klerikë islamë, komandantë të garnizoneve dhe kalave, ; erdhën subashë, zëvendëskadilerë, , naibë... Në lëmin e kulurës u prishën thesaret më të çmuara, të së kaluarës kulturore, u shembën veprat më të mira arkitektonike, pallatet, monumentet, pjesa më e madhe e kishave dhe e katedraleve. Në jetën shoqërore otomanët futën pykën e diversitetit fetar, që krijoi kushte për përçarje e shpërbërje të kombit shqiptar (injorantët e sotëm duan të thonë se nuk paska pasur komb...). Besimtarët mbetën pa priftërinj, katolikët pakicë u dalluan për shpirt luftarak për pesë shekuj.
Bashkësia muslimane kishte mbrojtjen e shtetit dhe të kryetarit të fesë islame.Procesi i islamizimit të dhunshëm vijoi për pesë shekuj; sidomos nëpërmes taksës dhe masave diskriminuese ekonmiko-politike ndaj jomyslimanëve, të krishterëve - për t'i detyruar të pranonin fenë islame; duke e orientalizuar në pjesën më të madhe popullatën shqiptare; e duke i favorizuar si shtetas të Perandorisë muslimanët. Pra, disa nga faktorët e islamizimit, ishin ata të shtypjes ushtarake, shtypjes ekonomike-politike e fetaro-psikologjike.
Gjithnjë ka pasë cak sulmi prishjen e mijëra kishave e katedraleve, të shndërruara në gërmadha, (për shembull, Kisha shqiptare e Prizrenit tri herë është djegur nga shteti otoman vetëm në fillim); ka plaçkitur pasurinë e kishave, ka uzurpuar pronat e tyre, duke ua dhënë xhamive otomane; ka zhdukur dhjetëra seli ipeshkvore, e qindra famulli, (si flasin dëshmitë e Frang Bardhit). Voskopoja, qendër e zhvilluar urbane, kulturore e arsimore, kthehet në një fshat të vogël. Vetëm në shekujt e parë të sundimit, në Shkodër prishen mbi 300 kisha e uzurpohet prona e tyre, nuk lejohej ndërtimi i kishave të reja, me pretekstin se nuk kanë leje ndërtimi. Relatorët kishtarë shënojnë përdhunime masive të grave të krishtera, plaçkitje e djegie shtëpish; plaçkitje të pasurisë, grabitje të besimtarëve, grabitje të klerikëve të krishterë: dëshmohen pengime të cermenonive fetare (leja për zhvillim veprimtarie, nag ana e një prifti, duhej të sigurohej vetëm nga Sulltani). Janë burgosur besimtarë dhe klerikë (ata liroheshin, vetëm kur merrnin spahinjtë dhurata në shuma të mëdha).
Vrasjet e burgosjet nuk pushuan për pesë shekuj, ndaj besimtarëve, ipeshkvijve, priftërinjve; janë shënuar ngulja e misionarëve të krishterë në hunj (në Durrës e gjetiu), ekzektutimet e panumërta me vdekje (shënimet e M. Bicit); është orhgzuar nga shteti pagesa e haraçit hiqej vetëm kur jomuslimani bëhej musliman.
Nën Perandorinë otomane u zbatuan edhe këto masa:
- ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe, i shkrimit shqip, i arsimit shqip dhe i çdo gjëje shqiptare; Islamizimi përfshinte sferën ideologjike, politike, administrative, ushtarake, gjuhësore,; duhej zgjedhur: ose shpatën, ose islamin!
- -islamizimi ishte sistematik dhe nën kontrollin e drejtimin e shtetit;
-kolonizimi otoman ndikoi në shtrirjen e islamizimit; me fise të egra aziatike, me vendosjen e garnizoneve me jeniçerë;
-zbatimi tragjik i i sistemit devshir-meja: i marrjes së fëmijëve të krishterë të moshave 8-10 vjeç nga çdo familje, për të mbushur radhët ushtarake; për t'i përfshirë në korpusin e jeniçerëve dhe për t'i konvertuar në islam;
- rritja e fëmijëve të familjeve të të pasurve, (bujarëve, arsitokracisë shqiptare) pranë oborrit të sulltanit; gjithnjë duke i konvertuar në islam;
- pushteti financiar ishte i ndërtuar mbi bazën e sheriatit (vjelës të detyrimeve shtetërore);që të gjithë qeveritarë myslimanë e asnjë asnjëherë i krishterë;
- islamizimi i pushtetit politik shtrihej që nga rangu më i lartë sulltanor e deri te një roje fshati;
- pushteti politik, sipas parimeve të sheriatit, përjashtonte të krishterët nga të drejtat politike;
- të gjithë nëpunësit duhej të ishin myslimanë;
- Perandoria osmane ishte një shtet fetaro-ushtarak, që vendoste fenë mbi gjithçka;shteti ishte faktor politik për shtrirjen e fesë islame;
- ata që nuk pajtoheshin a kundërshtonin këto rregulla, shpalleshin arnmiq të shtetit;
- urdhrat mbështeteshin në sheriat e në Kuran;
- Feja u vendos mbi shtetin;
- banorët myslimanë thirreshin e mobilizoheshin nga shteti për t'i shtypur rezistencat dhe kryengritjet e jomuslimanëve...
Nga libri Libri "Kornikat e Tursun Beut" (kronikan i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kosntatinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë), majftobn te elxohet vetem ky fragment, shkruar nga ky kronikan:
"Në përputhje me traditën që eksiztonte që më parë...të gjithë djemtë e vashat e tyre (të  arbërve-pb) u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzukutuanm me një të rënë shpate aq shumë të pafe (të krishterë-pb), sa ishte e pamunudr të llogaeriteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar, pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme..."

3. PËR NJË SHPIRT TË PËRBASHKËT KOHEZIV SHQIPTAR

A t'i besojmë James Rubinit, i cili tha: "do të isha i trishtuar nëse intervenimi amerikan për lirinë e Kosovës në fund të rrugës do të sjellë islamin politik."
Nëse kryqëzata sllave e Car Dushanit kundër arbërorëve të krishterë zëvendësoi atë të perandorisë romake të periudhës pagane; nëse gjenocidi kundër të krishterëve i Perandorisë otomane zëvendësoi atë serbe; atëherë është e tepërt që të përsëriten ato sot, qoftë edhe në pamjen e akuzave "të buta", në një edicion modern. Më kujtohet, që në fillim të viteve '90, krerë të Kishës Katolike dhe intelektualë shqiptarë reaguan kundër vendosjes së përmendores së Car Dushanit në Prizren.
Porse gjatë dekadës së fundit na u ringjallën apetite neo-otomane të Erdoganit kundër Kosovës, për ta përvetësuar Kosovën me trashëgiminë e saj, për ta otomanizuar plotësisht ekonominë e saj dhe për t'i futur kthetrat, madje, edhe në historinë tonë. Nuk do të thotë se nuk ka qenë e suksesshme në disa segmente, duke e dobësuar ndjeshëm palcën e vetëdijes sonë kombëtare, me synime për të krijuar një komb të ri musliman në Kosovë!!! Kosova është para një sfide të re përballë këtij agresioni.
Dhe nuk qëndron gjithçka te një reagim formal ndaj Car Dushanit apo Erdoganit, sa te ndërtimi i një shpirti të përbashkët koheziv shqiptar.
Model e kemi Rilindjen Kombëtare e gjithë shk XX e këndej.

0 comments:

Post a Comment