Në djalëri më thoshte një zog,
Me zërin tënd seç më thosh:
-Pa ty lumenjtë, qytetet , vetë kjo botë
Nuk janë gjë tjetër, veçse një bosh...
Me zërin tënd seç më thosh:
-Pa ty lumenjtë, qytetet , vetë kjo botë
Nuk janë gjë tjetër, veçse një bosh...
Një shkreptimë e bardhë na ra në mes
Dhe na dogj...
Pa mua bota, nuk ish më “një bosh”...
Dhe na dogj...
Pa mua bota, nuk ish më “një bosh”...
Në djalëri më thoshte një zog
Me zërin tënd...
Me zërin tënd...
KRISHTERIMI I FJALEVE
Prapë sot
Me plumbin e zi të shkronjave,
Në korsivin e një gazete,
E qëlluan mikun tim,
Shpëtim R.
Me plumbin e zi të shkronjave,
Në korsivin e një gazete,
E qëlluan mikun tim,
Shpëtim R.
Atëbotë kulla ime që humbi gjashtë varre
U sulmua sërish
Nga plumbi I shkronjave
Më shumë se nga plumbi I gëzhojave
Dyfish…
U sulmua sërish
Nga plumbi I shkronjave
Më shumë se nga plumbi I gëzhojave
Dyfish…
N’Burrel ,Tepelenë, Dragash a Dibër të Madhe
Tragjikisht larg, edhe ne varre
Ku_ ku!
Bash s’di se ku
Nga humbëtira brof një eshtër:
Qëndro njeri I Zotit ,
Qëndro!
Vrastarët janë të egër
Edhe në grahmën e fundit godasin
Egër…
Tragjikisht larg, edhe ne varre
Ku_ ku!
Bash s’di se ku
Nga humbëtira brof një eshtër:
Qëndro njeri I Zotit ,
Qëndro!
Vrastarët janë të egër
Edhe në grahmën e fundit godasin
Egër…
Prapë sot me plumbin e shkronjave
Qëlluan kullën time.
Ani.
Lisit të gjakut nuk ju thanë krejt krahët
Nga dimri I frikshëm.
Nuk ju shuan nga flakët
E zjarrit kobëtarë
Engjujt nuk kanë varr!
Tempull, që nuk shenjtëron
Vetëm fitimtarët,
Është liria
E ti ,o miku im
Prapë sot,nesër e gjer në amshim
N’kronikat homazh që hapin televalët
Krishtëron fjalët…
Qëlluan kullën time.
Ani.
Lisit të gjakut nuk ju thanë krejt krahët
Nga dimri I frikshëm.
Nuk ju shuan nga flakët
E zjarrit kobëtarë
Engjujt nuk kanë varr!
Tempull, që nuk shenjtëron
Vetëm fitimtarët,
Është liria
E ti ,o miku im
Prapë sot,nesër e gjer në amshim
N’kronikat homazh që hapin televalët
Krishtëron fjalët…
HALL ME RRUE E GJYQ ME DEK
Nuk dihet se kur pat thanë i mirditasi:
-Asht hall me rrnue,
E gjygj i madh, asht vdekja.
-Asht hall me rrnue,
E gjygj i madh, asht vdekja.
Por , Sheksipiri dihet kur e tha:
Të rrosh, a të mos rrosh,
Kjo asht çeshtja!
Të rrosh, a të mos rrosh,
Kjo asht çeshtja!
Mirditasi dhe inglizi,
Si i çasën këto fjalë,
Si të ishin prej një fisi,
A kushrinj të parë?!..
Si i çasën këto fjalë,
Si të ishin prej një fisi,
A kushrinj të parë?!..
DRITË FERRI...
-Bashkëvuajtesit tim A.H.-
Ditënata i fiku fenerët,
Dhe ja:
Na rrasën në odën e errët,
Ku gishtat në sy ia kallim njani-tjetrit
Mos!
Mos thuaj, këtu s’ka dritë!
Dhe ja:
Na rrasën në odën e errët,
Ku gishtat në sy ia kallim njani-tjetrit
Mos!
Mos thuaj, këtu s’ka dritë!
Është drita e ferrit...
EPISOD NË 20-VJETORIN E RËNIES
SË MURIT TË BERLINIT
SË MURIT TË BERLINIT
Në buzë i digjet një flakëz e kuqe
Një tufëz zambakësh zbardhon kur qesh
Më ngjan se përpara kam një ruse
Si ato që Pushkini gjuante shpesh…
Një tufëz zambakësh zbardhon kur qesh
Më ngjan se përpara kam një ruse
Si ato që Pushkini gjuante shpesh…
Vazhëz e njomë me sy të kaltër
Që flokët i kullojnë dritë hëne
Sy për sy me rusen e largët
E sertë, e prerë si një gjermane…
Që flokët i kullojnë dritë hëne
Sy për sy me rusen e largët
E sertë, e prerë si një gjermane…
Atëbotë u them me ton hokatarë:
Ju ngjani si Lindja ballë Perendimit
Po unë, e mira t’ju marrë,
Mes jush,a s’jam si Mur’ i Berlinit?
Ju ngjani si Lindja ballë Perendimit
Po unë, e mira t’ju marrë,
Mes jush,a s’jam si Mur’ i Berlinit?
Vështrimet mos i ktheni në heshta,
As fjalët në granata,
Mos nisni drejt meje sulmet e befta
Si në kohët e acarta!
As fjalët në granata,
Mos nisni drejt meje sulmet e befta
Si në kohët e acarta!
Ato qeshin me njëra tjetrën
E më përgjigjen pernjëherësh:
-Ti mur ke qenë,por dy sy të shembën,
Shumë përpara njëzet vjetësh…
E më përgjigjen pernjëherësh:
-Ti mur ke qenë,por dy sy të shembën,
Shumë përpara njëzet vjetësh…
FLAMURTARI
Kur binte ai qe të mbante në ballë
Nga plumbi,nga heshta a shpata
Gjaku i tij flakëronte ndër palë
Dhe krahet na i kthente në flatra...
Nga plumbi,nga heshta a shpata
Gjaku i tij flakëronte ndër palë
Dhe krahet na i kthente në flatra...
Mbi malet epike ,mbi kreshtat me valë
Nga thellsitë e shkekujve gjëmon nje fjalë:
Nuk ka flamur, pa flamurtarë!
Nga thellsitë e shkekujve gjëmon nje fjalë:
Nuk ka flamur, pa flamurtarë!
TE SUKA E GJOLLËVE
U laga në lashtën e mëngjesit
Më kish marrë malli të dal te Suka e Gjollëve
Të shoh si zbardhon Shkalla e Mullit
Qerpikëvesuar, pabesisht prej lotëve.
Më kish marrë malli të dal te Suka e Gjollëve
Të shoh si zbardhon Shkalla e Mullit
Qerpikëvesuar, pabesisht prej lotëve.
Të ndiej si tringëllojnë këmborë e zile
Shtegut që të çon nga Gurra Gjibardhë
Të shoh si bredhin kecat kodrave jeshile,
Ç’mall për fëmijërinë më paska marrë!
Shtegut që të çon nga Gurra Gjibardhë
Të shoh si bredhin kecat kodrave jeshile,
Ç’mall për fëmijërinë më paska marrë!
Atëbotë më pëlqen të bëhem bari
Ta ndjell gjënë e gjallë si im ungj
E të shkulet tufa me shpejti
Nga kullota e ambël buzë Gurit Burgj.
Ta ndjell gjënë e gjallë si im ungj
E të shkulet tufa me shpejti
Nga kullota e ambël buzë Gurit Burgj.
E ashtu tek vërrasin e zbresin me potere
Në mes të më fusin, të më sillen rrotull
Veç s’do të më rrëzojë më dhia brikacelle
Si dyzet vjet më parë, kur isha i vogël.
Në mes të më fusin, të më sillen rrotull
Veç s’do të më rrëzojë më dhia brikacelle
Si dyzet vjet më parë, kur isha i vogël.
E nënë-shkreta prej stanit në Arë të Rubës
Drejt meje rendi turraqit
Në pjesën e prapme më ra me bisht të furkës:
Shejtan! Ruaju nga dhitë!
Drejt meje rendi turraqit
Në pjesën e prapme më ra me bisht të furkës:
Shejtan! Ruaju nga dhitë!
E ndjera nënë prehet në një varr
Nën pisha të blerta. Shpirti iu bëftë dritë!
Tek këto gjollë kam marrë dikur një varrë
Por... Zylo, s’më thirrën ndonjë ditë!
Nën pisha të blerta. Shpirti iu bëftë dritë!
Tek këto gjollë kam marrë dikur një varrë
Por... Zylo, s’më thirrën ndonjë ditë!
U laga me lashtën e mëngjesit
Në këtë prill të vonë, i thinjur pak
Rasa s’e solli të bëhesha bari,
As koha të më thërrasë: plak.
Në këtë prill të vonë, i thinjur pak
Rasa s’e solli të bëhesha bari,
As koha të më thërrasë: plak.
I KAM THËNË, TË BARDHËS NËNË
I kam thënë, të bardhës nënë,
-Ti kot e shton një rrudhë tek balli,
E di, meraku të ka zënë
-Ç’ ju brisht martesa këtij djali!?...
-Ti kot e shton një rrudhë tek balli,
E di, meraku të ka zënë
-Ç’ ju brisht martesa këtij djali!?...
-Po unë, çapkën, s’kam qënë kurrë
Edhe sikur...tani nuk më shkon
Nder shtigje të zëna, luftoj të jem burrë
S’e duroj shtirjen, më kupton ?
Edhe sikur...tani nuk më shkon
Nder shtigje të zëna, luftoj të jem burrë
S’e duroj shtirjen, më kupton ?
S’ duroj që kështjell’ e krenarisë
Para një vajze të thyhet si qelq
Qenka i shtrejt çmimi i dashurisë
Nga të gjitha çmimet, qenka veç
Para një vajze të thyhet si qelq
Qenka i shtrejt çmimi i dashurisë
Nga të gjitha çmimet, qenka veç
Po ç’është kjo përvuajtje që t’sfilit,
E shtrejta ime, ti nuk ke faj ,
Se dita që më linde nuk kishte dritë
Dhe se kaq shumë , do zgjaste terri saj ? ! …
E shtrejta ime, ti nuk ke faj ,
Se dita që më linde nuk kishte dritë
Dhe se kaq shumë , do zgjaste terri saj ? ! …
Më rrite me mund, në një stinë bore
Ende mbi supe, bora nuk është dej--1
Jo se më mungoi dashuria prindërore,
Por se ,çdo ditë, më shpalli një betejë
Ende mbi supe, bora nuk është dej--1
Jo se më mungoi dashuria prindërore,
Por se ,çdo ditë, më shpalli një betejë
Përrreth mendonin do të gjorë,
Që veç një grimë ,të jet i lirë
E një bërçik t’i lësh në dorë
Edhe macet , i varte yt bir…
Që veç një grimë ,të jet i lirë
E një bërçik t’i lësh në dorë
Edhe macet , i varte yt bir…
Kur dhuna, dhunshëm m’hodhi lakun
E pas më tërhoqën censorët servilë,
E pashë misterin, honin, batakun
Çafkë u bëra, jo bilbil
E pas më tërhoqën censorët servilë,
E pashë misterin, honin, batakun
Çafkë u bëra, jo bilbil
I kam thënë , të bardhës nënë
-Ti kot lëndohesh, kot
Më një vajzë dashuri kam shtënë
Më don dhe e dua gjër në lot
-Ti kot lëndohesh, kot
Më një vajzë dashuri kam shtënë
Më don dhe e dua gjër në lot
Dhe nuk ia permenda, se është e bukur
S’i fola për flokët, si me argjend lyer,
Bashkë me të, do vijmë tek ti, të lumtur
… dhe do t’harrojmë për t’u kthyer.
S’i fola për flokët, si me argjend lyer,
Bashkë me të, do vijmë tek ti, të lumtur
… dhe do t’harrojmë për t’u kthyer.
0 comments:
Post a Comment