Monday, August 29, 2016

Sinan Kërpaçi - Sikur Sikur

SIKUR, SIKUR Përballë në vështrim e kam një faqekuqe: më duket sikur te mollzat i janë ulur dy lule. Sikur dora ime ta prek atë faqe do shpërthejë, mendoj unë, një shatërvan prej flake. Kjo do të ndodhë në rrugën “Bardhyl” ku s`ka vetëm blirë dhe pafundësisht bar-kafe. Ka dhe njerëz që ecin në këmbë udhës sime dhe shikojnë pa u ngopur si bien poshtë petale dhe vështrime. Thithin aroma me tinguj kënge si herët në mëngjes dhe tani në mbrëmje. Në rrugën “Bardhyl” – rrugën time kundërmojnë blirë, petale dhe vështrime.

0 comments:

Post a Comment