Lumnije Vokshi – Ramadani u lind më 1929 në
Tiranë dhe vdiq në Shkup më 20 mars të
vitit 2010. Gjatë viteve 1955,56,57,58 punoi si mësimdhënëse në shkollën
fillore “ Emin Duraku “ në fshatin Orizare. Ndërsa, gjatë viteve 1958,59,60.61
punoi në shkollën fillore “ Jeta e re”, tani “ Faik Konica” në fshatin Sllupçan
të komunës së Likovës. Pas vitit shkollor 1960/61 do të kthehet sëbashku me
bashkëshortin e saj Xhemal Ramadanin dhe do të punojnë në Preshevë pre nga edhe kishin ardhur.
Mësuesja Lumnije Ramadani me mësuesin Xhemal Ramadanin do të shpërngulen në
Shkup dhe do të vazhdojnë profesionin e
tyre të shenjtë të mësuesisë de ri në pensionimin e tyre në këtë qytet.
Kujtimet e gjeneratave që i mësoi dhe edukoi do të mbeten të paharruar derisa
të jenë gjallë, ndërsa mësuesen e dashur z. Lumnije Zoti e shpërbleftë me
parajsë për gjithë atë kontribut që dha në lëminë e arsimit shqip për t’i
mësuar dhe edukuar gjeneratat e reja. Kujtimi im si nxënës i saj në klasën e
parë do të mbetet i pashlyer thellë në shpirtin tim deri sa të jem gjallë,
sepse kisha shumë fat të madh që në klasën e parë të më mësojë dhe edukojë kjo
mësuese kaq e zellshme dhe kaq e dashur.
Mësueset e para që aq shumë kontribuan në çështjen e arsimit dhe
edukimit të gjeneratave të reja në kohërat më të vështira për arsimin shqip
ishin dhe mbetën pishtarë dhe të tjerët
që kontribuan dhe sakrifikuan gjithëçka nga vetja vetëm e vetëm të hapen
shkolla në trevat shqiptare dhe ishin të gatshëm të shkojnë gjithëkund për të
dhënë kontributin e tyre në çështjen e arsimit shqip. Ishin ata që me punën dhe
djersën e tyre kontribuan që të çrrënjosin analfebetizmin e asaj kohe tek
popullata shqiptare që dikush e kishte penguar me vite e me shekuj. Të jesh një
femër e shkolluar, e emancipuar dhe mbi të gjitha te jesh me profesion mësuese
dhe të kontriboje në atë kohë duke dhënë çdo gjë nga shpirti për misimin dhe
edukimin e gjeneratave të reja e sidomos në vend rurale siç janë fshatrat
është një vlerë dhe një kontribut shumë
i madh. Në një kohë kur femëra e shkolluar shikoj në një sy krejtesisht ndryshe
me atë të sotmën ishte diçka e pamenduar. Në atë kohë kur femërat intelektuale
numëroheshin në gishtërinj.Në këtë kohë kemi një mësuese të ardhur nga Tiranë
dhe e martuar në Preshevë për një mësuese e që një ditë të dytë do të ia
mësyjnë që nga ky vend të rrugëtojnë për në fshatin Orizare. Do të vijnë këtu
në vendlindjen time për të punuar me nxënësit e
këtij fshati në shkollën katërvjeçare “ Emin Duraku” të këtij fshati.
Për të mbjellë farën e diturisë te kjo
popullatë. E kush ishte kjo mësuese kaq
e bukur, kaq e dashur, kaq entuziaste ndaj profesionit të saj? Kjo, pra do të
ishte mësuesja shumë e dashur. Mësuesja Lumnije një ditë kur unë isha nxënës i
klasës së parë ti ma mësoje me aq dashuri alfabetin e gjuhës shqipe. Nga dora e
saj për herë të parë mora në dorë abetaren e bukur që në brendinë e saj kishte
alfabetin e gjuhës me 36 shkronja, me 36 margaritarë që bënin dritë si rrezet e
diellit që lëshoheshin mëngjeseve për çdo ditë nga lartësia e bjeshkëve të
Karadakut të Lashtë e Legjendar.
Mësuesja Lumnije
Vokshi- Ramadani me nxënësit e saj në shkollën fillore “ Emin Duraku” të
fshatit Orizare gjatë vititshkollor 1957/58.
Kjo, pra ishte ajo mësuese që i ngjante mësueses Afërdita te
romani të Sterjo Spasses “Afërdita” dhe “Afërdita përsëri në fshat” Një gjë nuk
mund të mos e përmend në këtë rast kur pas 50 viteve vizitova mësuesen tim
shumë të dashur Lumnije. Në bisedë e sipër ajo më përmendi se si mësues i saj
në shkollën normale në Tiranë kishte qenë
Sterjo Spasse. Sot e kësaj dite i ruaj të paharruar kujtimet për ta
përkujtuar me shumë mall e dashuri mësuesen time të parë z. Lumnije Vokshi –
Ramadani.
0 comments:
Post a Comment