Mësoma simfoninë e poemës time !
Zgjim Nëntori
mëngjes i qetë Nëntori
jemi rënditur në varg
në varg të poezisë
poetët e thanë vetë
mësim pedagogjik
në reformat kombëtare
zënore e bashkëtingëllore
në bashkëdyzim
poezia në Lirinë
e Atdheut tim!
E menduar e folme
në thirrje
në dialog me botën
letrare
të shpirtit demokratik
me melodinë e Himnit
Flamuri në topografinë e bukur të Atdheut tim ! Libri !
Ka ardh kohë të ndërrojmë
ta shkruajmë historinë tonë!
Ka ardh kohë ti ruajmë
mos të na i vjedhin mitet tona!
Atdheu
Me ngjyra arbërore
kërkon drejtësi
dëshmitë janë të trishtuara
qetësi e mbyllë gojë
e pa pranuar
Rini e largë Atdheut tragjike ! E duam realën
e historisë vargun në Bashkim Flamurin kuqezi simfoninë e Himnit kombëtar
në gjeometrinë e SHQIPËRISË !
Nëntori ynë,prizren-vlorë,2012
Në lindje Hyu kidhte vendosur
Shqiponja të fliste shqip !
Mijëra vjet n' Udhëtim shoqëroi historinë
e kombit tim !
1443, 28 , Nëntori i parë !
Gjergj Kastrioti : Shqipërisht në tokat arbërore,
Lidhshmëria jonë kombëtare !*
Fotografi bardh' e zi ,
ngjyrat kuqezi !
E njohëm muzikën
në valëvitje të gjetheve
n' interpretim të erës,
freskia e së cilës ledhatonte
flokun e vashës
Marigo
në gjëndisje të Flamurit !
Dashurinë për Atdheun
e vuri në rend të parë,
Kjo Zonjë e Rënd
e një bote ku romantizmi
lulëzonte në varg !
1912, më 28, Nëntori i Dytë
Ismail Qemali mvetësoi Shqipërinë !
2012, më 28, Nëntori i Tretë ! Toka le të dridhet
Tiranë e Prishtinë,
Zëri le të dëgjohet Prizren e Vlorë ! Paris Londër Washington
postulet do i dërgojmë ! Tri Ditë Festë
Në Kushtetutën kombëtare NËNTORI I TRETË
*( N' amanet të Gjergj Kastriotit; Ismail Qemali :N' përgjegjësinë tonë ) !
Ju nisuni kah Llapi
e unë kah Karadaku, përgjigje ju japin´atë Malësi Galaku!
Nën hije të pishave n´Batllavë ke Liqeni,bilbilave dhe grishave, s´iu ndalet refreni.
N´Kullë t´bacës Qerim ç´mallemi më së miri, shpirti gjenë ushqim ku u lind e rrit Zahiri!
Kuvendarë Mesiane, nga Shala e Llapi, burra me shumë name, n´trimni s´íu ndal hapi!
N´tirqë dyfish gajtanii karadaklive të mi, nga gjak Idriz Gjilani, Agim dhe Idriz Sefer i ri!
Hajde Ju njattë jeta, ju thotë Dukagjinidhe mirësejugjeta, thot Drenica e V´rrini!
Nga përtej Qafë Morinë, prej Shkodre me Malësi, Strugë, Vlorë, Artë e Janinë janë nisur varg e vi!
Nga Dibra e Kumanova, Presheva me Beranë, i biejm kah Rugova, bashkim n´Pazarë lamë!
Ulqin, Guci e Plavë bashkohen po aty,dasmen plot gjashtë javë do mbajmë o Shqipni!
Pasha njatë Krujë t´Gjergjit, atë Vlorë t´Ismail Qemal trimit, prej Shën Mitrit n´ditë t´Shën Gjergjit, jemë n´konak të Isë Boletinit!
Nise Dasmen tash Shqipni, Dasmen tënde të vërtetë, Njëqind Vjet në Pavarësi, shpejt të kem Nëntor të Tretë!...
Mentor Thaqi VS., 29.10.2012
grafika e gjetheve të mia
lëndohet ,
botanika e Atdheut tim
ju nuk kërkuat asgjë
më shumë se ushqim
nga dheu i juaj,
jetëgjatësia juaj në shërbim
të fëmiut
të qensishëm për jetën tonë !
Literatura ime !
legjendë, roman, poemë ,
arti në listën e alfabetit ,
orkestre e lulishteve ,
lisat e gështenjeve
besnikëria e stinëve të motmotit ,
dëshmia e historisë
e ndodhive të popullit,
bangat e shkollës sime !
Gështenjë !
zonjat e rënda
nën hijën tënde
bukuria u pëlciste !
Musa Jupolli
Afrikë !
Vuajtja ime
dashuria ime
fill pas
Atdheut tim
Të dua Afrikë,
aty gjej
një pjesë të filozofisë sime
dashurinë e njeriut
n' harmoni me natyrën
gjeneza e parë
e shpirtit !
Afrikë !Bardh e zi me ngjyra
ngjyrat e jetës falë nga Hyu
aty i gjeta !Pritëm Afrikë ,
me vargun tim
plagët unë poeti
në lutje të Zotit
do ti shëroj !
Të dua Afrikë !
në kopshtin e shtëpisë së vjetër
aroma e luleve, ngjyrë e jetës
një kënd në qiellin e hapur e pa kufi
libër e verë n' ajr e vlerë
fotografia e kujtimeve të mia
në tik - takët e zemrës
me notat e dashurisë
dhe ja hapat e lehtë
pamje sublime, ecje elegante
puhia flokët në valëvitje
në ballë të shëndritshëm
ku mund të shkruhet
e tërë një poezi
*
Legjenda ime në dashuri
Poema ime
në zgjatje jete e kujtime
në sytë e saj një roman
kur punoja si skenarist
asnjëherë nuk kam menduar
se mund të jetoja pa te!
aty zbulova artin
kritikë, art, shkrimtar
rikthim në skenë
në Bistron Peshkatari
karrigat e punuara nga thuprat
një kafe një gotë raki shpie
në ballë Theatrin Kombëtar
alfa dhe omega e filozofisë
aktorët dalin dhe hynë
unë me një duhan të mbështjellur
Botës i bie rreth-rrotull
liria është e mundshme
Thash!
nuk e dijta se zëri im
ishte dëgjuar nga të tjerët
nga të tjerët e mi si unë!
*
Sot ruaj kujtimet e dashurisë
Liria më është ç' akorduar
unë prap mbetëm në kërkim !
skenë e kohës
në të folmën e natyrës
nga viti në shekuj
në kërkim të botës
drita dhe hija
n' imitim
mistike
perlë në engjulleshë
me fytyrë të qeshur
kryevepër e historisë
misterioze
përballim.
0 comments:
Post a Comment