Tuesday, August 16, 2016

Kujtim Stojku - Fitorja e Njeriut.


Tregim


Na ishin njëherë tre majmunë që gjithmonë qëndronin sëbashku.Ata nuk kishin emra për të thirrur njëri tjetrin,por gjithmonë nxirrnin ca artikulacione me zë të mprehtë dhe,kështu që merreshin shumë lehtë vesh sëbashku.Ata, kurrë ndonjëherë për sa jetuan nuk përgjigjeshin për ndonjë gjë.Gojëdhëna thotë se këta tre majmunë,shokë të pandarë jetuan o në Afrikë,o në Indi,o në Kinë.Shumë vetë shtronin pyetjen: "Po në vendin tonë çfarë lloj majmuni duhet të ketë banuar?" Kësaj pyetje e kishin shumë të vështirë që t'i përgjigjeshin.Por ama një gjë ishte e sigurtë të cilën ata e dinin se jo të gjithë majmunët kanë bisht.Pra,këtu nëse nuk gabohemi duhet të kemi parasysh fisin nga i cili ai ka prejardhjen,sepse edhe majmunët po si njerzit kanë edhe ata fisin e tyre.Prandaj ka mbetur edhe fjala se "fisin e ka të mirë por vetë s'është gjë".Mirëpo ajo që na bëri që të marrim penën e të shkruajmë ishte një ngjarje që shumë njerëz që e panë me sytë e tyre nuk kishe se si ta lëje në heshtje.Jo më kot morëm si personazhe këtë specie që ka arritur deri në ditët tona.Këta njiheshin si majmunët që qeshin.Ata bënin vetëm një gjë, hynin nëpër qendra të banuara,qëndronin nëpër sheshet kryesore,dhe nuk bënin asgjë tjetër por vetëm fillonin të qeshnin.Njerzit që mblidheshin përreth tyre për t'i parë, menjëherë bëheshin të vetëdijshëm se ishin njëlloj si ata.Por me të vetmin ndryshim sepse ata tashmë kishin evoluar shumë përpara dhe kishin fituar një fjalë tjetër nga ajo e majmunit,kishin tashmë fjalën njeri.Ata mblidheshin përreth tyre dhe i shikonin me vëmendje dhe, diskutonin me zjarr se me të vërtetë ishte që këta ishin stërgjyshërit nga të cilët ata kishin prejardhjen?Majmunët qëndronin në mes tyre dhe e shikonin të habitur këtë turmë që edhe atyre u dukej se ishin si ata,por kishte një ndryshim se ata nuk merreshin vesh me njërit tjetrin. Dhe si përgjigje ata vetëm se qeshnin.Kjo e qeshur e majmunëve tek të tjerët u përhap si një sëmundje ngjitëse, ku turma njerzish mblidheshin sëbashku dhe bënin njësoj si ata,fillonin dhe qeshnin sëbashku me majmunët,gjë që pajtohej tërsisht me sjelljen e tyre.Çfarë kishte ndodhur?Atëherë njerzit të përfshirë në këtë ndodhi filluan që të shkonin nga një qytet në tjetrin.Ata filluan që të kishin shumë dashuri për njëri tjetrin. Duke u endur nga njëri vend në tjetrin ata përcillnin vetëm një mesazh.Por të mos harrojmë se jo të gjithë njerzit përcillnin mesazhe dashurie atje ku ata shkonin.Kishte nga ata njerëz që filluan që të silleshin me egërsi të paparë me banorët e vendit ku ato banonin.Kështuqë në mes të njerzëve lindi dyshimi dhe frika njësoj si kur të ishte duke jetuar në mes bishash të egra të cilat kishin një ligj tjetër jetese dhe jo si të njerzëve.Nëse ata të gjenin rastin të shqyenin pa pikë mëshire duke bërë që të zotrojë forca dhe egërsia sipas ligjeve të xhunglës.Mirëpo që të mos largohemi nga tema e tregimit tonë, këta majmunë që ishin shokë të ngushtë midis tyre, gjatë shtegtimit që bënin nga njëri vend në tjetrin vazhdonin që me të qeshurën e tyre karakteristike të bënin edhe njëlloj predikimi.Ky lloj predikimi ishte mesazhi që ata përcillnin dhe,ky mesazh ishte e qeshura.Ata në fillim e kishi bezdi që të ambientoheshin me njerzit që vini t'i shikonin dhe nuk e kuptonin se ata thjeshtë krijonin vetëm situata groteske.Këta majmunë me këtë shtegtim të tyre filluan që të bënin për vete edhe njerëz të mësuar që merreshin me shkencë.Kishte edhe njerëzt të mësuar të fushave të tjera si poetë dhe shkrimtarë që vinin,i shihnin dhe pastaj largoheshin të menduar.Kurse klerikët nuk u afroheshin kurrë.Bile një ditë një klerik i ri i cili sapo kishte filluar misionin e tij hyjnor ndaj komunitetit, iu bashkua turmës së njerzëve për të parë vizitorët e çuditshëm.Kur ai u afrua pranë tyre, ata,majmunët ia ngulën vështrimin për disa sekonda këtij njeriu me një veshje ndryshe nga të tjerët dhe filluan që të qeshnin.Klerikut iu duk se ata po e përqeshnin.Kështu që ai u largua me të shpejtë nga turma duke u penduar se pse kishte shkuar për të parë ato krijesa ku ai kishte dëgjuar se kishte prejardhjen.Mirëpo ky klerik me pergaditje të cunguar nuk e dinte i ziu se në disa vende të botës majmunin e quajnë perëndi.Në të shumtën e rasteve ai përfaqëson dinakërinë dhe shëmtuarshmërinë.Në disa raste lakminë.Kurse shkrimtarët dhe poetët krijonin personazhe që vetëm fantazia e tyre ishte në gjendje të imagjinonte."Dreqi i merr vesh këta poetë dhe shkrimtarë" mërmëriti me vet kleriku dhe vazhdoi rrugën e tij me vështrim të ngulur në tokë.Duke e cur me këto mendime në kokë,para tij ishin dy burra të moshës mbi të gjashtëdhjetat dhe po bisedonin me pasion në mes tyre.Ai bisedën e tyre filloi që ta dëgjonte me vëmendje.
Kështu që njëri nga ata dy burrat që ishte pak më i gjatë se tjetri dhe me flokë të thinjura dhe me një çantë elegante të vogël në dorë theksonte se njeriu e ka prejardhjen nga një lloj majmuni që njihet si "Primat".Por këta majmunë që kishin ardhur në qytetin e tyre nuk ishin të asaj lloj specie nga e cila kishte prejardhjen njeriu.Këta ishin të tjerë dhe, për të vërtetuar bindjen e tij sillte prova nga vëshgimi i hollësishëm që kishte bërë mbi ta duke këmbëngulur me bindje në kunkluzionet e tij.


***
Kjo që po ndodhte filloi që të përhapej me shpejtësi nga njëri vend në tjetrin duke e marrë emrin e qeshura e majmunëve.Të gjithë njerzit që vinin për t'i parë i donin ata,dhe i respektonin,askush nuk predikonte se kjo ishte vetëm një mënyrë të qeshuri dhe asgjë më shumë.Dhe ato nuk qeshnin për ndonjë njeri në veçanti,por ata thjeshtë vetëm se qeshnin dhe këtë e kuptonin si një shaka kozmike.ky gëzim përhapej aq shumë sa s'kishe se çfarë të thoshe as dhe një fjalë të vetme.Njerzit i pyesnin për emrat , por si përgjigje ata merrnin vetëm të qeshurën e tyre kështu që e qeshura u bë edhe emri i tyre dhe filluan që t'i thërrisnin "majmunët që qeshin".
Kur ata u plakën,në një fshat njëri nga tre majmunët vdiq.Fshati ishte shumë mikpritës dhe meqënse njëri nga ata vdiq,ata menduan që ta varrosnin sikur të ishte njeri.Dhe kështu ata filluan që ta qanin sipas zakoneve dhe traditave të tyre.Dikush shkoi dhe thirri edhe klerikun që të vinte edhe ai në vdekjen e këtij të shkreti që ngjasonte shumë me ta.Por kleriku nuk pranoi që të merrte pjesë në këtë ceremoni mortore pavarsisht se do të paguhej.Ai refuzoi dhe më pas u mbyll brenda në banesën e tij derisa mbaroi kjo ceromoni,ai nuk doli jashtë.Megjithatë këta njerëz të mirë vendosën ta kryenin këtë ritual edhe pa pjesëmarrjen e tij.Kjo, me sa shihet, ishte një nderim dhe respekt për majmunin e vdekur.Ata e qanë sipas ligjeve dhe zakoneve të tyre.Burrat pregaditën edhe një qivur për të, të cilin e vendosën me kujdes brenda tij.Por asnjë nga dy shokët e tij majmunë nuk e konceptonin dot se pse po qanin këta njerëz që herë herë u dukej se ata shëmbëllenin shumë me ta.Ata,majmunët nuk e dinin se ç'është qarja ose vajtimi.
Të tërë njerzit e mbledhur për t'i bërë funeralin majmunit të vdekur e kishin vënë atë në mes dhe e vajtonin.Dy majmunët e tjerë që ishin shokë të tij,qëndronin anash kufomës së shokut të tyre dhe vetëm qeshnin,por, shikonin të habitur njerzit që qanin.Ata se kuptonin sepse ata qanin dhe këtë veprim të njerzëve nuk dinin si ta shpjegonin.Kështu që njerzit kur i panë se qeshnin filluan që t'i pyesnin se çfarë kuptimi kishte kjo në një ceromoni mortore në të njëjtën kohë kur shoku i tyre ishte ndarë nga jeta.?
Kështu që për të parën herë ata folën duke u kthyer përgjigje njerëzve që i pyetën.Dhe përgjigjia e tyre i la pa mend njerzit kur ata të dy me një gojë thanë se: "Ne qeshim sepse tashmë e shohim me sytë tanë se ky njeri ka fituar.Ne gjithmonë e kemi pyetur veten se kush do të vdiste i pari.Dhe se ky njeri ne na ka shkatërruar,dhe prandaj ne qeshim për humbjen tonë se jemi mundur nga njeriu, dhe se ai tashmë vajton fitoren e tij.Ai jetoi me ne për shumë vjet dhe,ne qeshnim dhe gëzoheshim sëbashku nëri me tjetrin.Ne mendojmë se kemi qenë në parajsë.A nuk ka ndonjë mundësi nga ana juaj që të bëni atë të qeshë edhe njëherë?"
Të tërë njerzit e mbledhur përreth tij ishin të trishtuar,por kur trupi i majmunit të vdekur u vendos në arkivol atëherë ata menduan se këto nuk ishin thjeshtë vetëm dy shaka.E treta ishte se majmuni i vdekur filloi që të qeshte,përshkakse njeriu i tretë që kishte vdekur u kishte treguar shokëve të tij,"Mos m'i hiqni veshjet që kam".Kjo është tradicionale qysh se njeriu vdiq dhe ata ndryshuan veshjen duke e larë trupin e tyre.Kështuqë ai u tha atyre mua kurrë mos më bënë banjë sepse unë kurrë nuk kam qenë i pisët,i papastër.Pra që të mos më shihni ashtu të habitur duhet të dini se e qeshura ime gjatë gjithë jetës nuk është papastërti që mund të jetë akumuluar afër meje.Bile ajo mund të vijë nga unë.Unë nuk kam mbledhur pluhur,qeshja është gjithmonë e re dhe e freskët. "Kështu që mos më bëni mua banjë dhe mos ma ndryshoni veshjen që kam".
Pra, ata vendosën ta dëgjonin fjalën e tij dhe, si mikpritës që ishin e respektuan dhe nuk ia ndryshuan veshjen.Dhe kur trupi i majmunit të vdekur tashmë ishte mbuluar me dhe në varrin e ftohtë dhe të errët,befas ata u bënë të vetëdijshëm se ai pat fshehur shumë gjera nën rrobat e tij.Kështu që të gjithë njerzit filluan që të qeshnin dhe këto të dy thanë : "Ju jeni mashtrues".ju keni vdekur dhe përsëri ju na mundët ne sepse ka vdekur e qeshura.E qeshura e juaj është e qeshura e fundit.
Kjo është një e qeshur kozmike kur tërë shakatë nga ky kozmos janë të kuptueshme.Dhe mëse ju keni qeshur për herë të dytë,kjo duhet provuar përsëri....mirëpo a mund të qeshni...

0 comments:

Post a Comment