Friday, August 19, 2016

Murat Gashi -cikël poetik

Kur tu desha ma gjete adresen !...

Kur nuk te duhem ti nuk me therret
As rrugeve kur me sheh nuk flet
Ik prej meje si minjt kur bie shi
S'dukesh gjate dyftyresh miku im
Dhe sot tu desha ma gjete adresen
Fjale te embela dhe bute porsi lepri
Me pershendete si dielli me ere
Nga une kerkove foto te vjeter vlere
Mos harro se ate qe e kerkon vone
Ma mire vone se kurr thone
Veq historin qe e beme mos harro
Te genjen.Neser librin e demantoj.
Dje te pash kafe tu pi ne nje lokal
Me perfituesin perrallash te dy bashk
Dhe, kurr me gjete adresen e dita
O miku i vjeter, dyftyresh Misoshan !...

Ti ishe ketu !..,
Ti ishe ketu ne mes te bukurive
Ishe, u solle prane varreve te te pareve
U cmalle sado pak ne atedhe
Ne vendin ku ke le, rritur ne kete diell
I ke pa burimet e ujit te kristalta
I ke pa dhe ujevaret ne ate ane
I ke pa malet e larta
Mbi alpet e atedheut plisin e bardhe
I ke pa dhe te bukura vashat !...
Ndoshta ke degjue edhe zhurme dasmash
Edhe krisma te pazakonshme, matrapaza
Ke degjuar dhe te lehurat e qenve
Te bredhur neper rruge neper sheshe !...
A e din vargarishtar sa kisha deshire ketu
Te degjoj, veq nje ze nga vargjet ne leter
Te di se je shpirt " poeti " i se vertetes
Lus vargun ti bie, te kuqve edhe te tjereve
qe i kemi afer ti dhe une !...
Por nga ti nuk degjova asnje fjale asnje varg
Per te kuqit qe i ke prangut prane
Ndoshta vargut, ne atdhe shkronjat i kan ik
Mos vall neser paten frike
mushkonja i kish piskuar ne shpirt
I kaperceve me te shpejt detrat dhe oqeanet
Mallin, dashurin, vargarishtar i lat ne atedhe
Nga atje larg te merr guximin e te bene be
Tradhetareve, vargje t'bukura t'ju shkruan per jete !...

Aty ne nje tatepjeteze

Aty ne nje tatepjeteze ngjitur kalase
Nje koncert promovimi libri o zot u dha
Me mbeshtjelli koken rrahur si tupan
Dhe shyqyr koha iku shpejt e papertese
Me te shpejt dola nga ajo e shterpta koncert
diellin e pash se kish perendue
Syri Ramadani miku im
Me shpirt embel dhe buzeqeshje mu afrue.
Me pyeti : Gjenezen gjenetike nga e kam
Heshta e shikova pa asnje fjale
Po une cfare budalla jam, nuk te njoh i thash
Sa embel syri qeshi, kurajo me dha.
Se e shterpta koncert shpirtin me gerrithi
Ca barna kerkova neper ajrin e qytetit
Te sheroj koken time, kete dhimbje " virane " !...
Prej perrallave qe i kisha degjuar nga " mileti "

As afer as large !

Sot mengjesin e preku dielli qetesisht
Dhe ne dritare dy papagaj
Kendonin bukur por nuk e di a vajtojn
Per veren qe dalngadal po shkon
Se mbreme gjumi nuk me ka marre
As enderrat mbreme naten nuk u duken
as afer as larg, te gjall te me mbajne !

Me emrin e Zotit Orhide !
GJYSHI TE URON DITELNDJEN E PARE
I hedhi syte tej dritares plote drite
Shoh lule te bulura ne nje kopsht
Shpirti im plote dashuri e shkelqim
Zgjodhi lulen emrin Orhide kenaqesi
Eshte festa jote viti i pare ditelindja
Se te fali jete, te fali Perendia
E ti zemren ma mbushe gezim e hare
Me lojra, me zerin tend kendon shtepia.
Ne keto caste shpirti sec me thote
Me emrin e Zotit ty Orhide
Dhe babit tend Shkumbinit qe te perqafon
Babi yt te uron ditelindjen e pare
E ti babit ditelindje e njeze e shtate
Qe te njejten dite te njejten date
Se jete te lumtur, drite e diell Zoti ju ka fal.
E Gjyshit - nushit ( babit - nenes ) zemra i behet mal
Me plisin e bardhe mbi koke u ben plak - e
Me flokt e thinjura u pleqeruan nje urate e kane
100 vjet te lumtura ju babe e bije
Jeten ta gezofshit plote diell e drite.

SONTE JAM I MERZITUR
Sonte jam i merzitur
Hena nuk me ka dal
Ne kete nate po mungon shume
E terri i nates
Me ka zhyt ne mendime !...
Vetes i beje pyetje
C'eshte kjo zallamahi ?
Moj nate me trego !
Me trego:
C'eshte edhe kjo zhurme ?...
Edhe krismat e budallenjeve
Ste lejne te qete
Gezimi eshte rrenje e dashurise
Rrenje e cifteve bashkejeteses !...
Cuditem.Kjo toke duron e duron
Hesht e hesht pa goje
Por kjo toke flet shume e shume
Per budallenjet qe ste lejne te qete
Skuptojn e skuptojn
Se te semurit, te lodhutit s'durojn
skan force e ku te ankohen !...
Oj nate! Sonte jam i merzitur
Pse ma ndale sonte henen
Te me bjer pak drite ne dritare
Te flas me ty si djalodhare
Te tregoj fije e per pe
hallet e kesaj nate !...

NE MUNIH TE GJERMANISE
Se skan banim e skan fe
se terroristi s’ka lan vend pa prekur ne zjarri te zi
ne gjiun tend moj nate e marrezise
erdhi ne Munih te Gjermanise
ti vret lulet e rinise !...
Dhe une s’mund te gjej fjale tjeter ngushllimi
qe ti ngushlloj familjet dhe gjithe shqiptarine
per lulevere : Diamantin, Armelen, Sabinen
Qe u vran nga dora e zeze
Veq shpirti i tyre u shkoft ne parajs,
dheu i toke ju qoft i lehte !...
Dhimbja tash me sy ngulitur atje ne Munih
mbi varrin e tyre vendosi lulekujtimi
per tri lulet e shqiptarise
Qe u vrane nga dora e krimit !..
Te pyes moj nate, pse ma fshehe henen drite ?
veq yjet ishin qe na dhane ngushllim
a ste erdhi keq lulet e bukura te rinise ?...
t'ua shuan jeten terroristi ne Munih te Gjermanis.!...
Dhimbja sot me ka dhen pak kohe
me dha zemer ti perkujtoj
ti moj nate e marrezise
Zemren me lendove, pikellim me dhurove
syte tash me , qe ngulen larte ne qiell
lus Zotin per luleveret lulet e rinise
perjetesin t'ua ben drit e diell !...
Sa te ka bota jete
me dhimbje e krenari
Lulet tona do ti kujtojme
per jete e mot !...

ME NJERI TJETRIN BASHKOHUNI !....

Dhe, serish dielli i ri neser ka me lind
Ne kete toke te lashtesise - Arberise
Se nga Pellazget kem plisin e bardhe
Qe kurr feja, gjakun tone s'na ka nda.
Te gjithe e dim damari im shqipetar
Se vet feja jone eshte vet atedheu
Eshte vet gjuha jone e embel shqip
Eshte flamuri kuq e zi i shenjte kombetar.
Kem nje gjuhe e kem dhe nje kulture
Kem nje histori e kem nje tradite
Dhe vet Zoti jeten ne kete toke na ka fal
Atedheu yne qe na lindi e na rriti
Na therret: Te bashkohemi zot me i dal...
Atehere: Kur besojme ne te shtrenjti atedhe
Fen e kemi Shqiptarin, krenarin neper mote
Dhe kudo ne qe jetojme e punojme
Se simboli yne i fese eshte Flamuri jone....

I PANGOPURI !
I pangopuri eshte i pangopur
syri i tij edhe qiellin e gllaberon
e kurr Zoti mos e ngopt
si nje kafsh ka me ngordhe
Se ka shpirt e fryme hienizmi
se e njeh vetem pasurin
e nuk e njeh njerezimin
Ah, i shkreti nuk e din
se ne kete bote te gjitha i len
ne boten tjeter behet pelhure e zeze
Se fara e tij eshte mbjellur
fare melese edhe e keqe
kur ti vjen ajo dite e pashprese
hingellon si mushka shterpe.

UNE NE HESHTJE S'KAM FJALE !...

Une ne heshtje s'kam fjale
Se fatit tim te jetes
Nje buzeqeshje ia kam fal
Edhe ne varre kam me pas !..
Se ne varr ka vetem qetesi
S' ka dashuri, ka erresire
Ka nje rreze qe me vete e marr
Ne gji e ne shpirt do e kam
Dashurin e fatit
Varri kurr s'do ta kalb !..
Mos me qani neser ju zogj
As mos me folni
Por thurni vargje te dhimbshuris
Se nje kenge mjafton per mua
Te kendoni zogjt e shtepise !.

MONOLOG ME TALLAZET E DETIT !...
U nisa pa pertes
Te zhytem ne valet e detit
Te vallezoj 
me tallazet e bardha !
U ndala pak te flas me mall
Me shkumbat tek loznin me eren e lehte
Me pranuan, udheroni folni pra :
Dua te lozi nje valle bashke !
Po, cilen valle doni te lozni me than ?
Vallen e notit vashe iu pergjegja !
Po. Do te lodhim nese din te vallezosh
Ndryshe nuk kam njeri te tepert
Te marr me vete damari im vella !...
Di pak te luaj vallen e vellazerise
Ndersa vallen e notit nuk e di mire
Mire pra. Vallen e notit
Se pari duash ta mesosh notin
Dhe pastaj do te lozim
Se ndryshe do ta pesoni !
Po. Dua te filloj te mesoj te lutem !
Kur te mesoj notin dua te mberri cakun
Dhe kur ta mberri cakun
Dua te mbetem ketu
Kur te mbetem ketu, dua te shkoj atje ne jug
Dhe ne Cameri te shoh ullijt e molisur
Aty. Bashk me ju te valvitemi me nje flamur !


0 comments:

Post a Comment