Poezia Bashkëkohore Shqiptare, pas viteve 1990, fitoj një vision te ri, me një evoluim tepër cilësor e çliruar nga dogmat e letërsisë së angazhuar të Realizmit Socialist,duke shkatërruar cencurën zyrtare si dhe duke fituar kështu përmasat e mëdha të një lirie krijuese mjaft domethënëse dhe cilësore artistike.Në të gjitha përpjekjet e autorëve debutues, pati një hop cilësor, një shpërfaqje mjaft të gjerë të vlerave, figuracionit, shprehjes dhe mbi të gjitha të një lirie krijuese me përmasa të jashtëzakonshme. Por pikërisht këtu lindën edhe problemet e para të keqpërdorimit të lirisë krijuese . Natyrisht pati një shpërthim emrash krijues dhe një begati poetike e gjerë.Në të gjithë këtë hapsirë krijuese, pati mjaft abuzime, të cilat sot janë shëndruar në mani krijuesish me botime librash të rëndomtë, pa vlera artistike dhe mediokër.Pavarsisht kësaj, në horizontin poetik pati emra të spikatur krijuesish serioz dhe të talentuar, të cilët më mjaft art dhe profesionalizëm sollën në vlerat e poezisë bashkëkohore, kontribute të çmuar dhe me peshë artistike, duke krijuar kështu fizionominë e re moderne të Poezisë Bashkëkohore Shqiptare.Kuptohet poetë të këtij niveli në Shqipëri numrohen me gishtat e duarëve, pra janë të pakët, por tepër cilësorë dhe të suksesëshëm. Një pjesë e tyre ishin të ardhur nga ish Letërsia e Realizmit Socialist,që arritën të ngrihen mbi dogmat partiake dhe deklarativizmin për të bërë një poezi moderne dhe me vlera artistike, ndërsa pjesë më e madhe e këtyre kontribuesëve të suksesëshëm ishin debutues.Nga fronti letrar I Realizmit Socialist, spikatin emrat e poeteve Skënder Rusi, Luljeta Lleshanaku,Xhelal Tosku, Ilirian Zhupa,apo Ali Podrimja,Shefqet Dibrani, Tyran Prizëren Spahiu apo Baki Ymeri në Kosovë.Autorë të tillë arritën të ngrihen mbi vetveten dhe të sjellin një poezi mjaft modern, të çiltër dhe cilësore.Poezia e këtyre poetëve shënoi një nivel të ri cilësor si dhe kontribuoi në rritjen e nivelit krijues kombëtar me risi dhe prurje mjaft të arrira, jashtë skemave dhe kufizimeve.Brezi tjetër i poetëve të pasviteve 1990 është më i pakët në numër por më i spikatur në cilësi, tëpër të çlirtë e të shpenguar, të drejtpërdrejtë dhe mjaft cilësorë.Autorë të tillë si Agim Bajrami,Lumturi Bersava, Pranvera Gjoni apo në Kosovë Gëzim Ageraj, shënuan një arritje të re në Poezinë Bashkëkohore Shqiptare, me prurje mjaft cilësore dhe vlera artistike të mirëfillta. Poezia e këtyre poetëve, është në zhvillim e sipër me rritje të ndjeshmë, sa orgjinale aq dhe e realizuar artistikisht.
VËRSHIMI I PAZAKONT I USHTRISË SË PSEUDOPOETËVE MEDIOKËR
Nuk mund të mos flasësh dhe nuk ka si të heshtësh përpara një fenomieni të tillë unikal në Shqipëri, ku qindra pseudokrijues, të vetquajtur poetë prezantohen me librat e tyre poetik që vetëm poezi nuk kanë nëpër mjedise publike, lokale apo edhe në mjedise si Ministria e Kulturës.Të armatosur me një vargëzim patetik, këta pseudopoetë botohen papushim nga shtëpi botuese kioska që mbijetojnë me sajesa të tilla botimesh.Nuk ka asnjë kriter, asnjë qëndrim professional, libra të pakorrektuar gramatikisht, me redaktime të përçudnuara apo edhe pa redaktor, pa recenzentë, paraqiten nëpër përurime librash si “kryevepra” poetike. Ligjërues cinikë që nuk i lidh asgjë me letërsinë ligjërojnë gjithë patetizëm, plotë emfazë, thua se autori në fjalë eshtë një fenomen poetik, kur në fakt, po të lexosh librin vetëm poezi nuk është.Por mbi të gjitha mendoj se përgjegjësia kryesore bie mbi këto shtëpi botuese, që e “lëshojnë”dorën për hirë të fitimit, pa krijuar filtërat e domosdoshëm professional të kalimit të një libri për të fituar të drejtën e publikimit.Gjithashtu, një përgjegjësi jo pak më të vogël kanë edhe një sërë firmash krijuese me përvojë që vënë emrat e tyre poshtë parathënieve panagjerike apo dhe redaktimit sipërfaqësor të librit, vetëm për të marrë ca lekë nga pseudopoeti.Nuk është aspak e moralshme që emra të spikatur të botës së letrave shqipe vihen në parathënie apo si redaktor të librave dështakë të autorëve grafomanë e mediokër vetëm e vetëm se kanë nëvojë për disa lekë.Ky nuk është justifikim. Nuk mund të bëhen kompromise të tilla me cilësinë e botimeve shqiptare, pasi krijohet kështu një lloj konglamerati letrar aspak serioz dhe dinjitoz.Përgjithësisht poezitë e këtyre pseudopoetëve, janë sajesa vargëzimesh pa art dhe vlera poetike ose edhe plagjiatura të papërgjegjëshme njerëzish cinikë pse jo dhe dështakë, që duan të provojnë të fitojnë emër dhe të bëhen publikë me sajesa të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me poezinë e vërtetë.Ndaj këtij fenomeni të shëmtuar duhet të ketë REAGIM SERIOZ TË INSTANCAVE PËRGJEGJËSE, TË Ministrisë së Kulturës, shoqatave të shkrimtarëve dhe të personaliteteve të letërsisë dhe Kulturës sonë Kombëtare.Kjo gjë, e shëmton së tepërmi tablonë shumëngjyrëse të Poezisë sonë Bashkëkohore Shqiptare, duke krijuar deformime, përçudnime poetike dhe krijojnë shije vulgare pa asnjë interes për lexuesin e vërtetë elitar, serioz dhe me dinjitet.
0 comments:
Post a Comment