Thursday, August 18, 2016

Muhamet Mustafaj - Cikël Poetik

Ura e drurit mbi Shushicë

Dhe tashi seç mu kujtua
ura prej drurit
mbi Shushicën e vjetër.
Trokitja e patkojve
të kuajve
mbi dërrasa të vjetruara.
Ikën ujë
me valtë e bardha
e unë kthehem prapë
në vitet e arta.
Fort më mbante nëna
për dore
ura na tregonte se ku të shkelnim
kjo shushicë e bukur gjarpërore
mes grykës valtë e saj shperthenin.

Hamshorët
Hamshorët i mbuluan fushat
e mjera
dhe lulet veniteshin
nën patkojt e tyre te çeliktë,
dimërin e bëjn verë
dhe verën e kthejnë prap në dimèr,
kokëlartë me krenari
krijuan relikte.
dhe s'dihet cili është i pari dhe cili i fundit
kuzhinë e paprekshme lukuliane,
cili i lapsit, cili i hunit
apo i prerjës gordiane.
eh, këta kuaj hamshor,
ditë e natë kalërojnë nëpër fushat e blerta,
dhe su vie fundi
vdesin
prodhojnë porsi bleta
ndërkaq grykët i freskojnë me vërë te vjetër
prodhuar nga filan fisteku.
rrezatojnë kurrizin nëpër plazhet
e fshehta
çu duhet bishti
kur kanë parazit
as ombrella herë nën re ,herë mbi re
mbërthyer fildish.

Motër çame
Më prit pran shkëmbit te larë
ku dielli rrezët i hedh përditë,
ku vala e Jonit përplaset mbi zallë
e trandafilja ne vesë shëndritë.
Më prit me shuaj këtë mallë
robëruar thellë në shpirt,
ah, fjalë e bekuar dhe e rrallë
sytë e vërbuar seç mi ndritë.
Më prit tek shkëmbi i larë
ku dëgjonim këngë dhe cicërimë,
aty ku fluturat fluturonin mbi barë,
aty ku lulët me gas mbinë.
Më prit me ep dorën motër çame
dergom nëpër viset e Çamëris,
edhe sikur te bie në istikame
s'dot më ndalon fryma e Ilirisë .
Më prit pran shkëmbit te larë
ku dielli rrezët i hedh përditë
ku vala e Jonit përplaset mbi zallë
e trandafilja ne vesë shëndritë.

Ç'farë ndodhi me mua
U zgjova nga ëndërra pashë një lule të blertë,
u afrova pran desha ti marr erë,
me gjemba më shpoi porsi shigjetë,
në zemër më hyri dhe më mbushi vrerë.

Prushëroj nën hijen e degëzave të blirit
me këngën e bilbilit, melodi famoze,
s'është kukavajkë por zëri i bukur i fyellit
ç'farë ndodhi me mua, diçka spirituoze


Loti i perëndisë

Vallë përse gjithmonë
me duar në kokë
dhe lot në sy.
Rruga është e gjatë,
merr birë një grusht dhe
një fije bari,
ngase erëra të forta
sjelli barbari.
Birë, mos ja kthe kokën
Çamërisë,
dot vret loti i
perëndisë...

Çamëri mbretresha jonë

Në ëndërr të pashë mbrëm mbretreshë
e veshur në të zezë
renkonte nëna plakë
loti i pikonte
sikur themelet dridheshin
o perëndi katrahur
kungjab që s'kalohej dot...
I shtrieje duart e bardha, të buta
të gjakosura në teh shpate
kockat e shpërthyera nga varret
duart ngritura lart
kryqëzuara të thyera copë-copë
mes krisantemeve
me kokë nga qielli
veshtrojnë rrugicat e sakatosura
ku çakenjtë bisha
e kafshojnë fillimin dhe fundin
ç'ishte shqiptare
Mos qajë nënë
lot mos dherdh më
aurora shpërtheu me rrezet e diellit
tashi më duket
çë do jetë një botë e re.

Bishat
Grumbull reshë valvitën
nëpër qiellin e kaltër,
sikur bjeshkët lëkundën herë pas here,
qakenjtë hakërrohen
dhëmbët mprehin ashpër ,
dhelprat dinake
vallëzojnë valle.
O,lule të atdheut tim
si i ushqeni këto bisha
shtatë lëkura
me shtatë këmisha.

Loti në Çamëri
Pran prakut të shtëpisë se vjetër
një nënë came e moshuar qëndronte
gjatë llafosa më të...,
ajo s'nxori asnjë fjalë,
loti i rrëshqiti dhe i pikonte
përzier me shiun pranverak zvarrë
gjuha e nënës sa nuk ish tharë
në vitet e fundit të jetës.
Për rreth shtëpisë
fole gjarpërinjësh endacak.
Mos ma ktheni shpindën bijtë e mi,
ndërkaq dielli në qiellin e hirtë
u duk porsi saq, përsëri.
Nëna came në Çamëri.

Shpirtin e kanë në rrënjë
Ja po vije,po vije
nga mali me kosë në dorë
vie kulqedra
të mjerat lule
hapur kurorë
me fytyra të zbehta
E kosa s'ka cka u bënë
se shpirtin e kanë në rrënjë

Serenate
Nëse shikon me bisht syri
e valvitesh porsi njalë
më mirë vrite djalin
mos e lë të gjallë
Mos qesh ëmbël moj gocë
mjaltin e lë menjanë
ai të do zemrën
që të kenë pranë
Letrat do ti grisë fare
erëra që ti bartë
mos e lë në halle
dhe të ndizet flakë
Djali të pret në shkëmb
ku vala e rrehë përnatë
dy bilbila ngjitur ne gëmb
sec këndojn serenatë

Me fshij lotët motër
Motër, më fshij lotët nga faqja
me një gjeth trendafili,
pranvera erdhi,

zogjtë po cicërojnë
mbi krahtë e butë,
të një bilbili
nënën time e paraftyroj.

Ikën vitet nëna ime
portret i n'gurosur
në mermerin e larë,
njollë e zezë, në shpirtin tim
që ënde loti s'më' është tharë.

0 comments:

Post a Comment