Një lajm i pikëlluar në orët e mbrëmjes: shkoi në përjetësi në moshën 70-vjeçare rapsodi i njohur Osman Sefë Gashi - Mleqani, nga fshati Mleqan i Malishevës. Ishte nga familje e rapsodëve, të bnjiohur si TË BIJTË E SEFËS, të Sefë Mleqanit.
Gjeneratat tona e kanë dëgjuar zërin e tij rapsodik, së bashku me prindin e tij Sefën e me vëllezërit rapsodë, që nga vitet '50 e këndej. Këngët e tij ishin kurdoherë frymëzim për qëndresë ndër breza në kohë të vështira. Kishte një zë tipik rapsodik, mu ashtu si kanë frymë kreshnike këngëlt legjendare! Kënga e tij na ka përcjellë nëpër gazmende familajre, nëpër festibvale, nëpër skenat shqiptare, nëpër festat shqiptare...
Rapsod ishte edhe vëllau i tij dëshmor i UÇK-së Beqir Sefë Gashi... Familje që kishte dhe të rënë të tjerë, ish të burgosur politikë... Familje me tardita të urta e të spikatura atdhetarie. Ismet Gashi, VËLLAI I oSMANIT, ishte i burgosur politik e i dënuar me tre vjet burg më 1982, së bashku me gjashtë shokë të tjerë. Burgun, dy vjet e gjysmë, e kishte mbajtur në Idrizovën famëkeqe, të cilit, mbasi kishte dalë nga burgu, i kurdiset vrasja “në rrethana tragjike”, siç u tha atbotë. Kjo familje, gjatë luftës së fundit, aq sa pati përjetime krenare, aq edhe të rënda.
Në Klinë vazhdimisht e kishim në mesin tonë nëpër festibvalet "I këndojmë lirisë" që i kushtohet kol andant Mujë Krasniqit dhe rapsodëve që ranë me të, Beqir Gashit e Ali Krasniqit.
Te libri im "Ata hynë vetë në këngë" që i kushtohet tre dëshmorëve të UÇK-së Mujë e Ali Krasniqi dhe Beqir Gashi, janë përfshirë dhe rrëfime, të dhëna e përjetime të vetë Osmanit, si dëshmi kohe...
Humbje e madhe për folklorin tonë!
Ngushëllime komunitetit të rapsodëve shqiptarë, të afërmve, miqve dhe dashamirlve të këngës folklorike shqiptare.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

ESE PËR PUSHIMIN
(Kundrime III), 44
Pushimi ripërtërin energjitë e jetës së qenies njerëzore. Pushon njeru që ta rikthejë dhe harenë e humbur të jetës, që këtë gëzim të vetin, t’ua dhurojë edhe të tjerëve.
Dhe të ndërtojë ura deri te qëllimi final i jetës.

1.
Është një ditë mes ditësh, sikur e ndan të djeshmen me të ardhmen. Mu si nata që na vë në gjumë dhe ndan një ditë prej tjetrës.
E, kush prej nesh nuk paska nevojë që të largohet, së paku një ditë, nga lodhja, nga problemet, nga brengat? Mu si personazhi i Faustit të Gëtes që nuk dëshiron të mashtrohet nga ëndrrat e mrekullueshme, ndërsa realiteti ekzistencial e shtyp, e torturon, e trazon, kurse “ne e gjakojmë atë pushim me zjarr.” Ndërsa Leon Tolstoj porosiste se “Pushimi, natyra, librat, muzika dhe dashuria për të afërmin: ja përkufizimi im i lumturisë.”
Dikush e gjen pushimin në shoqëri me leximin, me librin: tjetri, duke u shtrirë në bar, te një pemë me hije dhe duke i shikuar retë që lëvizin në qiell a duke dëgjuar cicërima zogjsh apo zhumhurimat e ujit në lumë... Elisabeth Elliot thotë se puna është një bekim, se Hyji e ka rregullar asisoji botën, se pa punë nuk jetohet, se dy duar na janë dhuruar për të kryer punë, se gëzimi eksluzivisht vetëm për kohë të lirë, është një kotësi...

2.
Ti mund ta përfytyrosh gjallimin si një betejë nëpër dallgët e jetës, për të arritur te Bregu i Shpëtimit e, së andejmi, pastaj të pushosh.
Ky pushim është dhe kërkimi i një drejtpeshimi të vetvetes... e, ta gjesh këtë drejtpeshim të qenies sate, përbën një tjetër prirje e aftësi që u dashka ta kesh. Urti qenka dhe të dish sa të punosh e si të punosh. Dhe, gjithsesi, si të pushosh.
E, ky drejtpeshim i vetvetes, për të qenë qenieplotë, i vetërealizuar, nuk arrihet kur je tepër i zënë me punë, por arrihet duke qenë në qetësi, i pushuar.

DEMOKRACIA: NJË BALLAFAQIM REALITETESH
(Kundrime III), 43
Jo rrallë nga autorë të jashtëm na bie të lexojmë se cili është projekti për ndërtimin e demokracisë ballkanase, cila është demokracia e tërthortë, cilat janë format e mira të qeverisjes, cili është shteti ligjor, si është qeverisja e shumicës, si kuptohen e zhvillohen zgjedhjet kundruall demokracisë, çfarë janë raportet në mes shoqërisë dhe demokracisë... Si këndvështrohet demokracia.
1.
Kurse padashtas mendja na shkon ta shtrojmë një pyetje nga pak paradoksale: shqiptarët e Kosovës e kanë provuar demokracinë e Mbretërisë serbo-kroate-sllovene që nga viti 1918 e deri më 1940 dhe nën Millosheviqin që nga viti 1989 e deri më 1999, kurse shqiptarët çamë nën Greqinë demokratike që nga fillet e shekullit XX e këndej.
Çuditërisht, shqiptarët e Kosovës emancipimin e tyre nacional e civilizues e arritën nën regjimin jugosllav socialist!
E pra, jo nën regjimet demokratike.

E pyetja është kjo: atëherë, në cilën demokraci shqiptarët e Kosovës do të kishin arritur këtë zhvillim?
Këtë shkallë të tashme të kuptimit e të zhvillimit të demokracisë?
Kjo aspak nuk do të thotë që na u dashka ndonjë apologji rehabilituese për regjimet shtypëse që i lamë mbas.
Dhe ku na janë sot çamët e Greqisë demokratike?
Ku na janë sot shqiptarët e ish Jugosllavisë pluraliste të Mbretërisë serbo-kroate-sllovene?
A nuk janë ata të shpërngulurit nga Jugosllavia demokratike për në Turqinë demokratike, diku nja katër milionë e që nën Turqinë demokratike nuk e gëzojnë asnjë të drejtë nacionale?

3.
Në librin “Demokracia, kushtet dhe pasojat” Knut Midgaard dhe Bjørn Erik Rasch (botuar në Prishtinë më 2008), thuhet se “një mazhorancë mund ta shpërdorojë pushtetin e vet”.
E këso shpërdorimesh në Ballkan, nën firmën e demokracisë së shumicës, kanë histori tragjike deri në shkallë gjenocidi.

0 comments:
Post a Comment