(Kundrime III), 57
1.
Dijet moderne i kanë thyer kornizat a shabllonet antike e të traditës për filozofinë a për dijet tjera... pikërisht pse rrymat e sotme shpërfaqen në shumë fusha: strukturalizmi buroi nga linguistika dhe depërtoi në filozofi, letërsi e në dijet tjera humaniste; filozofia e absurdit e Kamysë hyri në arte, kurse ekzistencializmi sartrian depërtoi në letërsi e në shkencat shoqërore... Rolin e filozofit antik a kantian, e merr INTELEKTUALI (një nocion që shfaqet në shk XIX, me Emil Zolanë, në aferën Drajfus). Intelektuali nuk ka pas vetes as polici, as gjyqe e as forcën e shtetit, por atë të intelektit, njësoj si në antikë që e kishte Sokrati. Sartri e përkufizon bukur e thjesht se ç'është intelektuali: është ai që e ANGAZHON intelektin e tij në zgjidhjen e problemeve shoqërore e njerëzore...

2.
Nuk është e thënë që tipi i INTELEKTUALIT SOKRATIAN APO SARTRIAN na ka munguar dje apo se na mungon sot... që nga BOGDANI, apo rilindësit e deri te koha jonë...
Bie fjala, në epokën e Humanizmit, ka qenë Leonik Tomeu (arbëror) dhe një lagje e tërë dijetarësh e, edhe filozofësh arbërorë, që kanë ligjëruar nëpër universitetet evropiane dhe kanë lënë trashëgim traktate, libra, shkrime... Por e keqja që ekziston edhe sot, mendoj unë, është kjo: kemi dëshirë të shkruajmë për volterët apo për dekartët e jo për mendimin filozofik ndër ne, për HISTORINË e këtij mendimi. Flasim e shkruajmë dhe studime, bie fjala, për MENDIMIN POLITIK të Makiavelit e deri te mendimtarët modernë politikë, e jo, bie fjala për HISTORINË E MENDIMIT TONË POLITIK që nga kohët ilire e deri më sot... Ciceronët e saj i kishte epoka ilire-arbërore, ashtu sikundër dhe volterët e vet i kishte epoka jonë e humanizmit kastriotian, dhe ashtu sikundër i kanë dhe kohët që pasuan...

3.
Tashmë dekadave të fundit na shfaqet dhe një prototip autori që i thur apologji “dijetarëve” të lindjes që e lexojnë vetëm një libër, librin fetar! Ndonjë tjetër, duke shkruar për këtë histori mendimi, e deformon mizorisht të vërtetën historike (merreni me mend, është ligjërues dhe hartues i programit politik të një partie te ne “për bashkim kombëtar”), thotë se Ballaban Pasha përfaqëson “vijën integraliste” (dmth historikisht përparimtare politike, kurse Skënderbeu “vijën separatiste”, dmth atë “të dëmshme”!!! Këtë soj akademikësh turkoshakë, na i dhuroi Tirana zyrtare pas shembjes së diktaturës!

4.
Dikush mund të mëdyshet: a paskemi ne figura e mendim politik ndër shekuj!? Por faktet dhe shembujt janë të shumtë që e dëshmojnë këtë gjë... Është obligim i katedrave të shkencave politike apo atyre humaniste që ta bëjnë këtë gjë...
Ato traditat e pastra filozofike vazhdojnë me shkollat e tyre moderne, ashtu sikundër vazhdojnë dhe rrymimet tjera në arte, në kulturë etj. Kemi jo pak të ashtuquajtur intelektualë, sociologë etj që qëndrojnë në bisht të këtyre rrymave sa herë shfaqet një rrymë e tillë, që zhduket brenda pak kohësh në tymin e kohës...
Për fat, ka pasur dje dhe ka edhe sot intelektualë idealistë dhe realistë, vizionarë dhe të përkushtuar me intelektin e tyre në zgjidhjen e problemeve shoqërore (shpesh ky intelektual e ka luajtur rolin e IDEOLOGUT, apo të RILINDASIT, apo të ILUMINISTIT...varet se çka kërkon koha e çka kërkon nga koha...).

0 comments:
Post a Comment