Satirë
Po
ç’keni me mua ju që hiqeni si burra të mençur?
Që
merreni me mua pa u bërë gjë në këtë botë,
Edhe të
tjerë para jush shkruanin me të hedhur,
Se në
mes kafshësh isha unë ai,më burrëror.
Me thënë
të drejtën unë jam i vetëdijshëm për prejardhjen time,
Qysh kur
peshqit notonin nëpër dete dhe lumenj,
Unë
rendja nëpër pyje duke lëshuar të pallurën time,
S’më
shkonte kurrë ndërmend se me mua do të merreshin,
Ata lloj
soj meshkujsh që do të mbaheshin si burra të mëdhenj.
Kam pëlqyer
të fle nën pemët që lidhnin të shijshmet kokrra,
Por që të
haja nga frutat e tyre asnjëherë se kam bërë,
Për mua
shkruhen e thuhen me mijra dokrra,
Ju
betohem se më ka shijuar vetëm një gjëmb.
Disa janë
marrë shumë me prejardhjen e origjinës time,
Kur hëna
bëhej gjak më thoshin se kisha lindur unë,
Por ama
edhe sot kam një gjuhë e s’pushoj duke pallur,
E veshët
pas kokës më rrinë të hallakatur gjithë curr.
Nëse
jeni më të mençur se unë keni parë se të pallurën ma kanë vjedhur,
Kur pa
plas agu duke kënduar parodinë e djallit çirren,
Unë i përkulem
vullnetit të lashtë prandaj rri i gërmuqur,
Më thonë
se jam i trashë,e më godasin me kamxhik pa mëshirë,
Më quajnë
kopil e pas meje që të gjithë fshihen.
Edhe pse
me qeshin e të gjithë më tallin,
Unë kam
më të madhin bekim,
Kur më
shohin nën bark e nën bisht,
Thonë, patshim riskun e gomarit si më i miri urim……
0 comments:
Post a Comment