Sunday, September 4, 2016

Nehat Jahiu - Poezi Satirike



VALLJA ME DY SHAMIJA


Vallën na e hedh me dy shamia
Këmbët luan nga bie buria
Valviten si bari në livadh
Herë në njërën,herë në tjetrën anë
Vallën na e hedhë
Lakuriq pa brekë
Për ]do mbrëmje e ]do natë
Me dy burra futesh në shtrat
Hidhesh në valle si lavirja
Vallëzon me dy shamia…
.

CA TË QELBURA KOKA


Erë e ndytë qelbësirë
Në trup pa një pikë yndyrë,
O zot! Si na i mban toka
Këto të qelbura koka.

O zot,si të shpëtojmë nga këto laro
Që në ]do vend vallëzojnë si në ballo,
O zot të shpëtojmë nga këto lavire
Që ndrrojnë rolet si fytyra në pasqyrë.



SAHANLIPIRËSAT

Për një koc të lëpirë
Shesin trup dhe fytyrë
Gjuhën por si qen e qesin
Lehin edhe pasi vdesin!






NË ZYRë TË MINISTRIT


Mbi tavolinë djathë
Rrush të thatë
Meze me raki
Për ballë zonja Selvi.
Ngrihen gotat
Rrotullohen filxhanat
Në zyrë ndalohet hyrja
Shikojnë  fatin ministri e Selvia.



0 comments:

Post a Comment