Nga Pleqnari, me të cilin po i kaloj ditët e fundit, shkrova vetëm disa shënime, që i zura aty për aty, nga FLETORJA E TIJ E SEKUENCAVE KOHORE. Madje, disa nga ato i shënova si reagime të tij që mi drejtonte mua:
Kush po të thotë se Gjithnaja paska një Fillim?
Kush po të thotë se Gjithnaja paska një Fund?
Fillesat e përfundesat e saj janë Të Pambarimta.
E çka di ti për Tjetërqenien tënde, Tjetërbotën dhe Tjetërgjuhën?
E ku ka mbarim, e ku ka fillim një gjuhë?

Mandej mësova nga ai leksionin e vështirë:
si u dashka të ballafaqohem me Udhëtimin Tim të Fundit?
(Është ai ballafaqim, si thotë ai shkrimtari latino-amerikan, kur arrin ta ruash vetëdijen personale edhe pas vdekjes).
Mandej Boborimës, së dashurës sime, ia mësoi leksionin edhe më të vështirë:
si të ballafaqohej me Udhëtimin e Saj të Parë?
(Këtë leksion e zbërtheva vetë: si t’i mbledhësh gjërat e rëndësishme nga jeta, një si parapërgatitje për të hyrë në zonën e Tjetërjetës).

Të dy këto leksione i shënova në Fletore, por ato më dolën vetëm si sekuenca të shkëputura në kohë...
0 comments:
Post a Comment