Tuesday, November 22, 2016

Mentor Thaçi - NËNTORI SHQIPTAR ....



ÇAMËRI, TI PLAGA JONË E HAPUR
Çamëri, o Çamëri, ti plaga jonë,
thellë n´brëndi të zemrës sonë,
djegë një zjarr, djegë një mall,
për Ty shpresa, na mbanë gjallë.
Dashuria për Ty gjatë ruhet,
jo as malli dot nuk shuhet,
kemi besën, kemi shpresën,
jo, asgjë s´e zbehë qëndresën!
Padrejtësisht, sa keq na ndanë,
fatkeqësisht ne bashk s´na lanë,
nuk besoj që e tha vet Zoti,
ne kjo gjëmë na ra prej moti!
Nuk kemë tokë, jo, që të falim,
detin, ishujt, fushen, malin, ...
jo, s´do t´na e ndalin fillin e jetës,
me pushkë as teh të bajonetës!
N´këmbë, Ali Pasha nga Janina,
n´atë breg t´Jonit vetë Bubulina,
flakë baroti lëshojnë n´kaltërsi,
mot pas moti, nderë n´Shqipni!
Është një Popull, i thonë Çam,
gjashtëdhjetë shekuj rron n´këto anë,
është pjesë trupi e Shqipërisë,
sakrificë, ndërgjegje e vrarë e Historisë!
Nuk guxojmë që t´mbetet peng,
gjërsa t´na vijnë ne mendtë në vend!
...

0 comments:

Post a Comment