Nuk kam ndonjë
kuriozitet që të njoh,
Megjithëse që të
shmangem e kam shumë të vështirë,
Natyrisht që rreth teje
asgjë nuk dua të di,
Si një qenie që merr
frymë bashkë me të tjerët jeton,
Por,kurrë nuk kam
menduar se do të shkruaj për ty.
Qysh atë ditë kur rastësisht
të pashë në fytyrë,
Me sy të akullt që
dukeshin se kanë ngrirë,
E vështrimi yt bridhte
kudo,
Prej teje kutërbonte
një erë e pështirë.
Si ty njerëz shihen
kudo,
Megjithëse ti më
shmangesh kur shihemi të dy,
Është e vërtetë se në
vështrimin tënd nuk ka urrejtje,
Krisen ekranet e
televizioneve me ngjyrë gri.
Vështrimi im depërtonte
përballë teje,e të lexonte në shpirt,
Udhëtoja në autobus m’u
në pikun e vapës,
Ti ishe me makinë
luksoze megjithëse s’kishe punuar asnjë ditë,
Sa një asistencë mujore
kishe blerë kravatën.
Mua djersët më rridhnin
çurgë,fryma na merrej prej erës së rëndë,
Në një karakatinë
llamarinash të vjetra
Na dukej se në ferr
ishim duke udhëtuar,e ti këtë e di shumë mire.
Ah,or vëlla i ndyrë,
Gjithmonë më del përpara
syve me atë fytyrë të shëmtuar,
Dashur pa dashur je përzier
në mendimet e mia,
Me duar në xhepa shetit
trotuareve të ngushta,
Fërshëllen,
Fytyrën e ke të zbehtë,sytë
gjak nuk doja të t’i shihja.
Nuk dua të të shoh kështu
mor vëlla,
S’u besoj syve si ke
ndryshuar kështu çuditërisht,
Se si je kthyer në një
përbindësh,
Sytë më pas më janë
shqyer nga habia,
Je kthyer në një
statujë prej akulli, krejt i pamëshërshëm në shpirt.
Në fytyrën tënde pashë
se të kishin vënë një kapistër,
Përmes hingëllimave lëshoje
shkumë
E unë më pas me penë i
mblidhja,
Hingëllima që silleshin
si një vorbull gjithë shkulm’.
E ti sa i pa fytyrë paske
qenë,këtë me sytë e mi do ta shihja,
Ç’të shtyn vallë që
fytyrës t’i veshësh maska kështu?
Ti prek lehtë me gisht
këmbëzën e ftohtë të armës,
E unë vëllai yt prej
teje largohem,e vështrimin s’ta hidhja.
Neve të dyve i njëjti gjak
na rrjedh nëpër damarë,
Për mua është vështirë
për këtë ndryshim të madh që po ndodh,
Ne që kemi lavdëruar
historinë e stërgjyshërve,
Sa me të madhe kam qesh
sot, o Zot…
Kur shihemi bashkë sy në
sy e kuptoj si ke jetuar në këtë botë,
Shpesh më ke bërë që të
bie në mendime për ty,
Jemi rritur e burrëruar
bashkë,por për ty mundimi paska shkuar kot.
Me shkulmat e zallit të
furishëm akoma përleshem në gjumë,
Imazhin e fytyrës tënde
or vëlla,edhe në ëndërr e shoh.
E çuditshme si je shndërruar
kështu mor vëlla i ndyrë,
Unë i rritur prej
njerkës,e ti n’mes të mirash plot.
Ne,të gjithë prej teje
jemi mashtruar,
Ti vazhdon duke
llomotitur pa pushim çdo ditë,
Na flet për lavdinë,por
je burracak si një teneqe e shpuar,
Acarohesh nga pyetjet
dhe mundohesh të gjesh shpëtim.
Nëpër ekrane të shohim
shpesh me fytyrë të trishtë,
Në buzëqeshjen tënde
artificiale lexojmë dhëmbët e lakmisë.
Habitem me zemrën tënde
aq të vogël,
Notojmë në një detë
lotësh të paqarë,
E pastaj nga plasja e
syve të përtharë fshijmë lotët,
E ti si Juda na turresh
e na përqafon gjoja me mall.
Të ishte mbushur mendja
se me ty vinte mrekullia,
Poterë të madhe
bëje,edhe sot nuk pushon,
Se si gremiseshe pak
nga pak ty të shihja,
Mërziteshe shumë nga
fjalët e mia,
Por janë vegime që të
ardhmen e njerzëve dalloj.
Sa herë për ty jam bërë
si i shkalluar,
Edhe në gjumë të shoh në
ëndërr kur shndërohesh në hije,
E shoh, se edhe mua një
ditë të gjithin ke me më gllabëruar,
Çuditërisht me ty kjo
sa shumë ngjan, e me mua s’ka asnjë lidhje.
Të gjitha këto ty ta
marrin shpirtin në këtë botë.
Për këto që them jam me
të vërtetë i sigurtë,
Sepse jam i bindur për
çfarë syri më sheh,
Platoni do të më quante
si më gënjeshtari burrë,
Por kur transkriptuam
zhurmat,më thanë se paskam patur të drejtë.
Se paskam qenë shurdh
dhe memec,dhe asnjë tingull se kam kuptuar,
Çuditërisht grimcat i
shoh që të rrokullisen gjithnjë teposhtë,
Megjithëse me vullnetin
tim shpirti menjëherë nuk do të dalë,
I mbështjellë tërsisht
në fëlliqësirat,në mes eshtrash është duke lënguar,
Në honet e shpirtit pas
le jehonë.
Ne si vëllezër me njëri
tjetrin s’kemi të ndarë,
Unë të ngjaj ty dhe ti
më ngjan mua,
Megjithëse rastësisht
diku bashkë jemi parë,
Unë i zhytur në mendime
dhe vazhdimisht duke shkruar.
Rastësisht,ti ke udhëtuar
me mua në këto autobuzë me llamarina të ndryshkura,
Sinqerisht të betohem
se ky udhëtim për mua ishte prej hallit,
Makinat luksoze or vëlla,janë
pasionet e tua,
Fytyrën e ke të zbehtë,sytë
e skuqur gjak dallohen prej ballit,
Mendon se kështu peshkohet
më lehtë në ujrat e turbëllta…
Do të vrasësh një njeri
në rrugë,lokal,nuk e ke prej hallit,
Duart e tua or vëlla
nuk i shoh të lëvizin normalisht,
Një jetë ti ke për të
marrë me më të madhen gjakftohtësi,
Është budallëk për mua,
se si s’paske për këtë nuhatje çuditërisht.
Në duart e tua sepse
paske shumë njolla,
Gishtin ta shoh të
zverdhur si krimb i verdhë plehu,
Që këmbëzën pas pak do
ta tërheqë çmendurisht.
Tyta e çeliktë do të
vjellë zjarr pa mëshirë,
Fyejtë e hundës tënde
fillojnë me krismën,
Qetësohen nën erën e
hidhët të barotit,
Sytë e shtyllave të
neoneve njomen me lot,
O Zot,pse të shoh kështu
unë ty.
Ti e di se me ty s’kam
të ndarë,
Prandaj shkrihesh e përzihesh
me vargjet e mia,
Fusha e sahatit është e
zhytur në mendim,
Copëzohen akrepat e saj
duke bërë tik-tak,
Tashmë je kthyer në
konturet e një imazhi,
Që kurrë në këtë botë
nuk desha që t’i shihja.
Oh,nuk mund ta besoj se
si je bërë kështu,
Besonim përrallat e tua
kur na thoshe se ke qenë
në dasmën e kulshedrës,
E cila më pas ngulitej
në mes ëndrrave të mia,
Zgjohem në makth dhe i
prishur në fytyrë,
Për ty nuk këndoj,por
qaj në vaj,
Jam i mbuluar në djersë
dhe dridhem nga frika.
Si burruacak që je,
xhepat i ke të mbushur plot nga puna e ndyrë,
Që nga larg e ndjej se
të vjen era këllirë,
Don Zhuan dhe qefli i
kohës,
Uji është qelbur,lindja
është zhytur në turbëllirë.
Ti ke një imagjinatë
fantastike,është vështirë ta shohësh,
Meqënse s’më ndahesh në
çdo hap që hedh,
Sa herë e pijmë kafenë
përballë të shoh më të dobët,
Dua të të përzë,që asnjë
të mos më shqetësojë vërtetë.
Nuk mund ta kuptoj
sepse duhet të ndaj me ty gjithçka mor horr,
Midis meje dhe teje nuk
ka asnjë lidhje,
Të dy sëbashku mburremi
me rrënjët stërgjyshëror.
Bashkë me gjumin m’i rëndon
qepallat mbi sy,
E tmerrshme,
Të nesërmen je i pari që
e prish heshtjen,
Unë si hipokrit akoma
vazhdoj të këndoj me lavdi,
Dhe ti vazhdon po në
kokën tënde,
Akoma vzhdon të mbjellësh
vdekjen.
Dita gëlon në shtjella
mizash që gumzhijnë,
Pushtetari me arogancë ja
mbush mendjen vetes,
Kemi në radhët tona një
Sherlok Holmës të ndyrë,
E ky është vëllai im,që
vepron në emër të shtetit të së drejtës.
Kameleonë që nginjen në
llumin më të ndyrë,
Si të babëzitur thithin
gjakun si ushujzat,
E qimëza na bren
përbrenda nga pak pa mëshirë,
Unë nëpër mjegull
dalloj qeshjen e javës në fytyrë,
Shëmtinë e ditës në
vargjet e mia për këtë jetë do të lidhja.
Ndoshta këtu ose
atje,vdekja e zezë rrugën na e pret,
Asaj nuk i bëhet vonë
se si është në fytyrë,
Njerëz lugetër që duken
për ibret,
Që kanë për mision
veprimin e tyre të ligë.
Duke ecur i menduar
shikoja vitrinat,
Fytyrën tënde or vëlla
ta shoh të pasqyruar në qelq,
Bën refleks dhe merr
shumë ngjyra,
Nëpër faqe lexoj lotët
që kanë lënë vragë,
Gjurmët e tyre ata kanë
lënë,
Shoh fytyra që janë shpërfytyruar
krejt.
Eshtrat të therin se je
turbulluar nga lakmia,
Je pjestarë i një loje
të fëlliqur që humb vërtetë,
Nëpër fytyrat e të pafajshmëve,
Grushtat e tua godasin
nga egërsia,
Fytyrën po ta ma shihni
e kam të stigmatizuar,
E ti mi je bërë si vëllai
im i vërtetë.
Por,çfaj kam unë që e pësoj
gjithë këtë egërsi?
Ku përmes ëndrrash kalëroj
me një kalë të bardhë vërtetë,
Sa shumë më ke
poshtruar or vëlla se gjaku më rrjedh curril,
Ejekulcion i spermës or
vëlla që në këtë fëlliqësi ka mbetë…
Në vështrimin tënd të
akullt refletohet krimi,
Unë jam dëshmitar se e
pashë me sytë e mi,
Nayrisht që shumë ligësi
të tua nuk i di,
Por na ke kthyer në një
egërsi që bishat kërkojnë ushqim vërtetë.
Ty s’të mungon shqisa e
nuhatjes për të ndjerë aromën e botës,
Ti s’e imagjinon dot
pse peshku i zallit i çanë shkulmat me kënaqësi,
Ai ka veshur kostum të
argjentë,e ty të duket se është moda e kohës,
Këto shkulma përhapen
grykave,me të madhe oshtijnë.
As që të shkon ndërmend
se kush e shkroi Mesharin,
Mua që natyrisht më
keni vendosur tek të marrët,
Fjalë të madha ka thënë
Eqerem Çabej çuditërisht,
Dora e vetë Gjon
Buzukut,
Mbi këtë pjalm të ëmbël
mbi fletët e zverdhura,
Të dy sëbashku aromë tek
rrënjët tona do të marrim.
Dashuri e çmendur përzier
me flakët e zjarrit,
Nuk do të ishin të kota
vuajtja dhe zemërimi,
Shtjellat e kohës me kënaqësi
do të na i jepnin,
Dhe unë çuditërisht,se
di pse s’çmendem,
Se në mes tuaj jam më i
marri.
Por në fund të fundit
unë nuk dua të të njoh,
As të di për vështrimin
tënd të akullt dhe modën krah përfshirë,
Si një livadh i kositur
flokët të janë rralluar,
Veshur me pushtet të
vjen era ndyrësirë.
Veshjet e tua kundërmojnë
rëndë se përhapin një aromë të pështirë,
Njerzit çuditërisht të
pranojnë si një lindje e rrallë,
Largohen prej teje dhe
thonë s’kemi të bëjmë me këtë njeri,
Edhe kur sipas interesit
tënd ata takohen me ty,
Dhuratat e bëra janë
mbuluar me një vel të zi,
Ata janë pasqyrim i një
realiteti të vrazhdë,
Mos bre,a se sheh se je
kthyer në një fëlliqësirë,
Unë e ti mor vëlla kemi
të njëjtën fytyrë,
E gjitha kjo reflekton
në fytyrën tënde,
E, unë me turp e ul kokën
për ty…
0 comments:
Post a Comment