Wednesday, November 16, 2016

Ksam Shaqir Vela - Etje për këngë,cikël poetik


AFTËSIA UDhË BËN 

Karakteri dhe ndershmëria
janë të lidhur me fije jete
dhe mes tyre, udhë bën aftësia
gjithmonë sikurse eureka!
a e gjete, a nuk e gjete?
donjëri
shtë ai që është
dhe tjetër s'bëhet dot
sikur t'i mbledhë dhe fjalët e arta
po s'ia nxori shpirti i vet
sforcimin me çdo kusht e ka kot!


MAJË MALlI

Nuk ka më sikurse Noe
Njashtu të zot marinar
Për gjenin e vet të kujtojë
T’i dalë një shpëtimtar,
S’ ka as mjeshtra për lundër
Që ndreqin liburna me rrema
E t’i hijë detit ndër valë
Nga nj
cep n’tjetrin cep,
Të Ilirisë, i palagur të dalë
Diellit të artë prapa t’i shkojë
Shtatë brigje dhe shtatë dete
Këmbadoras t’i kalojë
Ta zëre në gjumë edhe diellin
Të mundë t
i prijë Agimit të Bardhë
Të bëhet ai që diellin do ta zgjojë.
Le të bëjë emër i madhi i qiellit!
Që zjarrin, për çdo mëngjes,
Ia fal djalit të tij, të madh, -Diellit.
Dhe orteku kur t’më vijë tek dera
Dimri i madh t’më mbulojë n’kranezë
Unë vetë do ta çajë atë re të zezë
Dhe do ta thirrë Bilbilin Sqepartë
Le të ma çelë nga stinët verën
Me këngën e tij të zjarrtë
Dhe vera të ma shkrijë dëborën
Un si dikur t’ia hapi derën
Vëllaut tim t’ia zgjati dorën
Dhe majës më të lartë të malit
Këmba-këmb
s e dora-dorës
T’i ngjitem me vrullin e djalit
Sa t’i them dy fjalë Zënës dhe Orës
Brezin që vjen të ma pagëzojnë
Me emrin:- Maja e Mallit
Për t’imin, të ndarin, të dashurin Atdhe!
Dhe t’ma përkundin në djepin e Fisit
Atje ku stërgjyshërit m’kanë le
E t’ia rrëfejnë historinë e Lisit
Për “ Një gjuhë, një komb, një fe “
Së bashku me ninullat pellazgjike
Përcjellur n’këndim të shpirtit
Të Nënëmadhes sonë antike
Dashurija e saj hyjnore
Na lidhtë për fatin e bashkimit!
Dhe ne, t’lidhur shpirtërisht
Rrugës së ndritur të Diellit
Të përqafur me dijen
Të fortë dhe vendosur,
Të ecim bashkërisht
Drejt perëndimit.


ME NGjYRAT E YLBERIT

Ne presim Diellin
rrezet e arta
shpërndahen,
natyra
shpërlahet
me ngjyrat
e Ylberit,
varfërinë e
kafshon
mbijetesa
përditë,
koshat dëng
me hedhurina,
qyteti im
sërish kampion...


MALlI S’MË LË TË QETË

Në djepin e premtimeve përkundem
Me ninulla që lakejtë mi këndojnë
Por gjumi nuk më merr, s’po mundem
Pagjumësinë akoma po ma shtojnë
Hallet e jetës puthin bregun e mërgimit
Lules së mallit ia këpus fletët një nga një
Sa bëj e këthej shpinën n’udhëtim të ri
Lulja e mallit ende pa u mbjellë më ka mbi
Rrëke lotësh faqeve po m’vërshon
Brengat lulëzojnë si lulet në maj
Zemra rreh pandalur edhe po nxiton
Akullin ta shkrijë një gufim i valë.

MOLlË ShERrI

Molla e sherrit
si arriti tek ne...?
na e hudhën...
apo na e shitën
të tjerët...?!
kjo dhe s’ka rëndësi
u vërsulën turmat
si në gjah
për pre?!
nuk duan fakirët
ta humbin kët mundësi
kështu e pati ngrënë
dhe Adami i shkretë
mollën e ndaluar
kur i i besoi kot
brinjës së vet!
mandej u bë me nishan
dhe molla i mbet në fyt
falë zotit që su mbyt?!
Por tani kjo mollë
erdhi nga Azia
mbjellur e rritur
n’kopshte si Turqia
kopështarë...
shqiptarët vetë
do trutharë t’mjerë
ose mercenarë?!
që për vete s’kanë nder
apo që, veçse
shqip dinë të flasin
të etur e t’zellshëm
gjithçka të zhvasin
e s’u bëhet vonë
as për histori
as për njerëzi
as për krenari
alibi kanë miqësinë?
pranojnë poshtërsinë !
se mos na hidhërohet
veç babadovleti...!?
paçka se neve
na u tjetërsoka mileti?!
Po, thoni ore ju...!
që guxoni me shkru
se nuk pranon
shqiptari i vërtetë
veten për me e ul
n’atë shkallë me e përkul
sa ta mohojë vetveten
dhe për qejfin e dikujt
ta falsifikojë t’vërtetën
pra,diçkahit që ka vdekur
kufoma s’i ngjallet më
ndër shqiptarë të denjë
kjo punë s’ka bë vaki
edhe tani s’ka për të bë!
madje gjaku i pastër
s’ngjizet, s’bahet ujë
por damarët i ngreh
edhe dejtë e vet i mbush
nuk lejon që nderin
t’ ia shkelë kurrkush.

MUGULlIM K’PURDhASh

Sa here qi
derdhet plehu
arës ngaster,
ja ze frymën dheut
e toka avulldiset,
mugullojn me t’madhe
k’purdhat ...,
pa çka se breshni,
pastaj, mund
t’i bajë shoshë
kapelat e tyre
t’brishta.

NGjYRAT BUTËSIShT NDËRrOHEN

Gjësendet plot kolorit i takojnë natyrës
Dhe hije i kanë vetëm brezit të qëndisur
Bukurinë ylberit ia jep harkimi i ngjyrës
Kameleonët lirshëm lëvizin stinës së dalldisur
Sot dita agon gri bile dhe ngryset rozë
Mozaiku i ditës s’e ka fillimin as mbarimin
Tamam si një biçim poezie që na del prozë
Ky mitil mushkërishë po e ngulfat frymimin
Lulet na vyshken akoma pa çelur mirë
Pyjet e shqetësimeve me të madhe po lulëzojnë
Gjithsecili ka nevojë për frymëmarrje të lirë
Dhe ngjyrat plot kolorit lirshëm të harkojnë
Ngjyrat kameleoni i ndërron sa herë të ketë nevojë
Me shkathtësi e përdor kameleonizmin për gjahun e vet
Mozaiku i tij gjithmonë e ka tendecën të ndyshojë
Dhe lukthi i tij, çdo gjë që ai e gëlltitë, mirë ia tretë.

0 comments:

Post a Comment