Prend Buzhala -ZBULOHET NË DËRSNIK TË KLINËS NJË MOZAIK ANTIK, MURET, eksponate- TË SHEK II
Në foto: nga punimet në zbulimin e mozaikut në Dërsnik dhe nga skicat e vizatimet e eksponateve të Idriz Berishës (piktor akademik) Gjatë muajit korrik (2012) tre arkeologë zbuluan një mrekulli tjetër antike në Dërsnik të Klinës: muret antike dhe një mozaik antik që i takon shekullit të dytë (II) pas Epokës së Re. Nën drejtimin e arkeologut Masar Valla (nga Institutin Arkeologjik), aty punojnë edhe arkeologët Dedë Paloka dhe Haxhi Mehmetaj, është ekipi që përfaqësojnë tri institucione të Kosovës: Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe Institutin e Monumenteve e Muzeut rajonal të Prishtinës dhe që po i drejton gërmimet e kësaj gjetjeje jashtëzakonisht me vlerë të madhe trashëgimore: "Më shumë na priu fati që hasëm në këtë gjetje... Dhe kur dolën gurët, eksponatet e gjetjet e para, dolën muret nga drejtimi Lindje_Perëndim, kurse nënshtresat tjera na çuan te zbulimi i një mozaiku. Do të konstatohet se a kemi të bëjmë me një pallat apo bazilikë", thotë arkeologu Masar Valla. "Gjetëm një eksponat që pasqyron simbolikën e peshkut, simbolin e të krishterëve të hershëm, kur ende krishterimi ishte ilegal, i pazyrtarizuar nga Perandoria Romake", na informon Dedë Paloka. Arkeologu Haxhi Mehmetaj vlerëson punimet e mozaikut të bëra nga mjeshtër të përsosur e me mjeshtri të lartë e teknikë të lartë... Tek vendi i gërmimeve kishte dhe studentë të degës së historisë nga Universiteti i Prishtinës dhe nga Universiteti i Tiranës. Nga Tirana kishte ardhur historiani e
studiuesi i ri tiranas Klodian Velo, që përshkruante e studionte në hollësi, spektrin prej shtatë ngjyrash të mozaikut: "Deri më tash hasëm dy motive; motivet e zemrës dhe motive me figura gjeometrike, moazikë që në antikë bëheshin tek pallatet e të pasurve...". Dërsniku shtrihet dy kilometra larg Klinës. ka dy lagje, ku kanë jetuar e jetojnë familjet Mataj, Dedaj, Gjini etj. Ka mikrotoponime karakteristike, si: Gradina, - Gjyteti, Kulla, Kalemegdan, etj. Gjurmë lashtësie janë gjetur edhe më parë, si stella varri, ,altar antik, bazament forumi prej mermeri, në të cilin dëshmohej se Dërsniku ishte qendër MUNICIPIUM në kohën e perandorisë Romke, me organizëm të lartë urbanistik, si] na dëshmon studiuesi e ilorologu i shquar, dr. Prof Zef Mirdita. Zef Mirdita ka vlerësuar mbishkrimet e bërta para disa dekadash, të gjetura këtu, në të cilat mbishkrime përmendet DECURIO ose DECURIO MUNICIPI, me gentilicin perandorak Aeli, që dëshmon se këtu ka qenë një qendër munucipale, që në saje të materialit epigrafik, duhet të jetë i kohës së perandorit Hadrian (Zef Mirdita: “Antroponimia dardane”, Prishtinë 1981, fq. 15). Që në vitet ’60 qenë zbuluar një numër i madh objektesh arkeologjike. “}{shtë e mundshme që Dërsniku ka qenë qendër administrative municipiale e tërë rrafshit të Dukajginit, duke i falënderuar pikërisht pozitës ësë tij gjeografike...të karakterit civitates” (XZef Mirdita, po aty, fq. 17). Në mes të dy lagjeve ka qenë një kështjellë, gjytezë a gradinë (dëshmi janë edhe toponimet e ruajtura). Ky vendbanim ka pasur edhe fortifikata. Ekzistojnë varrezat e moçme dhe themelet e lashta të Kishës së Shën Premtes (populli e shqipon: Shna Prena), e që më vonë e përvetësuan serbët, si shkruan dr. Naser Ferri, duke dëshmuar se mbi monumentet gurorë nga tempulli antik, është ndërtuar themeli i kishës së lashtë të Shën Premtes., shenjtore tejet e popullarizuar në kohën e Dardanisë antike. vendbanimi me emrin Dërsnik dëshmohet edhe gjatë shekujve të sundimit otoman. Linguistët e shënojnë në trajtat Dërsnik, Dërstenik, (që ndërlidhet me emrat Tërstenik, Tërstena, Trigeste, Trieshte etj) e që ka shenjur sheshin, tregun, forumin... Prandaj, edhe mozaiku i zbuluar ndërlidhet me organizimin e tillë urban të lashtë...
0 comments:
Post a Comment