Saturday, November 12, 2016

Vasil Tabaku - PANAIROMANIA


Shkrimtarët dhe poetët e vërtetë, në fakt janë jasht panaireve, jashtë paradave të fryra plot zhurmë komerciale dhe fitimprurëse për botuesit , të cilët janë të interesuar për gjithcka por vetëm për cilësi letrare dhe artistike nuk janë të interesuar.Është e trishtueshme kur shikon atë rendie krijuesish gjithfarë e shendrruar në një mani për cmimomani dhe krekosje cinike përpara kamerave televizive. E them këtë sepse ATA, të vërtetët, shkrimtarët dhe poetët virtuoz, cilësorë dhe me vlera të larta letrare dhe artistike, janë në hije sepse së pari nuk munden financiarisht, dhe se dyti, janë modestë, dhe nuk përulen përpara trysnisë cinike të botuesëve që të rjepin të shtatë lëkurët për të botuar një libër.Është gati një spektakël mjaft trishtues, por njëherësh dhe aspak real, Panairi I librit, ku ka një dyndje librash që….vetëm vepra nuk janë. Shkrimtarët dhe poetët e vërtetë në Shqipëri janë të pakët, ata numrohen me gishtat e dorës…ATA janë të heshtur, kokulur pa zhulm dhe bujë,të sinqertë si drita dhe të vërtetë si ajri, ata janë letërsia që do të mbetet packa famës dhe lavdisë së përkoshme të PANAIROMAISË.

0 comments:

Post a Comment