KJO HESHTJE QË NA SHQETËSON SË TEPËRMI
(Çaste: tregime me pak fjalë IV), 32
Kur iu afruam, na bëri me shenjë që të flitnim vetëm me pëshpërtije, ose të heshtnim krejtësisht, sepse ai po dëgjonte pëshpëritjet e pemës.
Po pëshpëriste edhe ai.
Dikur, si të ishte një mërmërimë e mbytur, zuri të nxirrte tinguj.
Tha si për vete:
"Po flas me pemët dhe po këndoj së bashku me zogjtë..."
Gjethet fëshfërinin në këtë nëntor. Në fakt, pëshpëritnin edhe ato.
Përreth nesh dëgjohej një gumëzhimë njerëzish dhe automjetesh.
Dikur gjithçka ra në heshtje.
Kjo heshtje na shqetësoi më së tepërmi në këtë rrëmujë turmash plot zhurmë.

FLUTURIMI MBI NJË TURMË TË ÇRREGULLT
(Çaste: tregime me pak fjalë IV), 33
Deri sa po kaapërcenim turmat e zhurmshme dhe po ecnim tutje, nëpërmes turmës, nëpërmes atij grumbulli të çrregullt njerëzish, plaku mu drejtua: "Po flet tepër me veten. Po dialogon tepër me veten. Lëre atë bisedë në heshtje, atë kacafytje me fjalë."
Ashtu edhe bëra, krejt në heshtje.
Mu duk sikur fluturuam mbi atë turmë të çrregullt. Fluturuam mbi pemë, mbi lumë. Në fakt, më dukej sikur ai po më tërhiqte, po më bartte mbi supe...
Zbritëm në bregun tjetër të lumit.

0 comments:
Post a Comment