TË GJITHË
ARSIMTARËT DUHET TË ANGAZHOHEN QË NXËNËSIT TË SHPREHEN BUKUR GJATË TË FOLURIT
DHE TË SHKRUARIT ME SHKRIM
Mësuesi
duhet ta di se të folurit është
si në karakteristkë kryesore e
njeriut, Të folurit është një funksion
specifik që paraqitet vetëm tek njeriu , cilësi kjo që diferencon ate nga
kafshët, të vetëdijës së tij dhe të të menduarit. Me anë të kësaj teme të të
folurit nuk e kemi ndërmend të bëjmë në këtë rast ndonjë analizë duke analizuar
ate si diçka që është e huaj për shkollat tona dhe që nuk parashtrohet me
programin mësimor, as që duam të potencojmë
formën e saj më
tepër se sa brendinë , atë që është klasike më tepër se sa që është diçka
bashkëkohore. Këtu nuk është fjala për
retorikëne e njeriut e kryesisht për të cilën unë dua të bëjë fjalë për
mësuesin ose nxënësin , as për oratorinë
në kuptimin klasik të saj, por
për një detyrë që është në lidhje
të ngushtë me tërë proçesin arsimo-
eduketiv. Sipas programit mësimor dalin
detyrat për aftësimin e nxënësve në
këtë drejtim dhe ato janë shumë të kjarta, të cilat duhet të realizohen
bashkë me detyrat tjera me nxënësit në shkollë nga ana e mësuesit,është një
problem që qëndron në te se sa i
kushtojmë rëndësi kësaj çështje dhe si e
realizojmë në praktikë këtë detyrë
të parashtruar në proçesin mësiomr-
eduakativ tek nxënësit sidomos nga ana e arsimtarit. Edhe një gjë tjetër bie në
sy në këtë shkriml . Fjala është se bëhet fjalë për të shprehurit me gojë duke i izoluar ate nga të shprehurit me shkrim.
Kjo ndarje është bërë vetëm teoritikisht me qëllim që këtë problem ta trajtojmë më hollësisht. Përndryshe të shprehurit
me gojë nuk mund ta ndajmë nga
të shprehurit me shkrim pasi që të dyja
paraqesin një lëmi të njejtë, por që njëra është një e shprehur gojore e tjetra
me shkrim. Të shprehurit e bukur me shkrim
presupozon njëkohsisht edhe
shprehjen e bukur me gojë, kështu që njëra me tjetrën nuk kanë dallim, por janë
të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe në këtë mënyrë dhuhet të ju sqarohet
edhe nxënësve nga ana e mësuesit të tyre . Megjithatë kemi
shumë njerëz që me gojë shprehen shumë më bukur se sa me
shkrim . Shumë prej tyre nuk mund ti paraqesin mendimet e veta si duhet, kurse
shumë të tjerë që me shkrim shprehen
mirë në shprehjen me gojë nuk tregohen
aq sa duhet të aftë. Prandaj edhe qëllimi i këtij shkrimi është që
të nxjerrim në pah disa çështje
më karakteristike në lidhje me kultivimin e të shprehurit me gojë dhe me shkrim tek nxënësit.
Unë do të kishe apeluar ose sugjeruar tek
mësuesit se çështjes së të shprehurit me gojë dhe me shkrim ti japin shumë
rëndësi të madhe mbi të gjitha për vete dhe pastaj ata ta përcjellin tek
nxënësit që edhe ata të marrin një
shprehi dhe një obligim të patjetërsueshëm dhe të paraparë me planprogram se të
shprehurit bukur me gojë dhe me shkrim ta kenë si objektiv kryesor, sepse kjo
ka një rëndësi të madhe jo vetëm në shkollë por edhe jashta saj për në të ardhmën që të dinë të shprehen
bukur me gojë dhe me shkrim. Ky obligim dhe angazhim mbi të gjitha në ciklin e
lartë ju takon që këtë kontribut ta japin më së tepërmi arsimtarët e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por kursesi nuk do të
thotë se arsimtarët e mësimit lëndor tek lëndët tjera nuk duhet të angazhohen.
Jo kjo nuk guxon aspak të ndodhe, por edhe ata
( ato) e kanë për obligim të bëjnë një gjë të tilë që ti angzhojnë
nxënësit edhe në lëndët e tyre gjatë orëve mësimore të shprehen drejtë dhe
bukur gojarisht dhe me shkrim. Ky është obligim i çdo arsimtari pamarrë
parasysh lëndën të cilën e ligjërojnë e jo gjithnjë të mundohen për dobësitë e
tyre të hudhin fajin e vet tek të tjerët
duke thënë se këtë duhet ta bëjnë arsimtarët e gjuhës shqipe që e kanë shumë
gabim dhe me këtë unë asnjëherë nuk jam pajtuar, por nuk pajtohem edhe sot. Për
ta mësuar të shprehet nxënësi bukur me gojë dhe me shkrim duhet të angazhohen
të gjithë mësuesit që n ga ai i ciklit të ulët, gjegjësisht mësimit klasor e deri tek të gjithë ata të ciklit të lartë,
gjegjësisht të mësimit lëndor.Arsimtarët e mësimit klasor ku gati të gjitha lëndët zhvillohen vetëm
nga një arsimtar në përjashtim të disa lëndëve edhe këta arsimtarë të mësimit klasor njëlloj kanë përgjegjësi në të
gjkitha lëndët dhe duhet të jenë shumë
të vetëdijshëm dhe të angazhuar për të
mësuar nxënësit që të shprehen bukur me gojë, por edhe me shkrim. Është me
keqardhje për ta thënë se një numër nga disa arsimtarë të mësimit klasor, por
edhe të atij lëndor as që lodhen, apo çajnë kokën rreth kësaj çështje për zhvillimin e të shprehurit të vet dhe të
nxënësit me gojë dhe me shkrim bukur, por
është për keqardhje kur të shikosh në këtë aspekt se çfarë dobësie bëjnë
dhe gabimet dhe mos angazhimin e tyre në këtë aspekt gjithnjë si detyrë mundohen të ia lënë
përsëri arsimtarit të gjuhës amtare, por
ky është një veprim shumë i gabuar i këtyre arsimtarëve, sepse kjo është një
detyrë themelore dhe ekskluzive për të
gjithë arsimtarët , sepse nga të gjitha
lëndët dhe nga të gjithë arsimtarët dituria fitohet nga mënyra e të folurit dhe
të shkruarit dhe ky obligim për shprehje të bukur u takon të gjithë arsimtarëve
e jo vetëm të atyre të gjuhës, kështu që kësaj përgjegjësia nuk guxon ti ik
asnjë arsimtar pamarrë parasyshg se cilën lëndë e ligjëron tek nxënësit ai e ka
për obligim ti jap një rëndësi të veçantë të shprehurit me gojë dhe me
shkrim. Të shprehurit e bukur dhe i
logjikshëm zhvillon intelektin e nxënësit, kështu që nxënësit duhet të mësohen
të flain dhe të shkruajnë drejtë dhe pa gabime dhe duke formuluar fjali të
drejta dhe të plotë në mendimin e tyre e jo duke i përsëritur fjalët dhe
fjalitë. Përdorimi i drejtë dhe kuptimplotë i fjalëve dhe fjalive është
kushti më kryesor i një arsimtari dhe i
një nxënësi. Si mund një arsimtar që nuk iu përmbahet këtyre rregulave ,
atëherë një gjë të tillë ta përcjellë tek nxënësit. Është e obligueshme që
patjetër të përkushtohemi sa më shumë që nxënësit të pasurohen me mendime të plota në fjalorin e tyre, kështu
që aq sa më shumë të pasurohen aq më mirë do të kenë mundësi të shprehen më
bukur edhe gjatë të shprehurit me gojë dhe me shkrim.
Të gjitha fjalët
që nxënësit i përdorin pakuptim gjatë të folurit dhe gjatë të shkruarit me
shkrim është obligim i arsimtarit që ti përmisoj dhe të ju shpjegoj se si duhen
të shprehen drejtë dhe me kuptim të plotë këto fjalë nga ana e tyre. Këtë e ka
për obligim të ua sqaroj arsimtari i tyre.Nxënësit duhet ti jepet liri që
mendimin e tij qoftë me gojë ose me shkrim ta shpreh në mëyrë të pavarur,
kështu që arsimtari nuk duhet të jetë shkaktar për ta penguar nxënësin për pavarësinë
e të shrehurit të mendimit të tij. Për një shprehje të bukur me gojë ose me
shkrim më së tepërmi duhet të kontribojnë arsimtarët e gjuhës amtare gjatë
orëve të tyre mësimore të parpara për ushtrime gojore ose me shkrim duke ju
kushtuar një kujdes të madh këtyre dukurive që të përsosen duke i eliminuar
dukuritë negative gjatë të shprehurit qoftë me gojë ose me shkrim, duke i
eliminuar këto dukuri dhe duke e pasuruar fjalorin e tyre me fjalë të
përshtatshme dhe kështu edhe do të mësohen që gjatë jetës së tyre të përditshme
si në shkollë dhe jashta saj të shprehen bukur si me gojë, njashtu edhe me
shkrim. Rolin kryesor për një arritje të tillë në këtë rast e luan arsimtari në
orën e tij mësimore dhe ate në të gjitha lëndët e jo vetëm duke e drejtuar gishtin
vetëm nga arsimtari i gjuhës amtare, sepse në këtë apekt secili arsimtar e ka
për obligim të jap kontributin e tij.
0 comments:
Post a Comment