Sunday, November 20, 2016

Skënder Berisha - Cikël poetik

KJO LOJË E FUNDIT GJETHESH
Më merr me vete të tërin
një çast sa një shekull
sa një edhe ca
derisa t'mos varen më
mbi kokën time
derisa verdhësia e tyre
të ik nga shikimi im
derisa të harxhohem edhe unë
e të kthehem te bora që po afron
pastaj rrimë urtë
unë edhe gjethet që nuk janë më
qetësia i mbulon ato
bëhen njësh me dheun
qetësia më kaplon mua
dhe rri në qoshen time të kafenesë
kapluar fjollash tymi të cigares
të cigares që fiket midis gishtash
mund t'më zgjoj dikur ndonjë zë
shkepet tymi
mbaron kënga ime për gjethet
për gjethet që humbin nga shikimi im.

PARAMBRËMJE
Gjethe gjethe në të perënduar
re të hirta pakëz erë
dhe mjafton
gjethe gjethe e shi
gjethet shtrirë
sa qetë sa pa fjalë
qarshia fle fle
edhe gjethet flenë
edhe pelgjet me ujë
era merr një sy gjumë
dhe i lë pellgjet të qeta
qetë qetësi
qe...

TË BUZËQESH LIQENI
*Lasgush Poradecit
Fytyrëkaltër edhe i thellë i thellë
sot me nadje sa po të buzëqesh
vjen në fluturim magjik po ai nosit
vjen me gaz sa për pakëz të të cik
mjeshtër i thellësisë së shenjtëruar
që i rri përballë liqenit të valëzuar
po shpaloset këngëtim i pazbuluar
shpirtit tënd shpërthen pa të lotuar
era vjen edhe pakëz t'i trazojë valët
kush m'ia njom buzëzës sate të tharët
shelgje e njoma lotin paska lëshuar
pak me të dredhur e me të vallëzuar
më vonë vonë dritat kanë vezulluar
përmbi fron shkëlqen i panënshtruar
ai mjeshtri i madh që është përjetësuar
po rri krenar përballë liqenit të flakëruar.


NUK TË DËGJOVA

Nuk më la të të dëgjoj
ishte shiu zhurmues
ishte një këndues i lagur
që kikëriu për mëngjes
zbres e nuk po zbres
nuk e di ç`po pres
një shi në mes
një zë kënduesi i zvargur
nuk të dëgjova dot
gjithçka turbulloi shiu
besa edhe retë
plotë re deri në re.

MBARIM DITE
Sikur përherë
Po vjen një erë
Troket në derë
Herë më merr
Herë s'më merr
Në mes një tmerr
Sikur vrerë
Tash e sa kohë
E njëjta erë
Më ngjanë si përherë
Si përherë.

ZOGU I QIEJVE
Zogu i qiellit bukurie fluturak
fluturon se larti me nga pak
te zambak i bardhe drithurak
tash me ndalet vetem per pak
prej vales te vala ai vraparaku
nje shpirt fort i vogel zemeraku
flakeron ne zjarrin e vet rishtaku
pastaj nis e kendon te parmaku
zogu i shpirtit te pathyer pulitet
ne pragun e nje kohe qe s'flet
dritarja e vjeter prej fryme ciat
era mbi plepat tash kur pehatet
zogu i qiellit po tundohet vjeshtes
duke shperthyer murin e heshtjes
ne rreze dielli ka nisur e rreshket
zogu i qiellit qe pak e pak po tretet..

AMA PAK YLBER
Ama pak ylber prej syve te tu
me mungon sot me mungon
ky qiell i vreret sot s'm'u desh
harrova dicka atje ne shesh
ti e di se me merr vesh me merr
edhe kete here s'e di per te saten
jam vetem krejt vetem pasha besen
ama pak ylber ta kem edhe per neser.

SA DITE E NETE
Nente dite edhe nete i njejti shtrengim
nje shi i prajshem i njejti mundim
Cyleni i fshehur plote lote syte
shume humba edhe per nje dite
dhimbe e shtrire neper nente nete e dite
edhe te Ura e Fshejit ishte zymte
nen strehet e ures kjason e pike
loti i perjetshem sa i perpikte
vec ne syrin e nuses feks nje drite
e shtrihet si ylber permbi Pashtrik
ne shkelqimin e saj te pare e pashe
po ai uje po ai qe ish ku mbeti ajo frike
nente dite e nete nje dhimbe e vertete
me pershkoi teposhte e perpjete
eja me mua ne e mendofsh te lehte
kur t'me pershkoje neper kraharorin e nxehte,

0 comments:

Post a Comment