Në vend të një hyrjeje… Shqiptarët ortodokës, një realitet mjaft domethënës dhe dominues në vend, kultura dhe dimensioni I tyre edukues dhe shkollues,vlerat morale dhe sociale, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një faktor madhor I identitetit kombëtar. E natyrisht, kjo vjenë që nga lashtësia, pra nga viti Zero, atëherë kur Krishtërimi filloj ekzistencën e vet në ndërgjegjen e ortodoksëve dhe deri me sot ne vitin 2013.Ortodosia shqiptare njohu një lulëzim të vërtet, plot hove të fuqishme shpirtëror dhe me vepra të dukëshme që lanë gjurmë në shëkuj. Megjithatë ortodoksisë shqiptarë nuk iu ndanë sulmët ekspansioniste që vinin nga të dyja anët e kufijëve tokësor, sërbe dhe grake. Këto sulme syoni në mënyrë të pansdalshme asimilimin dhe përvetesimin, duke dashur ta shëndrronin ortodoksinë shqiptare në një shtojcë të institucioneve të tyre dhe shovinizmit shtetëror… Por kjo gjë u theksua në mënyrë premanente pas ndarjes së kishave në vitin 1054, pra në kishën ortodokëse dhe neë kishën katolike, por të mos harrojmë se pas kësaj ndarjeje, për shqiptarët në përgjithësi filloj një kalvar I rëndë vuajtjesh dhe persekutimesh të paprecedenta. Konflikti midis dy kishave, shqiptarëve I kushtoj mjaft shtrenjte, duke paguar kështu një harac mjaft teë madhë si jetik ashtu dhe shpirtëror.Filloj kështu një maskaradë e madhe që mund të ketë më afër një genocidi të vërtetë. Këtë e dëshmonë mjaft qartë Historia e Zhvillimit të Ortodosisë Shqiptare, por edhe vet Historia Kombëtare e Shqipërisë Nëse shquajmë se sa e vështirë është sot të mëtohet integritet në jetën shqiptare - ndoshta më e vështira e të gjithave - para një qindvjeçari, kur nuk ekzistonin as doktrinat e sotme nxitëse e drejtpeshuese, palët përfshirëse iu dhanë intuitës. Si rrjedhojë, beteja për kombëtarizimin e shqipfolësve ortodoksë vijoi herë në dritë e herë në terr, herë në frymë e herë në gjak, derisa shqiptaria u bë më në fund tipar i shqipfolësve ortodoksë, sidomos i atyre nga Shqipëria. Për herë të parë në histori shqipfolësit ortodoksë u quajtën shpenguar si shqiptarë, për të mos thënë se më të shumtët prej tyre për herë të parë ndiheshin si të tillë. Pavarësisht nga përrallat kombëtariste të këtij brezi, pengesa më e madhe për ndërgjegjësim nuk vinte nga grekët apo nga turqit, sesa nga vetë mendja e manipuluar e shqiptarëve, prandaj dhe Noli u shtrëngua të thotë për ortodoksët: “I bëmë shqiptarë me pahir”. Ka shumë hir ky pohim i madh i Nolit, sepse theksohet nga dikush që vetëm kur u pa me shqiptarët u ndje i atillë, dhe vetëm kur u ndesh për ortodoksët u familjarizua me historinë. Sepse reforma ortodokse - autoqefalia - ishte një ëndërr për integritet në botën ballkanase. Rrethanat gjeopolitike, sidomos vetëveçimi ndërgjegjësor i Shqipërisë mbas viteve 1960, krijuan kushte ideale për të rrëfyer dikush për vetveten, përderisa në lëmin e bindjeve, brenda kulturës dhe nënkulturave vetëngujuese, kishte folës por jo debatues. Mbas ndryshimeve të viteve 90, zona shqiptaro-greke befasoi duke ringjallur luftën kulturore mbi vetëdijen kombëtare. Për ta bërë këtë luftë të besueshme, u mohuan përpjestimet në dukje mbretëruese në botën shqiptare, u shpërnjohën dritat shqipe. Njëkohësisht, u sendërgjuan mjaft shpejt mjediset që mund të pillnin rreziqe për këtë luftë të re të pagjakshme; tej e ndanë shpirtërore. Në një kulturë ku feja dhe fetarët ishin njësuar me të keqen, mbas vitit 1990, pati një tërheqje të skajshme në gjykimin shekullar shqiptar, ndoshta për të qenë dashamirës në vetvete, ose ndoshta për të besuar çdo gjë që urrehej më parë, për të sfiduar vetveten. Me këtë naivitet të ushqyer për breza me radhë nga diktatura, i cili naivitet është tashmë gjymtyrë e trashëgimisë sonë kulturore, Greqia abuzoi më shumë se të gjithë, duke shtuar te kriza e përgjithshme identitare në shoqërinë e sotme shqiptare. Shqiptarët ortodoksë janë kaq të çoroditur e të pambrojtur nga shteti dhe kultura e tyre kombëtare, saqë loja shqiptaro-greke vazhdon të kryhet në të bardhë: Tabula rasa.
PROBLEMET E ORTODOKËSVE SHQIPTARË SI NJË E VËRTETË HISTORIKE
Problemet e ortodokesve shqiptarë janë padyshim reale. Pjesa më e madhe e vendeve, veçanërisht vitet e fundit, gjatë të cilave vihet re një aktivitet intensiv për çështjet e ortodoksisë perms trajtimeve shkencore edhe politike, rivendosin çështjen e ortodoksizmit si një pikë kryesore referimi të historisë sociale, politike edhe kulturore por nuk kalojnë në zgjidhjen esenciale të problemeve të tyre. Një rast të tillë përbën edhe Shqipëria, e cila sillet ndaj komunitetit të ortodokesve këtu e shumë vjet, në mënyrë antidemokratike.Që nga periudha e formimit të shtetit shqiptar edhe veçanërisht nga vendosja e regjimit komunist, shteti shqiptar e dinte se komuniteti I ortodokësve duke rivendikuar identitetin e saj të veçantëdo tu rezistonte me forcë mekanizmave të tij të homogjenizimitdrejt një sheshimi kulturor. Shqipëria në makinacionet e saj kundër komunitetit ortodokës,(por ketu mund te perfshijme edhe komunitetet e tjera fetare si ata katolikë, myslimane dhe bektashijë ) megjithëse njohu formalisht ekzistencën edhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Ortodoks në Shqipëri, regjimi ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriutedhe ato të komuniteteve fetare të njohura dhe të sanksionuar nëplanin ndërkombëtar duke kultivuar një sistem vetëekzistues ndërgjegjeje ortodokëse në vend të Ndërgjegjes Kombëtare Ortodokëse. Sabotoi ndërgjegjën edhe kompaktësinë e traditës kulturore edhe unitetin shpirtëror të popullsisë ortodokëse me trashëgiminë e përbashkët kulturore të kombit, duke injektuar një traditë edhe kulturë që bastardonin autenticitetin e identitetit të tij edhe e largonin nga tradita e tij. Masat që regjimi shqiptar ndërmori në kurriz të ortodoksisë ishin përjashtimi i sajë nga çdo komunikim me KULTURËN ETNIK TE KRISHTERE NË SHQIPËRI, fallsifikimi i historisë, përcaktimi arbitrar i “përsindjes së numërit të popullësisë me besim ortodokës”, përndjekja e kishës, kultivimi i mentalitetit që çonte në çkombëtarizim, ristrukturimi i indit social me tendencën e qartë të tjetërsimit edhe asimilimit, terrorizimi, shpërngulja masive, pushkatimi, burgimi, internimi, vdekja. Pas vitit 1991 dhe ndryshimeve të regjimit në Shqipëri, numri i pjesëtarëve të ortodokësve u reduktua përderisa një pjesë e madhe e tyre emigroi ose u detyrua të emigroi në drejtim të Greqisë, për rrjedhojë u reduktua në mënyrë dramatike numri i besimtarëve ortodokës. Situata e re që krijohet në Shqipëri në periudhën e tranzicionit përbën në thelb konfirmimin e efikasitetit të tjetërsimit të identitetit të ortodoksisë gjatë regjimit komunist. Probleme të mëdha si arsimimi i pjesëtarëve të ortodokësve, liria e saj fetare, dhënia pronarëve e pronave private, komunitare dhe kishëtare, mos materializimi nga ana e pales shqiptare e angazhimeve për të drejtat e njeriut edhe ato fetare ortodokëse, mbeten edhe intensifikohen më tej.Në kontekstin e klimës nacionaliste që kultivohet në Shqipëri,një sërë veprimesh të qeverisë shqiptare u drejtuan në disfavor të ortodokesve . Duke qënë se pjesa dërrmuesë e bësimit ortodokës në Shqipëri lidhet edhe me sgtetin fqinjë Greqinë, Çështja e ortodokësve duhet të përbëjë një çështje dominuese në marrëdhëniet greko-shqiptare në kuadrin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si një çështje avancimi ose jo të marrëdhënieve midis të dy palëve edhe progresi me organizmat evropiane edhe ndërkombëtare (OKB, NATO, OSBE).Për rrjedhojë, objektivi kryesor duhet të jetë në këtë rast edhe respektimi edhe ushtrimi i plotë i të drejtave të ortodoksëve. Minoritetet kombëtare dhe veçanërisht ortodoksët nuk janë një element anësor të shteteve të Ballkanit dhe të Shqipërisë, por një pjesë e tyre krijuese. Me këtë kusht, është i nevojshëm respektimi i të drejtave të njeriut siç ato garantohen nga organizmat ndërkombëtare, konventat ndërkombëtare edhe legjislacioni shqiptar, kurse komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë seekziston çështja e komunitetit ortodokës që jeton në Shqipëri, e cila përbën njëkohësisht një çështje demokracie, dinjiteti edhe lirie.
KISHA ORTODOKSE E SHQIPËRISË DHE SFIDAT E SAJË
Kisha e Shqipërisë është përballur edhe përballet me probleme dhe pengesa të shumta që nga periudha e ringritjes së saj, që mpleksen edhe më tepër në vartësi të ecurisë së marrëdhënieve greko-shqiptare, mardhënieve tepër të acaruara me Sërbinë dhe falangat e pushtetit sllavorus. Dihen tashmë përplasjet në shekuj mesh shqiptarëve dhe serbëve, jo vetëm ato politike apo për uzurpime trojesh, por edhe tendencat për adaptim të kishave ortodikse dhe shendrimit të tyre në shërbestare të përulura të Sërbisë shoviniste, me frymë pansllave. Sot vihet re mungesa e vullnetit për progres në çështjen e kthimit të pronave kishëtare edhe atyre të manastireve. Në shumë qarqe edhe zyra kopetente për njohjen dhe kthimin e pronave ekzistojnë një sërë çështjesh kritike edhe dosje pa përgjigje. Megjithëse pati shpresa për trajtim më të mirë, më të shpejtë dhe më dashamirës të kësaj çështjeje kritike, jo vetëm për ortodoksët, progresi i arritur ishte dekurajues. Optimizmin bile për hartimin e një ligji të posaçëm, që do të veçonte procedurat dhe do t’ i bënte më sinoptike në lidhje me qytetarët ish-pronarë, e pasoi mungesa e gatishmerisë. Shembuj karakteristikë në lidhje me problemet e pronave edhe të vendeve të kultit janë rasti i Tempullit të Shenjtë të Përgjumjes së Shënmërisë së Permetit, ku u rah edhe prifti nga “persona të panjohur”, manastiri i afërt I Shënmërisë në Dragot, Tempulli i Shënjtë Evangjelik i Shënmërisë në Libohovë, Tempulli i Shënjtë i Shën Gjergjit në Çukë, Kisha e Profet Ilisë në Xarrë, që përdoret për strehimin e “familjeve nga veriu dhe ngritjen e fshatit në truallin e saj” dhe në livadhin e kishës së Zonarenjve në Llovinë, që sot jepet me qira, kurse prona e Kishës së Profet Ilisë në Jorgucat, që ishte kthyer në kazermë, tani është e përvetësuar. Natyrisht, këto tendenca janë sat ë dëmëshme aq dhe të rënda pasi cënojnë vlerat, dinjitetin dhe pasurinë fiuzike të Kishës Ortodokëse Shqiptare dhe për rrjedhojë edhe dobësimin e potencialeve të sajë.Padyshim që edhe për këtë problem sa të mpreht dhe serioz, mendoj se ka një zgjidhje mjaft adekuate dhe të drejtë. Kërkohet si një domosdoshmëri angazhimi i plotë i shtetit si përgjegjësi kryesor për mbrojtjen e vlerave, dinjitetit dhe pronave të Koshës Ortodokëse Shqiptare, si pjesë e Identitetit Kombëtar.
DHE A MUND TË KETË NJË PERSPEKTIVË ?...
Padyshim që ekziston dhe perspektiva e padiskutueshme dhe pa asnjë ekuivok për të ardhmen e ortodokësve shqiptar. Natyrisht ortodoksët shqiptarë nuk janë as vazhdim I ortodokësve grekë as I atyre serbë, ortodoksia shqiptare ka bazën e vetë, ka themelet dhe vazhdimësinë në shekuj nëpërmjët spirales së vet të rritjes dhe konsolidimit. Natyrisht me uljet dhe ngritjet e veta tashmë të njohura.të gjitha këto mbeten kështu nje dëshmi e konsakruar përmes historisë sonë Kombëtare, pasi nuk mund të ndahet kurrësesi Historia jonë Kombëtare nga Historia e Ortodoksisë Shqiptare. Ato gërshetohen me njëratjetrën dhe krijojnë kështu një bashkëudhësi drejt shekujve me sfidat e veta. Ortodoksia padyshim që është pjesë thelbësore e Historisë Kombëtare Shqiptare dhe përbënë vlerat e saj të qenësishme dhe mjaft të qëndrueshme.Ortodoksia Shqiptare do të rritiet dhe do të zhvillohet nën frymën kombëtraee shqiptare duke marrë kështu dhe fizionominë e saj të vërtetë dhe të patjetërsueshme dhe të pa përzier me asnjë kulturë tjetër fetare qofshin këta fqinjë të afërt apo agresivë, shtete me tendenca shovene apo me dëshirën për ekspansion fetar.Meritë e padiskutueshme e ortodoksisë shqiptare mendoj se mbetet edhe bahkëjetesa e saj me tre besimet kryesore në vend sikundër janë besimi katolik, besimi mysiliman dhe besimi bektashi. Duhet të pranojmë me shumë nderiim kontributin e jashtëzakonshëm të ortodoksisë shqiptare në zhvillimin e kulturës shqiptare si asaj shpirtërore ashtu dhe asaj jetike. Është I njohur kontributi unikal I piktorëve të tillë të Mesjetës si Onufri apo Vllezërit Zografi, po ashtu kontributi I krijuesëve të shquar të pendës si Andon Zako Cajupi, Kristoforidhi, Mihal Gramenos dhe Fan Stilian Nolit.Veprat e këtyre dishepujve të artit dhe letrsisë shqipte mbeten në ballë të panteonit të ndrit Kombëtar. Po ky kontribut vazhdoj në një euvloim permanent, por për hirë të së vërtetës duhet të pohojmë se u censurua dhe u ndalua pastaj tërësisht nga Partia shtet e Diktatuyrës Komuniste për gati pesëdhjetë vjetë, gjë e cila e zbehu disi artin dhe krijimtarinë ortodoksë shqiptare, por kurrësesi nuk arriti ta shuaj tërësisht. Kjo kulturë e vecantë dhe tejet autoktone dhe specifike mbijetoj për të rilindur totalisht pas viteve ’90 duke lulëzuar tërësisht dhe fuqishëm . Ajo është një nga vlerat e rralla të botës ortodokse shqiptare dhe indentiteti I saj I plot.Nisur nga te gjitha këto por edhe nga një fakt tejet domethënës, ortodoksizmi shqiptar mbetet një e vertetë e madhe e kombit dhe njëdomosdoshmëri e zhvillimit, ecjes dhe përparimit të tij drejt së nesërmes.
Referimet :
- Konventat ndërkombëtare edhe legjislacioni për ORTODOKSËT NË SHQIPËRI, problemet dhe zgjidhja e tyre. - ORTODOKSËT NË SHQIPËRI 101 158. Kisha e Shqipërisë (1999), Dyptiqe të Kishës së Shqipërisë, botim i Kishës së Shqipërisë. - ORTODOKSËT NË SHQIPËRI 123 fallsifikimi i historisë, përcaktimi arbitrar i “zonës së ortodoksizmit shqiptar”, - Tajar Zavalani, Historia e Shqipërisë 1998 - Ibrahim D.Hoxha Cameria dhe janina në vitet 1912 dhe 1913, Tiranë 1966 - Qerim Panariti, “Noli: Princ i pakurorëzuar i Rilindjes Shqiptare”, Fan S. Noli, Albumi II, f.
0 comments:
Post a Comment