Tuesday, November 1, 2016

Kujtim Stojku: GËZUAR DITËLINDJEN PREND BUZHALA


Përtej agimit qëndron dielli,
Me kokën e tij të rëndë dhe të kuqe,
Kurse,pemët tashmë në vjeshtë kanë mbetur si shtylla të zinj,
E,fjalët e tua vilen prej qiellit,
Prej kaltrinës qiellore vetëm për ne po luten…
Shkallët e kohës i ke kaluar përmes shkumëzimit të dritës së bardhë,
Thirrjet e errësirës sa vijnë e copthohen,
Unë pas teje eci nëpër këtë natë,
Dhe pas teje mbledh tingujt e zileve prej kallaji,
Që në shpirtrat tanë më pas kompozohen.
Ëndrrat e tua vinin tek ne duke u rrotulluar nëpër qiell,
Disa o Zot nuk ia kanë as idenë,
Por e dhe këta bashkë me të tjerët,
Në ditlindjen e poetit padashur si hipokritë bashkohen.
Si i çmendur renda nëpër ujvara lotësh që ishin bosh,
Grenxat m’u vërsulën për të më pickuar me egërsi,
Por prej shpirtit tim edhe tani një zë bubëllon,
Ai nuk friksohet,edhe kur disa kanë frikë…
Duke ndjekur pas hijet unë gjithmonë kam qarë,
Jam lutur me fuqinë e fjalës lirinë për të fituar,
Por edhe sot thikën po na e ngulin më thellë,
Hije të vdekurish trokasin në derë,janë duke rënkuar.
Fjala jotë këtu është shpresa,ndritet prej qiellit,
Nëpër vite kujtimet të kalrëojnë me të shpejtë,
Dyert kërkëllijnë mbi menteshat e ndryshkura,
Tinguj që nga pas mblidhen me radhë,
Vegime  profetike nga një burrë i urtë.
E mendimet e mia trokasin në tënden derë.
Mbi krah ëngjëjsh ata fluturojnë,
Edhe pse tani ata kalojnë nga një derë e zezë,
Një yll lart në qiell ndriçon,
Gëzuar or poet ditëlindjen,
Si profet të ardhmen e kombit shikon,
Një dolli për ty me fund po e kthej,
Rrofsh sa malet tona,e fjala jote grykave të ushtojë.

Gezuar…

Tiranë,01.11.2016.Ora 09:14.


0 comments:

Post a Comment