Monday, November 21, 2016

Rajmonda Moisiu - Dashuri në Shi!

Sa "shekuj" ne kishim pa u parë,
Po pranë njerit-jetrit na solli ky shi,
Ky shi nervaprishur sikur njerëzit perqark
Puth unë,
Puth ti.
Litaret e shiut po rrihnin me kamxhik,
Keta vitet që kishim humbur që të dy,
Njerezit nën çadra si këpurdha gjumash'
Me puthje mua,
Te puthja ty!
Veç llampa neoni si vajza lënesha,
Se nata e shiut e errët, ish,
Të shtërngoja, me shtërngoje
Puth une, puth ti !
Veç një plak se ç’u ndal te cepi i bulevardit,
Nën mimozen e çelur po na shihte si skuth,
A shi, a lotë, ridhnin nga sytë
Unë puth!
Ti puth! 
e plakut....

0 comments:

Post a Comment