Murat Gashi - TI JE SHTETI !...
Doli mëngjesi i ri. Duhej të nisesha për në punë, të cilën do ta lakmoni shumë bashkëmoshatarë. Jo nga pa’aftësia e tyre, as nga epërsia intelektuale e imja, ata mund ta kenë… Ndoshta nga mosnjohja e personave të duhur. Unë kisha fat…I njoh që të gjithë. I gëzohem që i njoh.
Rrugës teksa po kaloja përkrah me qeset e hedhurinave ( zatën ishte e enjte dhe ishte dita e hedhurinave , ditë kjo e pastërtisë së oborreve si dikur, shume decenie më pare, dhe ndotjes së rrugëve publike, tipike për mentalitetin tonë ), takova një mik timin i cili kishte një hall, si të mund të regjistronte vajzën e tij në çerdhen shtetërore që ndodhej në lagje. Pasiqë punoja në “ shtet “ dhe shteti më donte, si burr i devotshëm që isha dhe jam, pa hezitizëm nuk fillova t’ia numroj kushtet, por fillova krekosjen dhe ndjeja epërsinë që kisha ndaj mikut.” Vajza shkon në çerdhe pasiqë kam hatër në udhëheqësit e çerdhes “… Filluan falenderimet e mikut deri në përulje. Në atë moment godita dy zogj me një hedhje. Vajza e mikut do të filloj çerdhen ndërsa unë sapo përfitova një skllav të së ardhmes.
Vazhdova rrugës, gjithmon përkrah hedhurinave. Rruga filloi të vështërsohet pasiqë në atë rrugë kishin filluar punimet e kanalizimit të pafund dhe gropat të hapura sikur në ditët e para të punimeve. Unë si shtet që isha, i dija arsyet e vonimeve. Punë shteti. Hedhurinat përkrah meje papritmas u zhdukën. Kisha kaluar në lagje tjetër ku e enjtja e lagjes sime ishte e diela e tyre. Pasiqë ishte qendra e qytetit, hidhurina nuk kishte, aty kishte diçka më të neveritshme për syrin tim. Aty ishte një burr, i sakatosur, i damkosur, i palarë dhe aromtik, i shtrirë mbi gurëtgatrorët e sheshit. Para tij kishte një peshqir me ca cent mbi kartonin e tij të zezë. Para vetes kishte gazetën e ditëve të kaluara. Informohej me lajmet e së kaluarës. Më erdhi për të pështirë, ta shkel dhe t’ia përdhosi atë pak njeri që ka mbetur në te. U përmbajta pasiqë isha unë shteti, i cili shikon kah e ardhmja, dhe nuk humbi kohë duke lexuar titujt e së djeshmes. Pak më tutje, më tej meje ishte një grua, karakteristika të njejta me burrin që desh e shkela. Ajo kishte një foshnje në prehër. Ishte e mërdhirë, nuk qante por vetem dridhej. Ndoshta edhe qante… por lëkundjet e dridhjeve nga i ftohti nuk ia lejonte që zëri ti dal jashtë, si jehonë pikëlluese. Ai fëmijë i vogël, dukej se po na kursente neve të ndriturve nga gërhama neveritëse dhe krejtesisht e panevojshme në një shesh që e ndërtova për fytyrën time ( Sheshi shihej nga mediat botërore dhe duhej të dilte bukur ).
Rrugës për në punë ndaloja shumë. Më njihnin persona të ndryshëm pasiqë isha vet shteti. Ata më qanin halle që nuk përfitoja gjë duke dëgjuar. Besoj as nuk do të humbisja gjë nëse nuk do t’i gjeja, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Më vjen për të qeshur kur i dëgjoj problemet e tyre. Janë shumë të thjeshta, fëmijërore dhe banale. Pyesja veten: A mund të ketë njeriu problem për një vend pune ? Si mos të ketë vend pune kur i kemi të bukura ! Duhet të punohet, qoftë edhe si skllav për të mirën e përgjithshme. Kujtoja që në vitet e krizës ekonomike botërore të shekullit të kaluar në një vend hapëshin paradite gropa ndërsa mbylleshin pasdite. Kështu luftohej papunësia, mirëpo paguhej. Ata që ishin më të zot dhe punonin në ndonjë ndërmarrje private më ankoheshin se punonin nga dymbëdhjetë orë në ditë ndërsa paguheshin herë çdo dy muaj e herë i zgjatej pagesa deri në gjysëm viti. Për vlerë të pagesës nuk më tregonin, ose nga turpi ose ngase e dinin që njeriu nuk ngopet. Kështu i pata thënë njeherë se njeriu sa të ketë do të kërkon më shumë. Unë qahesha nga paga e vogël që merrja për gjithë ato punë që kryeja ndërsa ata m’i miratonin ankesat e mia nga besnikëria ose përulësia. Unë isha shteti dhe paguhesha jo më shumë se dymbëdhjetë herë më shumë se mestarrja e tyre. Isha për të ardhur keq. A mund të ketë njeriu problem në shërbimin shëndetësor? Më qahej se gruja e tij gjatë lindjes humbi bebën për shkak të neglizhencës së mjekëve, ndërsa tjetri më thotë që më operuan këmbën e majtë e duhej të operohej e djathta. Janë qesharake ankesat e tyre dhe mezi e mbaja gazin. Ata të mjerë do të mund të shkonin në spitale private siq bëjë unë. Miqtë e mi që hapën ordinance private, nga unë e morën licencën. Mua më paguan, ndërsa une “ I pandërshmi “ rregulloj spitale shtetërore në mënyrë që t’I shërbej qytetarëve të mi. Këtë veprim e bëja në të mirë të tyre dhe në dëmin tim. Unë, si i mendjendritur që isha, ndërtoj spitale me mure por në spital më e rëndësishme se muret është shërbimi. Shërbimin e mirë e kryejnë ordinancat private. Duhej të isha mirënjohës ndaj miqve që hapen spitale, duhej t’ia ktheja disi pagesën e licencës, dhe pagesa kthehej në mos’shërbim të spitaleve, mure që i ndërtova.
Para hyrjes së ndërtesës ishin mbledhur një grup fshatarësh të disa fshatrave. Dukeshin si “ palaqo “. Disa prej tyre kishin edhe plisin e lashtë – antic mbi kokë. Mu duk sikur u “ngritën” nga varri Isa, Mic…Azem e Shota etj. Nga varri... Por këta “ trima të ringjllur “ nuk kërkonin mëvetësinë e Shqipërisë apo luftimin e çetnikëve. Në vend të pushkëve tytëgjata, ata kishin pllakata shkopëgjata. Mbi pllakat shkruheshin kërkesa të ndryshme. Disa që mund t’i dalloja teksa ngjitja shkallët ishin: “ Duam punë, Duam rrymë, Duam ujë të pastër, Duam kullota…” dhe duke marr parasysh sensin e humorit që kam, do të duhej të ishte edhe një pllakat me mbishkrim “ Duam Dhi “.
Në zyre i analizoja kërkesat në mendjen time, gjithesi banale: “ Duam punë “ – ç’e do punën kur mund të jetosh edhe pa punë? Me plis mbi kokë do punë? Jo, kjo i përket historisë së lashtë kur i bënin ball sundimit lindor. Pllakata e dytë që arrita ta kujtoj ishte “ Duam rrymë “ – Mendoja, ç’e do ai rrymën byzë bjeshkëve ku edhe plisi ende përdoret ? Kërko ujin buzë bjeshkëve !!! Kjo nuk do mend se në ato bjeshkë ka shumë burime uji, edhe borë ka më shumë se gjysëm viti. Ai protestues ujë ka , por nuk e dinë i gjori se ku është uji. Ne nuk mund t’i dërgojmë ujësjellës në male kur kemi ende sheshe me Fontana për të ndërtuar. Dukemi më bukur në televizione. Por kërkesa më qesharke e tyre e shprehur përmes plakatave ishte “ Duam kullota “. Me percaktimin ndërshtetëror të përcaktuar sakt nga unë shteti dhe kolegu im fqinjë, paskemi kaluar përmes kullotave të njerit prej plisëve ( ky kishte edhe shall të bardh, padyshim antic ).
Kujtoja problemet e tyre dhe qahesha për pagen time, duhej të merresha me këta njerëz e me këto ankesa të tyre sa edhe vet Zeusi do ta kishte problem. Zeusi kishte rrufenë dhe godiste, ndërsa unë kisha lapsin dhe nënshkruaja. Nënshkruaja edhe pa e lexuar, nënshkruja edhe kur e dija që ai nënshkrim vlente sa miliona dëme. Nënshkruaja në letër të bardhë që për dikë do të ishte vulosja e jetesës së zezë. Nënshkruaj pa u ndalur e me zell. Djersitesha nga koka deri tek këmbët vetëm të nënshkruja në fund të fletores. E shkarravitja çdo cep të saj. Nuk më vinte keq. Nuk më vjen as sot keq. Qëllimi i praktikimit të nënshkrimit dikur ishte përsosja e tij, sot nënshkrimi im ka vlerë, ka forcë, ka ndikim dhe është vet pushteti. Jam pushteti dhe përherë dua të jem. Sepse jam Zeusi, Zot i qielli të godas me rrufe!....
0 comments:
Post a Comment