Pa pritur më
doli përpara një “shkrimtar i madh”,ashtu siç i quajnë disa…
Se në më lejohet
të shprehem kështu,këta talente mesatare,që në të gjallë i mbajnë për gjeni,jo
vetëm zhduken pa lënë gjurmë pas vdekjes,por edhe kur janë ende gjallë,brezi i ri
si përfill dhe i harron me shpejtësi të çuditshme.Ndodh si ndërrimi i dekorit në
teatër.Se s’janë si Pushkini,si Gogoli,si Molieri e Volteri që u ra për pjesë të
thonë një fjalë të re.Se edhe vetë këta zotrinj me talent mesatar,me t’u moshuar,konsumohen
për ibret,ndonëse nuk e vënë re këtë se jo rrallë ndodh që një shkrimtar,të
cilit i veshin ide të një thellësie të pamasë dhe ndikim të jashtëzakonshëm në
zhvillimin e shoqërisë,zbulon aty nga fundi ca ide aq të vockla,saqë askush nuk
dhembshurohet që u konsumua aq herët.Por thinjoshët këtë se vënë re dhe
zemrohen.Sqima merr ndonjëherë të tilla përmasa,saqë s’ke si të mos habitesh.Një
Zot e di për kë e heqin veten,ndoshta për perëndi Olimpi…
Disa thonë se u
takon të ledhatohen,të miklohen,,të pështillet me dashamirsinë që tregon
dikush,kur ua kishte nevojën dhe,kuptohet,kur ua rekomandonte dikush…
Para një viti
lexova një shkrim të tij të fryrë si tullumbace,që pretendonte për poezi e
pskologjizëm.Në të flitej për mbytjen e një vapori në brigjet e Anglisë,thoshte
se i kishte parë me sytë e tij veprimet për shpëtimin e jerzëve.Ishte një
shkrim fjalë shumë,vetëm se i hidhte ca furça vetes. “Pa shihni se ç’provoja unë
në ato çaste: e,ç’ju hyn në punë deti,shtrëngata,anija e shkatërruar?Shihni si
ua bëra unë të ditur gjithë këto me penën time të fuqishme! E pse duhet të
shihni patjetër një grua të mbytur me foshnjën në krah? E para është të më
shihni mua, se isha unë ai që se durova dot këtë hata dhe i hoqa sytë; ia
ktheva shpinën! A s’është mikluese kjo që bëra? – Ja se çkërkonte të shprehte
me atë shkrim.
0 comments:
Post a Comment