RIT I LASHTË
Drini vrapon shtratit të Dardanisë mes dy brigjesh motra.
Ndër vite të përgjakura thithi shkujën e trungut amë
Që u bë edhe njëherë fortesë e fidanit të ri.
Ndër vite të përgjakura thithi shkujën e trungut amë
Që u bë edhe njëherë fortesë e fidanit të ri.
Valët lidhen nyjë, përdridhet Drini amshueshëm,
I papërkulur nën brishtësinë e kohës lehonë.
Dy mijë vjet u përshkel e s’u shtrydh kurrë.
I papërkulur nën brishtësinë e kohës lehonë.
Dy mijë vjet u përshkel e s’u shtrydh kurrë.
Fantazmat me gotë gjaku epshin duan ta shuajnë
E të prehen në brigjet motra, por Drini i treti...,
U bë rit i lashtë në pritje të Agmisë.
E të prehen në brigjet motra, por Drini i treti...,
U bë rit i lashtë në pritje të Agmisë.
TROTUAREVE TË QYTETIT
Tek pinim kafe në ëmbëltoren e qytetit, Rrezen e diellit urreja..., Sytë m’i rrëmbeu nga dashuria, Zhytur thellësisë së jetës, Trotuareve të Qytetit... Tryeza mbushur me gota e filxhanë, Mbytej nën shkëlqim të rremë, Edhe lumit i humbi kënga mitike... Në këtë ditë, Mizat belbëzojnë këngën e lotit, Përzier në një sofër të zuzulusë, Nën ngrohtësinë e diellit të gënjeshtërt. Tashmë, shpirti im i lodhur Kur i sheh këto miza të këndojnë, Urren edhe dritën e diellit...! E ç’faj të kam unë, më tha rrezekëputura ....trotuareve të ngushta. Monotoni e jetës tani bie…
KRYEMIZAT E PANGOPURA Kryemizat të pangopura, prej kohësh kërkonin kullotën e vjeshtës... E, të mjerat nuk e dinë se sa shumë i urreja... dje dhe sot. Ua tregoj rrugën. Tash kullotni në grumbullin e gërmadhave, Mbytur prej mediokritetit tuaj, ’Hani e pini sa të doni,’ u thashë! S’keni faj ju, unë ua dhashë fjalën (kokrrën), Përvëlohuni nën diell sot dhe silluni rreth qafës sime Këputur nga damarët e kohës lëmoni fytin bosh! Përditë nga pak strajcës sime po i vjen erë e përmotshme, Së shpejti, një ditë kur do t’ju kap akulli, as toka s’do t’ju mbajë, As dielli s’do t’ua ngrohë trupin kokërdhak, deti s’do t’ju lajë, Ju, që kullotët lëkurës së pranverës e vjeshtës së artë!
LETRA E BARDHË Po zgjatet e po zgjatet... salla mbretërore e fryrë, Të vjellurat s’kanë të ndalur, pashai i kohës s’ndalet... Lëngu i ndytë i moçalit stërpik bimët në hapësirë. Aty, ku shtrihet letra e bardhë mbushur me shkronja, Çdo ditë grithen tavolinat e shkronjat ta nxinë shpirtin. Të mbledhur nga moçalet e tjera në një vend parajse, Fronti mbretëror derdh vetëm ëmbëlsirë e s’ngopen dot. E tani, edhe tavolinat ndjejnë dhimbje grithjesh... Trotuareve, mëndesha endet e shushatet çdo ditë, Cicërimat e zogjve më kot kërkojnë këngë e dashurisë Fjalët i kap ngërçi, s’fluturojnë dot, heshtja s’duron më... Këndoni pra, këndoni ju në sallën mbretërore! Salla po zgjatet e zgjatet prej thonjve tuaj, Se, “koha po e ha tërshërën”, thotë fjala popullore.
SONTE JAM I SËMURË Neonet e dhomës më duken të egër, i sëmurë jam. S’dua ta shoh këtë dritë! Faj s’ka, por unë i tillë jam sonte. S’dua ta shoh as veten në gjinjtë e kësaj mbrëmjeje, Dua vetëm çmendurinë të përfunduar përjetësisht...! Sonte, askush s’më ka faj për nihilizmin tim, As dritëshkreta e mbrëmjes që na ndrin jetën, As shkronjat që shumë vite i desha e i mësova: Të kem ardhmëninë, ta flak hijen e së kaluarës! Një rrëqethje më përshkon dhimbjes, dashurisë, Mes sëmundjes nervore, turpit dhe inatit Që më shtang guximin, të bëj të pabërën...! Por kot së koti mundohem të zbërthej labirintet, Që i ka mbështjellë prej vitesh shpirti im i lodhur, Dergjur në boshllëkun tim, sonte jam i sëmurë...
0 comments:
Post a Comment