HIJA E ZHVESHUR
(Prozë poetike)
E dëgjova të (pa)thënën, dhe nuk iu besova veshëve të mij, as syve, që i buburisja tek shikoja lëvizjet e pakontrolluara të saj, të cilat, mbase nuk mbaheshin drejt me shiritin e taktit të fjalëve.
Nuk e di a fliste për dashuri, që e kishte ngatërruar me ëndrrën e parë syçelur, apo kishte hyrë thellë në halucinacione, të cilat ia prishnin imazhin bisedës së (pa)nisur.
Dashurinë e saj ka kohë që e kishte zërë gjumi, duke e përkundur e kënduar ninulla të lëna përgjysmë nga mosdija.
Hija, ishte zhveshur nga trupi i saj, sepse nuk e duronte dot trashësinë, rrinte gatitu matanë murit të dëgjimit dhe ia përpinte pëshpërimat mezi të dëgjuara, madje as të kuptuara, veç rrapëllimat e belbëzimeve që kudo krijonin monotoninë.
Çfarë çudie e çuditshme. Nga memecëria e zëshme, as në fillimin i fundit, e as në fundin e fillimit , nuk u gjet dot numri i kodit, për ta hapur portën e mbyllur të dashurisë , tevona, për ta degëzuar nëpër ditarin e hapur të vargëzimit…

e premtja lindi një të shtune në diellishtë
në shuplakë të saj treg(t)ohen fjalët
në shuplakë të saj treg(t)ohen fjalët
nëpër mesudhë takohen takimet
dhe zërat kudo thërrasin në pritje për shitje
dhe zërat kudo thërrasin në pritje për shitje
këtë të shtunë plaçkat e mundën vjetërsinë
e pritja ime e takoi ardhjen tënde të vonuar.
e pritja ime e takoi ardhjen tënde të vonuar.
LËRMË...
lërmë të frymoj siç merr frymë mali
mos më erëmo me erë të rëndë të tradhëtisë
mos më erëmo me erë të rëndë të tradhëtisë
lërmë të okupohem i tëri nga rrezet e diellit
mos më bëj pritar para portretit të bukurisë
mos më bëj pritar para portretit të bukurisë
lërmë të shkrihem i tëri në sytë e tu bojë qielli
mos ma ngulfat as tingullin thirrës të dashurisë.
mos ma ngulfat as tingullin thirrës të dashurisë.
U NISA...
u nisa udhës së psherëtimave
ta zë hijen tënde
ta zë hijen tënde
nuk kish(t)e vend
për ta fshehur vetminë e mbyllur
për ta fshehur vetminë e mbyllur
në(për) ofshama të lagura
ecte lodhja ime e bukur
ecte lodhja ime e bukur
sot u nisa udhës së shpresës
ta thërras emrin tënd DASHURI...
ta thërras emrin tënd DASHURI...
NDËRROHEN P(I)YKAT
shpesh ndërrohen p(i)ykat
në(për) shuplakën e shtrirë të fatit
në(për) shuplakën e shtrirë të fatit
dhembjet (shpër)ngulen me bagazhe malli
në mprehtësinë e motit të përgjakur
në mprehtësinë e motit të përgjakur
psherëtimat lagen në pellgun e lotëve
për t'u çliruar nga barra e djersitur e mërzisë
për t'u çliruar nga barra e djersitur e mërzisë
edhe caqet ndërrohen sikur t'i shkulte era
dhe fshihen nën maskat e maskuara tradhëtisë...
dhe fshihen nën maskat e maskuara tradhëtisë...
NË ÇASTIN E (SH)KËPUTJES
e zura një shpresë tek ikte
nga dahu i një zjarrmie të prusht
mbuluar me hirin e kohës së djegur
nga dahu i një zjarrmie të prusht
mbuluar me hirin e kohës së djegur
ia çela portën edhe pritjes
t'i ngjitet vizabardhave të (pa)shkëputura
t'i ngjitet vizabardhave të (pa)shkëputura
koha e zuri në cak
perin tek e tërheqin andej- këndej dy hije
perin tek e tërheqin andej- këndej dy hije
e në çastin e (sh)këputjes
zhurmshëm (do) (të) duartrokasin heshtjet.
zhurmshëm (do) (të) duartrokasin heshtjet.
E ÇASTIT
Kjo mjegull e përpinë shikimin
Kudo fshehtësi
Kudo fshehtësi
Veç imagjinata e gris perden para sysh
E dëshira e rrit vogëlsinë e saj
E dëshira e rrit vogëlsinë e saj
Eh…mjegull është
Dendësia më lidh dashurisht me ty.
Dendësia më lidh dashurisht me ty.
(S)E DIJA...
(s)e dija që të mirën e mbuluan me të hirtën mbulesë
dhe ia zbuluan të keqes lakuriqësinë
dhe ia zbuluan të keqes lakuriqësinë
turpin e fshehën në gëzhojën e tyre
për të lodruar zezona lirshëm nëpër tavolina të dështimit
për të lodruar zezona lirshëm nëpër tavolina të dështimit
e dija që nga gjumi (s)do të zgjohet habia
dhe në fytin e drithërimës do të shkundet veç qetësia.
dhe në fytin e drithërimës do të shkundet veç qetësia.
NDRYSHE...
ndryshe (e) (për)fytyroja (ardh)mërinë
e ndryshe polli ndryshimi
e ndryshe polli ndryshimi
për faqe të zezë
rripi nuk ishte futur (në)për vegëzat e tyre
e lakuriqësia u vizatua në pasqyrën e hukatur
rripi nuk ishte futur (në)për vegëzat e tyre
e lakuriqësia u vizatua në pasqyrën e hukatur
ndryshe (e) (para)mendoja shpëtimin
por ëndrra në pritë na u vra
e lotët rrjedhin si ujëvarë pa (ia) nda.
por ëndrra në pritë na u vra
e lotët rrjedhin si ujëvarë pa (ia) nda.
FIKSIM...
të kam në fiksim
me sy të mendueshëm
me sy të mendueshëm
(as) një çast nuk shkëputet
imi venerim
që shkrihet brenda syve të tu heshtak
imi venerim
që shkrihet brenda syve të tu heshtak
veç një mall
zuri vegë diku brenda shpirti tim
zuri vegë diku brenda shpirti tim
dhe një digë
që mbledh ujët e lotëve
rrjedhur nga plaset e dhembjeve
që mbledh ujët e lotëve
rrjedhur nga plaset e dhembjeve
udhës së shikimit
krejt i (për)malluar
gjithnjë të kam në fiksim.
krejt i (për)malluar
gjithnjë të kam në fiksim.
E VRANË FJALËN
(Astrit Deharit)
E vranë fjalën thirrëse për liri
Që dashurinë për (at)dheun e mbante në gji
Që dashurinë për (at)dheun e mbante në gji
E prenë në besë kushtrimin e ri
Këngën (ri)kënduar e shndërruan në elegji
Këngën (ri)kënduar e shndërruan në elegji
E këputën një lule të kuqe korbat e zi
Ngulfatën shpresën për t’(mos) qenë në robëri…
Ngulfatën shpresën për t’(mos) qenë në robëri…
PËRTEJ TË SOTMES
përtej së përtejshmes
më është tretur shpresa për takim
më është tretur shpresa për takim
ëndrra u fsheh në të satën palë të territ
e (s)ka më shpresë për kthim
e (s)ka më shpresë për kthim
veç shiriti i kujtesës ngeli i pakëputur
edhe në çaste kur ka drithërim
edhe në çaste kur ka drithërim
përtej të sotmes së lodhur
e nesërmja (a) do të ngjeshet me guxim...
e nesërmja (a) do të ngjeshet me guxim...
NË MBËSHTJELLËSIN E GJUMIT
(Prozë poetike)
Zura vend në një kthinë gjysëm të errët, ku edhe hijet humbnin çdo gjurmë. Ulur bashkë me heshtjen, mbuluar nga errësira, e cila grimcon edhe atë pak dritë gati të harxhuar.
Nuk isha i vetmuar, kujtesa më bënte shoqëri, herë më futke në dhomën e dëftimit, herë më nxirrte jashtë, për ta përcjellur çdo lëvizje apo cokatje këpucësh të femrave nëpër kalldërmet e qytetit të përbirë nga fyti i uritur i kësaj nate.
Ashtu kujtueshëm në atë kthinë, kokën mbështetur në ngrehinën e murosur, sytë m’i rëndoi terri që kishte nxirë çdo bardhësi, e më futi në mështjellës të gjumit.
Për një çast u gjenda para portës ku (s) kishte hyrje –dalje, përveç hijes sime të dalur nga trupi im i gjumosur. Nuk pata kohë të gjejë hijen e ngatërruar skutave të ëndrrës së përçudnuar, kur një zë
doli si klithje për të ma zgjuar ëndrrën, e për të parë të paparën si shkrihet ngadalë në mua…

(S)KE ÇKA PRET
keq(je) dhënë pas së keqes
me unin tënd që çdo gjë vret
me unin tënd që çdo gjë vret
nëpër tonat shkronja trup kërceve
veç zezonës vegjëlia s'ka çka pret
veç zezonës vegjëlia s'ka çka pret
nuk ka ditë që nuk trimërohesh
dhe pandeh se je si mbret
dhe pandeh se je si mbret
s'kanë si mbyllen plagët e hapura
kur hasmërinë me lot (s) e tret
kur hasmërinë me lot (s) e tret
(e shkruar me shkas).
TRAZIM
duke i fryer erës së lazdruar
vjeshta shkund gjethet zverdhake
e i zhvesh ngadalë degët e degëzuara
vjeshta shkund gjethet zverdhake
e i zhvesh ngadalë degët e degëzuara
zgjon edhe kujtimet e mia
tek qëndronin si të fjetura
në një nga kthinat e harruara
tek qëndronin si të fjetura
në një nga kthinat e harruara
nganjëherë nuk len (as)kund qetësi
zhvesh ëndrrën nga lëkura e natës
trazon edhe gjumin nga kllapia e fjetjes.
zhvesh ëndrrën nga lëkura e natës
trazon edhe gjumin nga kllapia e fjetjes.
PORTRET I SHKRIRË
Sytë e tu (për)mallshëm më shikonin
Birucave të (tej)dukshme të kufirit ndarës
Si nëpër vrima të kohëve të ikura
Birucave të (tej)dukshme të kufirit ndarës
Si nëpër vrima të kohëve të ikura
Frymëmarrja jote shpeshtake
Ia zgidh kokën thesit të mbushur me mall
Të (ç)lirohet shpirti i lodhur nga e rënda barrë
Ia zgidh kokën thesit të mbushur me mall
Të (ç)lirohet shpirti i lodhur nga e rënda barrë
Në tëndin shikim e pashë portretin tim
Tek shkrihet pahetueshëm brenda tëndes kujtesë
Për t’u ringjallur si Feniks nga hiri i dashurisë.
Tek shkrihet pahetueshëm brenda tëndes kujtesë
Për t’u ringjallur si Feniks nga hiri i dashurisë.
COPËZA MALLI
Në(për) copëza të ndara të mallit
Shtrihet kujtimi për ty
Shtrihet kujtimi për ty
Edhe pikla të shprishura të hallit
Rigojnë heshturazi posi shi
Rigojnë heshturazi posi shi
Sikur shkëndijë e gurit të strallit
Xixëllon e jonja dashuri si magji.
Xixëllon e jonja dashuri si magji.
E ÇASTIT
I
pas këngës së dëgjuar
një sinkopë
i futi tingujt në xhep
pas këngës së dëgjuar
një sinkopë
i futi tingujt në xhep
II
pas pushimit të fjetur
si në ëndërr
nis një dashuri e trazu.
si në ëndërr
nis një dashuri e trazu.
0 comments:
Post a Comment