Friday, March 9, 2018

Arqile Gjata: NË FESTËN E GRAVE

Në Ditën e madhe të 8-të Marsit, me këto vargje Uroj nga zemra gruan, vajzat e mia, motrat dhe gjithë mikeshat për një Jetë sa më të shëndetshme, sa më të begatë dhe të gëzueshme!

Sot qyteti
mblodhi gjithë rrezet e diellit,
ngjyrosi sytë dhe buzët e grave!
Gratë,
u krehën bukur
për të krijuar tinguj
për çdo dëshirë.
Ato ecin kudo,
çdo çast në bregun e ditës
kërkojnë diejt e jetës.
Të thinjura nga mjegulla e malli,
në mbrëmje shkëlqimin ua kthejnë të dashurve
me disa përkëdhelje e lirizëm femëror!
Gruaja…
Gruaja
thellësi jete në kaltërsinë e qiellit.
Aromë nëne,
e përditëshme në gëzimet tona,
kujtimi i saj ka hyrë thellë në dashurinë tone.
Në kthjelltësin tonë të dashurisë
puthjet janë të gjata,
buzëqeshjet vazhdojnë
në këngë djepi e vuajtje,
në ditët me shi a me flok të thinjura
gruaja të lë pa qiell.

0 comments:

Post a Comment