Tregim
Bora sa kishte nisur tëhollohej nëpër rrugë. Degët e pishave ishin shkundur mbrëmë nga një erë e fortë që donte t’i shkulte ato me rrënjë. Por natën, sërish një shtresë e imët ishte shpërndarë mbi syprinë të borës së dendur, e cila kishte rënë gati tërë dimrit. E po shkrihej ngadalë. Trashësia e saj, dikund dikund, arrinte deri në gjashtëdhjetë centimetra.
Një ditë para të martës, A. shfletoi disa faqe të librit “ Të vdekurit e gjallë”, të cilin ia kishte sjellë miku i tij, Hari . Ai ishte kthyer vonë, nga ora njëmbëdhjëtë e natës. Pak para se ta zinte gjumin A., cingëroi telefoni: Ke fjetur ? u dëgjua zëri i Harit. Ai zë vinte valë –valë, si me dhunë dhe nuk dëgjoej qartë. Po A. zërin e tij e njohu ,sapo i erdhi më kumbueshëm.
-Sa u bëra gati të shtrihem!- i tha A. Paske arritur?
-Sa zbrita nga aeroplani. Tash jam rrugës për në banesë. Librin e porositur ta kam sjellë. Nesër, si të jetë e shkruar, do të takohemi të vendi i fjalëve të urta. Ashtu e kishin pagëzuar atë vend. Ata atz takoheshin, herë katër e herë pesë, pesë miqtë e pandarë . dhe aty secili rrëfente një pjesë të përjetimeve, të historisë, të arsimit , dhe të ditëve jo shumë të bukurra që po i kalonte atdheu i tyre në Jug.
A. mblodhi rreth vetes jorganin e tij të hollë, dhe pastaj edhe një batanije , por ndjeu se kishte një të mërdhirë të çuditshme, e cila i shpërndahej nëpër trup. si rrymë elektrike, herë e lehtë e herë-herë , si mornica me një temperaturë të ndjeshme.Disa herë u ngrit natën , dhe sikur, nga ora tre e natës. e kishte zënë një gjumë i rëndë.
Pak para se të dilte agimi, ai kishte parë një ëndërr të tmerrshme. Ai kishte vajtur me një kosë në dorë tek pemishtja e tij , dhe ishte ulur për të pushuar pak. Ishte mbështetur për trungun e një molle dhe, për një çast e kishte zënë gjumi. Një bollë e trashë, me trup të madh, me gojën sa një shpellë i ishte veshur për trupi, si kulpër . Kokën e kishte futur nën sjetull të tij , ndërsa bishtin u përpoq t’ia vente në qafë. Në ato çaste iu kujtua se kishte një thikë në xhep. E futi dorën thellë, e nxori me shpejtësi të madhe, e hapi dhe ia nguli bollës në kokë...pastaj e tërhoqi për barku derisa e çau deri në fund. Ajo u shtri para syve të tij, e ngordhur. I trembur, u zgjua nga shtrati, iku deri në kuzhinë, lau sytë dhe piu një gotë ujë të ftohtë. Po dridhej nga frika. Po ishte vetëm një ëndërr e asgjë më shumë.
Ra sërish. Afër oxhakut ndihej era që frynte..fju! Por i lodhur, atë e zuri gjumi. Ëndrra e dytë e tmerroi më shumë se e para. E riktheu në vitet e para të pasluftës. Ishte një ditë e bukur vjeshte me diell të ngrohtë. Iu fanit në ëndërr Selmani. Ai trupshkurti me flokëkaçurrela, gjithmonë i buzëqeshur. E përqafoi A. Ishte i leckosur, i hajthëm në fytyrë. I tha se po vinte nga parajsa. Por më kishte rrëmbyer malli për vendlindje, njerëzit, varret e dëshmorëve. Erdha ta shoh pranverën, marsin e dhimbjes sime..lulet që i japin bukuri malit..gurrën të Kroi i katundit..eh sa jam përmalluar. Atje është errësirë. Kam takuar shumë njerëz...që i vrau një plumb pas luftës..një plumb që nuk kushtonte më shumë se pesëdhjetë cent. E di ti si më morën? Ishte ditë e premte. Unë dola nga shtëpia për të takuar ndonjë shok. U ula të Ura e Konakut dhe e shikoja i habitur lumit ..më dukej i tëri në gjak..e gjak nuk ishte. Hyra një një veturë..me njerëz të njohur. Kur erdhëm të rruga e kryqëzuar, makina ndryshoi drejtimin. Më çuan në një dhomë të errët...një qiri të ndezur në mes. Pastaj erdhën, me maska në fytyrë. M’i thyen kockat e këmbëve e të duarve..Më gjakosën nëpër fytyrë..As ujë nuk më dhanë..E pastaj ndjeva një të shtënë në kokë. Dhembja ishte përvëluese. Të shtënat tjera nuk i ndjeva më. Erdha sot..erdha të shoh..a kanë çel pemët..erdha të shoh gurët e sokakut ku kam ecur këmbëzbathur..erdha t’u tregoj se atje, është edhe një ferr..atje ku do t’i pres xhelatët e lirisë, vrasësit...atje do të zihen në kazan e t’i lajnë mëkatet..vrasësit e lirisë !
Po c’mëkat bëra unë? Ç’mëkat? Ku ishin ata që na thanë: na jemi këtu! Na do të ju mbrojmë! Easnjë plumb nuk e shkrepën...E sot? Erdha t’i dëgjoj nëpër foltore..t’i dëgjoj rrahagjoksit, patriotët...dhe u zhduk hija e tij. A. u ngrit i djersitur...kishte qarë si fëmijë..edhe kur u zgjua lotët i shkuan rrëke nëpër fytyrë.
E mban mend mirë atë ditë shtatori të vitit dymijë. Kur autobusi u ndal në stacion, A,ai zbriti me një çantë të vogën në dorë. Para shitores takoi Danin, atë shokun e vjetër, i cili verës u sillte bukë te lumi, shokëve të brezit. Kur e pa, u gëzua shumë. Por dukej i zverdhur në fytyrë. Nuk u përmbajt: Çfarë ke? Të ka ndodhur ndonjë e keqe?
- Jo, mua jo. Por po ta them një lajm të keq:e kanë gjetur të vrarë komandantin. E kanë vrarë Selmanin!
-Si ? E paskan vrarë? Si , si? Kush e paska vrarë? Ç’dorë tinëzare, vëlla? Edhe kjo , edhe kjo!
- E kanë gjetur të Dheu i kuq, të vrarë. Lajmin e mora para një orë..nëpër mollëza i shkuan lotët...Ndërsa A. u ngri në vend. Nuk kishte më fjalë !
Iu fanit në ëndërr Selmani: i gjakosur, me rroba të leckosura,faq parruar, flokë të pakrehura, ishte thjeshtë, një ëndërr e keqe dhe e trishtë!
Te Dheu i kuq thonë se në mars nxjerrin kokën nga toka disa lule të kuqe, të cilat i përngjajnë ngjyrës së gjakut !
Monday, March 12, 2018
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment