Monday, March 5, 2018

Arqile Gjata: NË MBRETËRINË E KANUNIT


Mbretëria e kanunit...
nga koha e pishës, vetmi e lot
mëngjezi i viteve me plagë,
fëmi lindin e riten me ngjyrën e vdekjes!
Pikëllimi i voglushve...
varfëri,pa babë e bukë,
dora e kanunit funerale të shurdhëra.
Nga barku i tokës, era e gjakut
shtojnë farën e hasmit!
Koha e kanunit e nëmur...
e zia e varfërisë puthin baladën e vdekjes,
helmi i hasmit mbyll shtigje e rrugët e jetës.
Fëmi të zbardhur, vdekja i mallkon
ua vjedhin buzqeshjen, lodrat,
në kënd të murit, hasmi
njomzakes shpirtin ia kryqzonë!
Gjakëmarrja e pashpjegueshme...
as ligji, as kryqi as Zoti
kullën e ngujimit s’e djegin dotë...
Fëmijë lindin të thinjur,
vdesin pa diell në sy!Arqile

0 comments:

Post a Comment