(Me rastin e ditës së Mësuesit)
Nëpër stinë vinte nga larg
Me xhaketën e vjetër në arna
Ne ,të ftohur nga koll i keq ishim!
Por,fjalët e tij,për ne ishin barna
Me xhaketën e vjetër në arna
Ne ,të ftohur nga koll i keq ishim!
Por,fjalët e tij,për ne ishin barna
Herëpasherë, gjoksin ia shtrëngonte një lëmsh
Me këpucët e Lulit kalonte dimrat e gjatë
Nga balli shpesh fshinte djersët e ftohta
Pastaj,fjalët derdhnin shtrëngatë.
Me këpucët e Lulit kalonte dimrat e gjatë
Nga balli shpesh fshinte djersët e ftohta
Pastaj,fjalët derdhnin shtrëngatë.
E përsëriste,duhet dashur njëri-tjetrin,
Si motra që do vëllaun e nëna -djalin
Për Atdheun,më të dashurin që kemi
Të jemi të bashkuar si mishi me ashtin
Si motra që do vëllaun e nëna -djalin
Për Atdheun,më të dashurin që kemi
Të jemi të bashkuar si mishi me ashtin
Të kujdesemi për prindërit,si ata për ne
Në qiellin e zemrës kurr mos të ketë re
Ta mbrojmë gjuhën dhe kulturën tonë
Nëse e lyp nevoja qoftë edhe një shkronjë
Në qiellin e zemrës kurr mos të ketë re
Ta mbrojmë gjuhën dhe kulturën tonë
Nëse e lyp nevoja qoftë edhe një shkronjë
Në çdo shkronjë do ta gjeni nga një urë
E me këto ura do të lidhni shumë brigje
Në çdo fjalë të thënë,guri të lindë zogj,
Lirshëm të fluturojnë në qiellin pa shtigje.
E me këto ura do të lidhni shumë brigje
Në çdo fjalë të thënë,guri të lindë zogj,
Lirshëm të fluturojnë në qiellin pa shtigje.
Kështu n'a udhëzonte mësuesi ynë në hall'
Me xhaketën e sfilitur dimrave të gjatë
Kolla a ndonjë e keqe të sulej vërdallë
Fjala e tij ishte Gjeneral i ushtrisë së gjallë.
Me xhaketën e sfilitur dimrave të gjatë
Kolla a ndonjë e keqe të sulej vërdallë
Fjala e tij ishte Gjeneral i ushtrisë së gjallë.
0 comments:
Post a Comment