Tuesday, March 6, 2018

Kasam Shaqirvela: CIKËL POETIK

Shpërnguljet e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit, Çamëria dhe gjithandej 
nga u dëbuan shqiptarët etnikë nga trojet e veta stërgjyshore.

VATRA E RrËNUAR MBA ZJARr TË PASHUAR
Kur tabllotë e një albumi të pluhurosur e t’haruar
Më dalin përpara syve të mi, të lodhur n’pagjumësi
Pas gjurmimeve nëpër arka të ndryme mendimesh
Fotot e shpërnguljeve të shqiptarëve nga trojet e veta
Nga sanxhaqet e ndryshme otomane të mbarë Shqiptarisë
Një hartë e prerë me gërshërë sipas dëshirës së kërkuar
Troje të plaçkitura, të shitura, të coptuara dhe të haruara
Sot e tërë ditën, nëpër to mund edhe të shëtitesh si vizitor
Por je i padëshirueshëm dhe i ndjekur e i survejuar gjithandej
Vetëm e vetëm se të njeh vendi e toka ku tu përkund e jotja koka
Sepse ata që erdhën në trojet e tua u bënë zot të trollit tonë
Vizatuan ca skica e tapi të reja për tokat tona të pushtuara
Sot e gjithë ditën me falsifikime e përvetësojnë të huajën
Dhe pa fije turpi trumpetojnë dyerve t’mëdha të Evropës
Sikur të jenë ata viktimat a ne na paraqesin si përbindësha
Kurse tapitë tona të vjetra që i administronte otomani
I morën dhe i fshehën, i mbyllën në shtatë palë dryna
Saqë tani edhe vetë ata që i fshehën nuk mund t’i gjejnë më
Dhe ne, hala, presim nga të tjerët të na dalin zot sot e për mot?!
Sepse, vetë nuk kemi kohë e mes vete merremi me cikërrima...
Dhe, çështjet që kanë të bëjnë me tërësinë e trojeve tona
Me përparimin tonë si komb, me zhvillimin tonë strategjik
Si duket i kemi lënë për një herë tjetër, sikur tani s’na bëhet vonë
Pra, sa herë që më tymnon truri nga kokëzierja ime e kahershme
Unë shtrydh mendimin deri në pikën e fundit të kujtesës, sakaq
Më vjen në mend një thënie e popullit tim “mali digjet a plaka krihet”
Dhe para syve të mi më del karvani me plaçkat e ngarkuara mbi qerre
Që i tërhiqnin udhëve me baltë, gjedhi i zanun në zgjedhë
Dhe vargani i njerëzve të raskapitur nga udhëtimi i gjatë
Tepër i mundimshëm deri në atë shkallë sa shpirti të shkyhet
Strajcën hudhun krahëve me një trohë buke, me gjedhë, me dhi e bere
Dashtë e padashtë trurit tim m’i bie si një hije me gjamë
Ky teatër, kjo tragjedi që luhej në akte sikurse një dramë
Vallë janë këto qiraxhinj apo muhaxhirë që dëbohen pa mëshirë?
Nga shtëpitë e tyre stëtgjishore, nga tokat e tyre dem baba dem
Dhe votra të rrënuara ku brenda mbetën veç gacat me zjarrin e pashuar
Dhe, si të më merr gjumi?-kësaj nate të gjatë, kur kujtimi atë e largon
Pareshtur këto dëbime makabre kujtesa ime e ngarkuar m’i kujton
Gjithçka që ishte e gjallë u dëbua,gjithçka që ishte me vlerë u shkatërrua
Por gacat e prushit të zemrës sime, nuk u fikën, ata djegin edhe sot
Zjarrmia e tyre për vatrën time stërgjyshore arbërore s’u shua për mot
Dhe, nuk shuhet tani e nuk do të shuhet as në të ardhmen jo, kurr’
Sërish atje, tek Molla e Kuqe, ne dasmat tona do t’i bëjmë me një flamur
Si Tuzi e Ulqini, si Janina e Preveza, ashtu siç festonin erdhe ata dikur.

PIRrO BURrI
Pirro nga Epiri
Me këtë emër të lashtë
Historia të thiri
Betejave n’pagëzim
Nga ky vendi im
Për ty o Burrë trim!
Legjendat u mitizuan
Bedenat e fortesave
lotojnë për ty
Kalave përbrenda
Shkruajnë histori.

KAINKA E KARA EMINIT
(e krijuar dhe kënduar nga rapsodi popullor)
Mori fandesha ori ju te ngrata
Ku i çojni burrat me pushk të gjata
I kimi çue n’bjeshk të nalta
Te na bijen shterpa te trasha
Krajsi pushka te kajnaki
Ç’po bërtet ki vlla Shehapi
Or Emin bre vlla ku ije
Na shkuen dhent n’Allbanije
Bajraktar ku e lae martinën
S’asht për mu po për Kara Eminin
Bajraktar ku e lae bajrakin
S’asht për mu po për Shehapin
Mor taj gjal xhi po t’kan nëna
Fol bre trajm kuj ja lae mintanin
N’gjur të zi e kam lan miqanin
Jatakxhis me ma ndreq vatanin.
Mustafë Lita ka fol ni fjalë
Me ni hutë trajdhaet kan dalë
Kara Emini ni azgan gjalë
Të di xhaket ja paça falë.

OJ MARTINA E KARA EMINIT
(g e g n i sh t)
Oj martina e Kara Eminit
Çi po krajsën taj udhës blinit
Për drit hënze taj flak po çet
Një ka një neve po na vret.
N’Rrah t’Ukës, n’Ornajc t’Velës
Larg u ndajte blegrajma e deles
Kallauzi ishte kan ni liseçën
Na i prau miçët drajt në stën.
Karabashi na u lshue tue lef
Bajraktarin more nauk po e njef
Lhidhi çent mor taj qehaj
Se t’bojm nana për me t’kaj.
Emin Gairja a don misafir
T’Muharem Zdujës, imi njerëz t’mair
T’vajm n’konak pa na thair
T’biem bakshaijsh do teneshair.
Kara Emini hiç s’bëzëni
e moër martinën me kollënin
U lshue vet për kallkëni
I la dhent me gjith stënin.
Rranë hajdutët për drit hëne
I morën dhent kit për këme
I lshuen malit, ahit përpjet
Ç’po m’i hiçte përpara ogiçi vet
Kara Emini i tha Shehapit
Taj bre vlla ije i ri
Shko n’kataund ene jep ni zë
Se un dhent me mi marr s’i lë.
Ene vet t’m’i rra shpatit malit
n’Livadh t’Madh e zu prajtën
Sajvi pët s‘ja bënte gjalit
Se ki trajm se njifte frajgjën.
Krajsi pushka bumlloj zabeli
Agje n’Gajre na shkoj haberi
Rran hajdutët n’stan t’ Eminit
I morën dhent bre udhës blinit.
Po piskatin e po vikatin
Me doër kapne grosharin e Tetovës
S’na e paska ndae ki neve zanin
Çe pi Lume e n’fushë t’Kumanovës.
Kara Emini ni burr azgën
E ka kall ni cigare duhan
Te kajnaki, n’livadh t’Madh
Me martinën po mer nishan
Drajt n’ogiçin me gjerdan
Ataj nvend na e paska vra
Çather dhent na jan shpërnda
Bajraktari ni gjal i rij
Hala ftajrës kimet pa bij
Del midënit dhent me i mbledh
Po frajk n’livadh këna përdredh
Martina e Eminit keç e ka përla
Traupin n’xhak ja paska la.
Çather fkatën njëni vlla
Tuj piskat e tuj u sha
Emin Gajrja mbaje dorën
E paske sos me e m’kuç Tetovën
Ndale pushkën se n’Tetovë na laa
Bajraktarin na e ke vra
Vet i diti, me gjith vlla.
Ne trajdhajët taj veç një
Me na vra krejtve e paske bë
Gjal i pushkës na paske kën
Pirrolla i koft të lumes nën
Hallall xhinin ç’i ta paska dhën.

PËRPIRJE FLAKËSh
Vit pas viti e shekull pas shekulli
dimri po resh a murrlani po fryen
janari si gjithmonë me acar, kallkan
shpirt e ndjenja përbrenda m’i gërryen
flakët m’përpijnë n’kalvarin tim alla ballkan?
Dhe unë nuk ndalem, udhës sime shkeli
sa vij e i ngjitem malvuajtjes përpjetë
nga flakët përkallem, udhështigjet i çeli
n‘trup të molisur m‘lind dëshira për jetë
i thom vetves sime,-ti para ec,çaj udhën vetë!
Unë hapin e hedh për sa koha kalon
një rrebesh tjetër më del në shteg
ecejaken time asgjë s‘ma ndalon
malli nga brenda për t‘imen më djeg
sërish dëgjoj zërin: ti hap tjetër shteg!
Dimri seç po zgjatet a marsi po vonon
flakët më përpijnë në natën e zjarreve
një zë po m’buçet, qetësinë s’ma lejon
dhe prapë më thot: ti gjumë mos fli!
sfido flakët dhe vallen e kalvareve
dhe mendje e trup ti në një i shkrij!
nëse do që ylli yt gjithnjë të ndrij‘.\

NË NjË CEP EVROPE
E patëm ne një mburojë dikur
Ishte çelik me tunxh përzier
E mbante në krahë burri fortë
Kuq e zi, truallin me gjak ngjyer
Shekujve, kalave përmbi portë
Froni qëndronte i pathyer.
Kështu na ishte e jona guna
Me të s’na lagte kurrë shiu
S’e depërtonte acari as furtuna
Kështjellë e ndërtuar nga vetë Hyji
Lulëzonte n’përparim vendi nga puna
Kishte dashuri e besim, nuk njihej dhuna.
Seç na mallkoi Froni Tatë...!
E ç’hyri krimbi në dru të thatë?
Si t’ishte virus prej Azie!
Edhe na hëngri ditë e natë
Gjerisa zuri vende Shqiptarie
Ah, qiraxhiu doli në diell!
Dhe shtëpiaku mbeti në hije?!
Në një cep Evrope, n’shkëmb e n’gur
Për besën e dhënë aty ngjallesh...
Aty vdiset edhe për flamur. Albani!
Për fjalë zemre aty përkallesh.Shqiptari!
Shkelish n’gurë e shkëmbinj dhe s’ndalesh
Vetëm n’Altarin e Lirisë tënde ti falesh.

ZEMRA NIS NJË FALËNDERIM
Un’ me zemër ju kam kujtuar
Dhe po ju nis një falënderim
Juve kolegë e miq të nderuar
Atje në të largëtin mërgim.
Mendja e ndritur gjithkund krijon
Ndërton çerdhe për zogj shtektarë
Fjala e bukur shqipe këndshëm tingëllon
I bën bashkë edhe zogjtë shqiptarë.

0 comments:

Post a Comment