Monday, March 5, 2018

Dhimitri Kokaveshi: REFLEKSIONE


Nuk e di se ku të përqendroj
aq dashuri
vështrimet?... Më zbusin!...
Dritën
e ikonës tënde apo
ëmbëlsive
të natës depërtoj?..
Hënës
dhe ajo!...Magji, vështrimesh
më lëshon dhe
më dërgon t'i ndaj!...
Si mund t'i ndaj as nuk i fal
gjykimet?...
Zbresin
në rreze reflektimesh
le t' më mbulojë
mundimesh?... Më mbulon
Shpirtin
dhe më zbulon
në dashuri!...
Më shndrit, o bukuri!...
Sa lartë më ngjit
sa lartë m'i ngjit... vështrimet?...
Hënës dhe ty
s'ti krahasoj, s'të krahasoj
dhe pse gjurmoj
netëve..., dritë dhe dritën?...
Dritën
pas teje aq ëmbëlsisht
e përjetoj
kur rifreskoj!... Rrethimet.

0 comments:

Post a Comment