Si nëpër pyllin e Umberto Ekos
Ndjesë pastë pena e tij
Që na e la
Një copë dritë
E fjalë
Ka në çdo stinë e mal
Pantera e ulkonja
Që ulërijnë
Rrugë të humbura
Nëpër shpresa të kota
E një ëndërr
Sa një piramidë të lartë
Që prek qiellin
E s’mund ta mbërrij
Me asnjë shkallë!
Ndjesë pastë pena e tij
Që na e la
Një copë dritë
E fjalë
Ka në çdo stinë e mal
Pantera e ulkonja
Që ulërijnë
Rrugë të humbura
Nëpër shpresa të kota
E një ëndërr
Sa një piramidë të lartë
Që prek qiellin
E s’mund ta mbërrij
Me asnjë shkallë!
NDOSHTA
Shkelëm mbi gjakun e toka
Nga brenda ka gjëmën e vet
Të fshehur nën gjethe të kalbura
Djalli ta dijë kur dita zbret me ters
E në shpirt ringjallet ora e mbrapshtë
Si hije na përcjell deri te vigu i lumit
Që ka harruar stinët me shi te kufiri
I një dhimbjeje mbledhur në vete
Ndoshta!
Nga brenda ka gjëmën e vet
Të fshehur nën gjethe të kalbura
Djalli ta dijë kur dita zbret me ters
E në shpirt ringjallet ora e mbrapshtë
Si hije na përcjell deri te vigu i lumit
Që ka harruar stinët me shi te kufiri
I një dhimbjeje mbledhur në vete
Ndoshta!
FËMIJËT SIRIANË
Thithin pluhurin e gërmadhave
Flejnë
Mbi shtratin e gjakut nëpër kthina
Nga ajri dëgjojnë bomba ruse
E bomba arabe
Ç’mallkim o zot nëse ka zot
E njerëz
Mbi tokën e djegur hi
Vdekja (s’) është fjala e fundit
Fëmijët
Me buzëqeshje të vrarë!
Mbi cilën dhimbje sonte
Ta shkruaj vargun trishtues?
Flejnë
Mbi shtratin e gjakut nëpër kthina
Nga ajri dëgjojnë bomba ruse
E bomba arabe
Ç’mallkim o zot nëse ka zot
E njerëz
Mbi tokën e djegur hi
Vdekja (s’) është fjala e fundit
Fëmijët
Me buzëqeshje të vrarë!
Mbi cilën dhimbje sonte
Ta shkruaj vargun trishtues?
U SHTHUR
E p(sh)urr
Kjo kohë me të thëna
Të pathëna
Kurthe
Ngritje rrëzime muresh
Ballsamime nëpër krahë
Krahinizma të pafund
Si në teatër fëmijësh
Zhurmë fjalësh
Sh (thur) je
Foltoret përplot zëra
Në marsin e dhimbjeve
Mbi plagë
Vota të trishta
U shthur?
Kjo kohë me të thëna
Të pathëna
Kurthe
Ngritje rrëzime muresh
Ballsamime nëpër krahë
Krahinizma të pafund
Si në teatër fëmijësh
Zhurmë fjalësh
Sh (thur) je
Foltoret përplot zëra
Në marsin e dhimbjeve
Mbi plagë
Vota të trishta
U shthur?
0 comments:
Post a Comment