(Çast eseistik)
Kemi lexuar për engjëjt mbrojtës, ndoshta dikush edhe do t'i ketë parë, se si ata qëndrojnë pranë qenies që e duan, mbi kokën e tyre, duke vigjiluar. Dimë për cerberin mitologjik, me shumë koka qensh e gjarpërinjsh, që ruajnë hyrjen në Had, për t'i mbajtur në zap të vdekurit që të mos përzihen me të gjallët.
1.
Kemi parë shoqërues zotërinjsh, që kujdestarojnë në sjelljet e padronëve të tyre, duke mos i lejuar të tjerët të afrohen apo që padroni të mos e bëjë a thotë ndonjë fjalë pa vend. Gjithandej kemi parë rojtarë, portierë në sporte të ndryshme, a portierë hotelesh e ndërtesash me rëndësi publike a private; flitet gjithandej për kuratorë, administratorë, engjëj të sarafeve të ndryshme, për kujdestarë e deri te policët e rendit, a të trafikut. Më tutje mund të gjeni shënime për paladinë, për patrulla, barinj, mbikëqyrës, dado etj etj.
Dhe të gjithë kryejnë një funksion me rëndësi të rojës, ruajtjes me kujdes për diçka a dikë, për të mos u dëmtuar a sulmuar.
Krejt kjo botë është e rrethuar me mbrojtës të tillë. Madje dhe mbrojtës të sulmuesve, plaçkitësve, banditëve, sunduesve, vrasësve, kriminelëve etj etj.

2.
Por ekzistojnë edhe Kujdestarët e Fjalës.
Ku qëndrojnë ata?
Cilat janë armët e tyre mbrojtëse?
Përse ta ruajmë Fjalën? Përse Fjala paska nevojë të ketë kujdestarë?
Ndoshta paska engjëj mbrojtës, cerberë apo njerëz të armatosur që i rrinë gatitu?!
Paj, thuhet se Fjala ka fuqi tepër të madhe. Ajo është si ato magjistricat e najadat, nimfat joshëse a sirenat e detit, që të mbërthejnë, të dehin, të dërgojnë në gojët e peshkaqenëve a në vorbullat e errëta të gjirizeve; mu si zanat shqiptare që të ngurosin e të bëjnë gur. Gur fjale e mbytje në fjalën-det.
Fjalën e rrethojnë nga të gjitha anët: administratorët e ligjeve e rrethojnë me nene, paragrafë a rregulla strikte juridike; këshilltarët e qeverive apo të rendit shoqëror e rrethojnë me ushtri, polici, gjyqe, gjyqtarë, prokurorë, etj etj për ta bërë zap, për ta pasur në dorë si armë të veten, më të fuqishmen armë. Por ajo, sado e mbërthyer në ligje, në sirtarë, në dosje, në dhoma të errëta e të verbra administrimesh; del së andejmi dhe qesh e ngërdheshet nëpër sheshe. E rrethojnë edhe oratorë, ligjërues, parlamentarë, biznesmenë, medie, tregtarë, aventurierë, vrasës, kriminelë... të gjithë e përdorin si armë të veten...

3.
Shkrimtarët shoqërohen më së shumti me Fjalën.
Janë Dashnorë të Fjalës.
Ata, në shoqëri me të, humbin nëpër kohë e hapësirë, nëpër universe, mandej i ndërprejnë krejtësisht lidhjet me gjithçka që ekziston jashtë tyre. Me krejt botën përreth.
Duke u shoqëruar me Fjalën e duke u ndeshur me të.
E dinë se si ajo bëhet Fjalë-shpatë e Fjalë-ilaç, Fjalë-rrënim e Fjalë-ndërtim, Fjalë-krijim e fjalë-botëkrijim.
Shkrimtarët e shpikën Bibliotekën, këtë Rojtare të Fjalës.
E shpikën për ta ruajtur Fjalën e Zgjedhur.

0 comments:
Post a Comment