Vlerat më të mëdha do t'i dhuroj... pranverës, aromat do huazoj dhe shtrydh... shpirtin, lartësoje.
Ky zbukurim i stinëve më mbush
në kolorit, kjo lojë e bukur dhe më zbavitëse e veshjeve nga më luksozet mes kostumeve... epokë, që nuk mbaron Pranvera, luan… mes ngjyrave të saj zbavitem ritmit?…
Mes atij ritmi të dhuroj… rininë, mos e dhuro përcjelljeve te një melodie te përligjur në hezitime të erës, vonesat, mos i prano.
Llava e shpirtit është vullkani i pamposhtur që derdhet jetës!... Joshem, me ty udhëtimet e kënaqësive dhe epsheve pranverore falen… përjetësisë?...
Vetmive!...
Udheto te përpunosh divorcet e dimrit... shthuri dhe… le të mbetet mes tkurrjeve, mbi ngricat, mos u zhgënje.
kristaleve të bukurive të saj mos i shtro... shpirtit, dimëror mbetet
Pranvera e sfiduar.
Madhështive si mund të kundërshtoj, luleve të shtruara u marr nektarin dhe më lën vesën plot freski.
Sa arome ka.... me aromën e petaleve të tua prek, pranverën. Udhëtimet tona dua… pranverën zbërthej për të matur pulsin e mendimeve të tua.
Si fëmij shtrohem dhe… rritemi në rritet e saj pranvera na përul në gjallërinë dhe galerine e jetës së saj gjej madhështinë e jetës, aty rilindu.
Do të të ndjek... pranverën,... mbi mendimet vetëm nuk e shtroj.
Përpunimet,… e mefshta dhe hezitimet mos i nis... pranvera, do t’i zgjoj mes dritës.
Plotë dritë dhe Ti... sa shumë e zbukuronë pranverën.
Friday, March 2, 2018
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment