Wednesday, February 28, 2018

Sadbere Gagica Spahija: Dy Poezi

NGA HIRI RINGJALLEM
Heshtje stinësh jam berë
Në kështjellën time më kërkojnë
Poet ushtarë besnik të fjalës
Si gur peshon mbi ëndrrat e mia
Një vjeshtë me stuhi mall i zgjuarr rri
Në prush
Ku hiri sërish kthehet në zjarr
Ti vjen në ditëlindjen time
Me një tufë lulesh mbledhur maleve të mia
Vdes ringjallem në strofën time
Diellin dhe Ty të mbaj në kështjellë
Njomë jetën me lule pranvere
Ti je Pranvera e lotit tim
Unë hiri që të djeg.

TË PUTH
Ylli im i zjarrtë 
Të dua si pavarësinë e Kosovës
Fjalë je në shpirtin tim
Mall netësh pa gjumē
Syri im i blertë si valë liqeni
Të shtrëngoj shumë
Si lirinë time të shekujve.

0 comments:

Post a Comment