SHIRAT E VJESHTES
Ishte vetëm një re. Vjeshtë është,
mund të shfaqen papritmas në qiell,
si “republikat” e pleqve mbi kokë.
mund të shfaqen papritmas në qiell,
si “republikat” e pleqve mbi kokë.
Pastaj reja u zbraz. Mbeti qielli bosh
dhe ca pellgje mbi tokë.
dhe ca pellgje mbi tokë.
BALTA
Baltë jemi. Dhe do të shkojmë
në baltë.
në baltë.
Po qielli? Atë e shpikën poetët,
t’iu dukej balta mjaltë!
t’iu dukej balta mjaltë!
DET I PAMUNDUR
Kam në këmbë një det. Nuk mund,
t’i hyj pash më pash dhe ta gëzoj.
Rri këtu në breg i dëshpëruar.
Diçka është dhe kjo: e kundroj.
t’i hyj pash më pash dhe ta gëzoj.
Rri këtu në breg i dëshpëruar.
Diçka është dhe kjo: e kundroj.
TE KERKOJ NJE NDER
Një nder të kërkoj dhe asgjë tjetër:
më bëj një vjershë të ngrohtë,
si një jorgan,
nga ato që të më zejë dhe këmbët,
pak të gjatë!
më bëj një vjershë të ngrohtë,
si një jorgan,
nga ato që të më zejë dhe këmbët,
pak të gjatë!
Jo nga ato që i ke për miqtë,
atë që e ruan për tët atë!
atë që e ruan për tët atë!
FUNDI
Nuk them, ka vdekje e vdekje!
Një mijë e një funde mendon dreqi!
Një mijë e një funde mendon dreqi!
Por ky i së djelës,
më i keqi!
më i keqi!
HESHTJA TJETER
Heshtja më pëlqen. Ti e di...
Por jo kjo heshtje, zemra ime,
që nuk të lë të bësh Poezi!
Por jo kjo heshtje, zemra ime,
që nuk të lë të bësh Poezi!
TE DJELAVE
Më pëlqen të fshihem kafeneve,
ku ka tym të bollshëm edhe zhurma.
Këtu mbase nuk më gjen as vdekja.
Ja që u dashka edhe turma.
ku ka tym të bollshëm edhe zhurma.
Këtu mbase nuk më gjen as vdekja.
Ja që u dashka edhe turma.
MBLIDHEM
Sa vjen edhe futem.
Mblidhem, mblidhem...
Bëhem gjithmonë e më pak.
Gjersa të marr formën e duhur,
të rri rehatshëm nën kapak.
të rri rehatshëm nën kapak.
0 comments:
Post a Comment