Thursday, October 13, 2016

Prend Buzhala -Mizantropi ose njeriu që terrotizon publikun


(Çaste shkrimi: karakteret IV), 11
Shpesh e kemi hasur dhe fjalën MIZANTROP. Lexuesit e brezave të përparshëm dinë për komedinë “Mizantropi” të Molierit, kurse haset dhe fjala mizantropia (“Të qenët mizantrop; urrejtja për njerëzit, largimi nga njerëzit e nga shoqëria, mbyllja në vetvete. Njeri i mbyllur në vetvete e i zymtë, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar, larg njerëzve; ai që nuk i do a i urren njerëzit e shoqërinë” – Fjalori i shqipes). Madje, vetë Molieri na e tërhiqte vërejtjen se “Një njeri-urrejtës a mizantrop, fshihet në secilin prej nesh.”
1.
Mizantropët janë njerëz të jotolerancës, ata përfytyrohen si njerëz të nxituar, të rrëmbyer, cinikë, që i marrin punët pa i peshuar...
Eseistët që e trajtojnë këtë temë, nënvizojnë se mizantropët detyrimisht i minimizojnë vlerat e virtytet e tjetrit; se ata asnjëherë nuk e kërkojnë as të mirën e as të bukurën te njeriu, te tjetri; se jepen së tepërmi në kërkimin e dobësive të tjetrit; se vetes ia lejojnë komentet nga më të ndryshmet, që nga pamja e jashtme, përbuzja e intelektit e deri te jeta (seksuale) në shtrat, komente që janë të ngjyrosura me cinizëm dhe urrejtje; se ata sulmojnë mizorisht, kanë mungesë sinqeriteti dhe janë të paaftë për veprime heroike.
Fenomeni i mizantropisë është tejet i përhapur edhe në rrjetet sociale e nëpër portalet mediatike, ku ato e terrorizojnë publikun, njeriun e sinqertë e të përkushtuar, veprat dinjitoze të shkrimtarëve a të shkencëtarëve, emrin e mirë të profesorit a të pedagogut, sepse rrjetet e tilla me çdo kusht duan të jetojnë nga biznesi i zi, nga biznesi i përgjakur, të nxjerrin profit edhe nga dhuna shtetërore: ku ndeshet dhuna amnistohet dhe i burgosuri a i lidhuri në pranga shpallet njësoj i përgjegjshëm. PËR KËTË ARSYE THUHET NË Kodet e Etikës së gazetarit, se gazetari nuk guxon assesi të jetë mizantrop, njeri-urrejtës.
2.
Charles Bukowski thotë: “Unë nuk i urrej ata, mizantropët... Vetrëm se ndjehem shumë më mirë, kur kur ata nuk i kam afër.”
Ja dhe një monolog mizatropik: “Gjithnjë i kam urryer rrëmujat e turmave. I dua shkretëtirat, burgjet, dhe manastiret e vetmitarëve.” (Jean Giono, udhëpërshkrues italian). Dhe, nëse duam ë jemi pjesë e shoqërisë moderne, atëherë gjithsesi na duhet të jemi në interakcion, në bashkëveprim, me të tjerët. Por mizantropët nuk duan të jenë së bashku me njerëzit. Është e natyrshme që njerëzit të angazhohen e brengosen për tjetrin... por mizantropët duan të merren me problemet e njerëzve në mënyrën e tyre. Përpara Molierit këtë tematikë e kishte trajtuar autori antik, meandri.
i William Shakespeare e trajton këtë lëndë te drama “Timoni nga Athina”, kurse Jonathan Swift e trajton te vepra e tij e njohur “Udjhëtimet e Guliverit”.

0 comments:

Post a Comment