Tuesday, October 18, 2016

Musa Jopulli - Lasgush Poradeci-t


Ju lutëm pak qetësi !
Zërin ta njoha përmes vargut
Pena jote me shkronja ar(t)i
Penë e lyer n'mjalt'
Më e bukura ngjyrë ! Ditirambik,
Dashuri e pafundme, shqiponj' parajse
Medtitm n' vena vlim zemër ringjallje
« Këngë Pleqërishte » bërthamë jete,
Poet karizmatik n' kohë të n(d)ieshme !N' »Gjuha e Zjarrtë » kallja n' shpirt
N' »Vdekja e Nositit »... »Me zjarr ju flas...
Me zjarr »...
E e e Ai Drini Plak i Lasgushit
O o o Liqëri ' ëmbël i Poradecit !
Flakë më del ngjyrë e penës sime
N' fushë betejash pamje tej poemash !
Klasik e bashkëkohor ! Enciklopedik
Filozof i alfabetit Poezi-Notë !
Gota ime verë që më gulfë
E më derdhet në vargun tënd !
Lasgush Poradeci Poeti im,
Poet i vjershave "e Vendit tim"
*
Vargjet tua Poet Lasgush
Të bën më të afërt
Edhe me Hyun
Edhe me Shqipërinë !
Me një Poemë të quajta
Kryefjalë në orët tonë letrare !

0 comments:

Post a Comment