FTESA JOTE
Mbase ftesa jote nuk shkon përtej vdekjes,
i qaset qelqit me verë pa pritje të gjatë
dhe vjen e mbushur si stina që pjek fruta
për të qenë e begatë.
Mbase ftesa jote vjen e ngarkuar si vjeshta
dhe ulet në duar që do ngrenë dy gota
për të thënë deri në krisje qelqi: Gëzuar!
Mbase merr një bekim: bëhet e përshpejtuar,
i mbush gjer në buzë dy qelqe me të kuqe,
afrohet nga piqen fruta dhe s`bën më tutje.
DY BURRA
Me kokrra, pa kokrra
i dua pemët:
nuk mbajnë për vete asgjë,
gjithçka që kanë
e falin për të tjerët.
i dua pemët:
nuk mbajnë për vete asgjë,
gjithçka që kanë
e falin për të tjerët.
I vogël u ngjitesha si ketër,
kërkoja bigaçe për llastiqet:
jo për të marrë shenjë zogjtë,
me ata unë ndaja thërrimet.
kërkoja bigaçe për llastiqet:
jo për të marrë shenjë zogjtë,
me ata unë ndaja thërrimet.
Llastiqet vareshin në mur
bri belxhikut të babait:
mendoja gjumëzgjuar
për të egrit e Allastarit.
bri belxhikut të babait:
mendoja gjumëzgjuar
për të egrit e Allastarit.
Ndjeja se ishim dy armë,
se shtëpia kishte dy burra:
mua dhe babanë.
se shtëpia kishte dy burra:
mua dhe babanë.

0 comments:
Post a Comment