Tuesday, October 11, 2016

Prend Buzhala - FARISEU MODERN DHE FILISTINIZMI NË TRAJTAT E TË SOTMES


(Çaste shkrimi: karakteret IV), 9
A kanë të drejtë të urrejnë njerëzit e ndershëm?
Të përbuzin?
Po pra.
1.
Në radhë të parë, URREJNË hipokrizinë, padrejtësinë. Dhe, gjithsesi, edhe filistinizmin. Fariseizmin. Që na shfaqen me pamje e rroba moderne.
Kjo do të thotë, se qenka dhe një tjetër njeri i kohës sonë që i heq rrënjët e mendësisë e të sjelljes së tij që nga kohët biblike, sikundër është kategoria e të fuqishmëve, e të pasurve, që ngjason me fariseun e "pagabueshëm" e të "devotshëm". Kur Jezusi i thotë një fariseu "të pagabueshëm" që ta shesë pasurinë për të vobektit, ai ik me zemërim! Parabola i flet edhe Të Pasurve të Sotëm, farisenjve që kanë fuqinë financiare në dorë. Që i kanë në por mediet, ligjin, bashkëpunimin e shndërruar në marrëveshje kriminale.
Filistinët?
Fjalori i shqipes e përkufizon kësisoj:
“Njeri që ka horizont të ngushtë kulturor e botë shpirtërore të vogël, por që kujton se di shumë dhe sillet në mënyrë hipokrite, njeri shpirtvogël e
me dy faqe... Sjellje (frymë) filistine. Vetëkënaqësi filistine.
Me tematikën e filistinizmit në letërsinë tonë është marrë Noli (tedrama “Israilitë e filistinë”). Kurse Fishta poër njerëzit me dy fytyra, ka një seri shkrimesh të rrepta publicistike.
2.
E pra, edhe Jezusi ka pasur urrejtje. Është quajtur URREJTJE HYJNORE. Është e njohur kritika gjithë zemërim që Jezusit që ua bën farisenjve:
“Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t`i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat. Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe. Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur“.
Ndërkaq, në studimet biblike e laike, thueht se " mund të nxjerrim përfundimin se farisenjtë mendonin tepër lart për veten e tyre, si ruajtës të së mirës së përgjithshme dhe të mirëqenies së kombit... se farisenjtë e quanin veten se ishin dashamirës, të sjellshëm, të drejtë dhe plotësisht të kualifikuar për detyrën që bënin." Por në sy të njerëzve ata ishin " krenarë, arrogantë, të vetëquajtur të drejtë, kritikues, gjykues dhe përbuzës"; ishin po këta "farisenj që kërkonin t’u bënin përshtypje të tjerëve me shfaqjet publike të drejtësisë së tyre, por ata dëshironin të shquheshin dhe të kishin tituj lajkatues." Janë «udhërrëfyes të verbër» që të tjerëve ua ngarkojnë barrët (e vështirësive të punës, luftës, etj) dhe vetë tërhiqen anash, si "të rëndësishëm".
POR MNËSE E CITOJMË koto versete biblike, a e bëjmë këtë që tek tjetri ta shohim të keqen? Kjo na drejtohet edhe secilit prej nesh: të shohim te vetvetja...
Sikur na thonë: mëso të shohësh tek vetvetja.
3.
Farisenjtë bëjnë tregti dhe shesin besimin, kurse ata të mveshur me pushtet, bëjnë tregti me institucionet (tenderomania) dhe shesin shtetin. . «Ata lidhin ngarkesa të rënda dhe ua vënë njerëzve mbi supe, por ata vetë nuk kanë dëshirë t’i lëvizin ato as me gishtin e tyre.»
Farisenjtë modernë, të veshur me pushtet, kanë në dorë medie të fuqishme... tipar i karakterit të fariseut, është krijimi i dredhive pas shpine, i keqdashjeve për tjetrin dhe i veprimeve dashakeqe me anë kurdisjesh.
Farisenjtë, qofshin ata me pushtet, qofshin ata pa pushtet, përbaltjen e besimit dje e sot, dhe përbaltjen e shtetit sot, i konsiderojnë si norma të një morali të lartë.
Një filistin është aio që nderon vlerat e të fuishmëve që e vënë atë poshtë, na thotë Pauline Kael. I vëren duke cituar gjithççka pa lexuar fare, duke vlerësuar lart vepra arti a politike pa ditur se çfarë po thotë.
Me fjalë të tjera, koha jonë nuk na kursen as nga kobashët (njerëzit e kobit) e tillë.

0 comments:

Post a Comment