Tuesday, October 11, 2016

Prend Buzhala - NJERIU QË DASHURON XHELATIN


(Çaste shkrimi: karakteret IV), 8
Paslufta e Kosovës na e nxori në sipërfaqe edhe njeriun që dashuron xhelatin e tij, pushtuesin e tij, dhunuesin e vet, mu si ajo sëmundja e “Sindromës së Stokholmit” (fenomen psikologjik, kur pengjet shprehin ndjeshmëri, simpati dhe kanë ndjenja pozitive ndaj pushtuesit, pengmarrësit a robëruesit të tyre...nga frika so do të rrëmbehet nga një tjetër grup). Zhan Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), filozof e shkrimtar francez, do të thoshte: “I urrej viktimat që i nderojnë xhelatët e tyre.” Së këndejmi, ky qëndrim i “dashurisë ndaj xhelatit”, ngërthen në vetvete dhe sindrome të tjera historike: inferioritetin e humbjes së vlerave që më nuk i ka dhe i ka humbur dhe, në mungesë të rikthimit të tyre, shpërthen në urrejtje ndaj së humburës në histori, për ta rehabilituar xhelatin! Vetëm le të shihet se me ç’nostalgji të sëmurë shfaqet jugonostalgjia e serbofilisë së fshehur, nëpërmes marrëdhënieve tregtare, ekonomike apo formave të tjera të shitblerjes! Vetëm për t’u mbajtur kontakti i gjallë “me të djeshmen”! Nuk është e habitshme, prandaj, përse turkofilia dhe otomanofilia e sotme shpërthen në histeri urrejtjeje kundër historisë sonë, kundër Skënderbeut a kundër gjithçkaje që mishëron identitetin tonë evropian e perëndimor, me frikën irracionale se perëndimorët do të vijnë si agresorë të rinj! Dhe shpërthen një shpirt i ri agresiv!
Të mos harrojmë: gjatë viteve '90 ndodhi një ÇLIRIM I BRENDSHËM kundruall Serbisë që kishte shkaktuar anktjh e frikë masive gjatë viteve '80...
Në këso rastesh, edhe sot, duhet të ndodhë edhe një çlirim i brendshëm: të ndjehesh i lirë, duke ia respektuar edhe lirinë tjetrit...
Dhe të kontribuosh e t'i japësh kuptim lirisë...

0 comments:

Post a Comment