Saturday, October 8, 2016

Murat Gashi - Pesë poezi

PLANGU I RI

Emrat e deshmoreve u bene petku yt
Flamujt e dashurise per ty
U ngriten kudo.
Marshoi neper faqet e tua historia.
Cdo enderr u be fli
Per Lirine e Dardanise.



NE JETON NE LUZME

Mund te fal cdo gje
Pos teje
Thellesi e zemres
Dardani

Jeton ne luzmen e gjakut tim
Si rrahazemer e qindvjetshave
Dardani.

As te tretet trualli I trimerise
As te kapet flaka e Lirise
Dardani.


QINDVJETSHAT

Mbreteresha e gjithesise
Nuk derdh me lotet e lashte
E pergjakur
Doren nuk e zgjat me hijen e kohes.
Gurre e mijevjecareve



ILIRIADA

Jeton ne dashurine e motive
Krushqit e qindvjeteve plisebardhe
I betohen emerzjarrit te saj.
Ndermjet kraharorit te dites e nates
Shkelqen plisadrita.



DO TE VIJ

Floket e thinjura te viteve
Do te vije t’i shoh
Edhe ballin e rrudhur te kujtimeve

Do te vij duke e tretur pikellimin
Deri te LIRIA qe t’jua shoh
Te gjitha enderrat.

0 comments:

Post a Comment