Saturday, October 15, 2016

PREND BUZHALA- JESMENËT, DALLKAUKËT


(Çaste shkrimi IV), 14
1. 
A e dëgjojmë, si komb, më shumë turmën e dallkaukëve a po shtresën e intelektualëve? Dallkaukët na mësojnë si ta braktisim vetveten, historinë dhe përparimin, emancipimin dhe zhvillimin... për të na dërguar nga njëri dështim tek tjetri... Kurse intelektualët e mirëfilltë bëjnë dritë për kombin e tyre, për qytetarinë dhe për njerëzimin...dhurojnë vizione për të tashmen e për të ardhmen...
Ekziston tipi i dallkaukut, i cili është "njeri lajkatar, që mundohet të nxjerrë përfitime për vete, duke u bërë qejfin atyre që kanë fuqi e pushtet; njeri i pabesë, që të shet e të blen për përfitime vetjake; njeri me dy faqe, hipokrit" (Fjalori i shqipes). Ekziston tipi i nëpunësit dallkauk, mu ashtu si zemërohet Noli te vargu i tij poetik "Dallkaukët e kopukët e trumat pa tru."
2.
Ekziston dhe një soj tjetër njerëzish. Ramiz Kelmendi, te libri i tij "Kokrra kripe", ka një tërësi tematike që quhet “Mbi moralin dhe pamoralin”, me të cilën ai i portretizon, i karakterizon dhe i paraqet edhe karrieristët, njerëzit “e mëdhenj” të veshur me pushtet; por dhe për njeriun që vetëm pohon: ASHTU ËSHTË, ASHTU ËSHTË e që autori i përkufizon si “jesmenët” (anglisht), “takojeviqët” (serbokroatisht) apo “evet-efendi” (turqisht, njerëz që luajnë kokën për ato që ka thënë sulltani). Autori, sigurisht, e kishte fjalën për atë kategori njerëzish që u duartrokisnin edhe dhunës shtetërore kundër idealistëve e atdhetarëve shqiptarë të atyre viteve të rënda (vitet '80, në kohën e burgosjeve masive, për shkak që mbronin kërkesën KOSOVA REPUBLIKË). Dhe, ku do të kishim përfunduar me një JESMEN, apo për t'i thënë PO Millosheviçit! Edhe në jetën e njeriut ekzistojnë këso çastesh (ekzistenciale, dashurie, sociale, të refuzimit politik etj etj), kur duhet të thuhet JO!

0 comments:

Post a Comment