(Çaste shkrimi: karakteret IV), 5
Në Fjalorin e Shqipes së sotme thuhet se mercenari është "Ushtar me rrogë në shërbim të një shteti a të një ushtrie të huaj" dhe kuptimi i dytë: "Ai që vihet në shërbim të armiqve ose të pushtuesve të vendit të vet për para ose për përfitime të ulëta vetjake; njeri i shitur."
Përgjithësisht, një mercenar është personi që shitet për para, duke marrë pjesë në luftëra të huaja për përfitime personale në para; ai nuk lufton për interesa ideologjike, liri apo pushtim... dhe nuk i intereson se kah janë rreshtuar forcat e tilla.

1.
Pas luftës së fundit, në Kosovë pati këso rekrutimesh kundër Kosovës jo me armë, por për përfitime personale. U shfaqën trajta të shumta të mercenarizmit, sikundër janë disa që përmenden më poshtë. Po e përkufizojmë si post-mercenar, mbasi përfshirjet në shpirtshitje përbëjnë fenomene më vete...
Mercenarizmi i OJQ-ve (të ardhura nga qarqe antishqiptare evropiane, aziatike etj) që duan të zhbëjnë luftën çlirimtare, që duan të zhbëjnë vlerat gjuhësore të standardit me zbatimin e gjuhës së mëhallëve, t'i zhbëjnë vlerat historike e kombëtare dhe vlerat trashëgimore të traditës pozitive shqiptare; apo që duan, për pak para që marrin "për demokratizim", të zhbëjnë edhe ato pak vlera qytetëruese. Sa e sa OJQ paguhen me pak para “për demokratizim”, duke i shkatkuar dëme të pallogaritshme Kosovës! Po e përkufizojmë si post-mercenar, mbasi përfshirjet në shpirtshitje përbëjnë fenomene më vete pas dukurive të mercenarizmt klasik...

2.
Vepron dhe mercenarizmi neo-otoman (i tipit ideologjik të Davutogllut, që mbështetet mbi baza fetare), me të njëjtat qëllime të egra të zhbërjes së historisë, të futjes së kthetrave në ekonominë e Kosovës, në zhbërjen e shpirtit identitar, me mendësinë e shekullit XIX se shqiptarët janë "mbetje osmane" dmth komb me origjinë osmane!

3.
Mercenarizmi politik, që pranon të shesë e të bëjë kompromise që prekin thellë qenien tonë kombëtare dhe që i shkaktojnë plagë të pariparueshme...
Nuk po i numërojmë, këtu, edhe rekrutimet e ndryshme nëpër sigurimet e huaja a nëpër grupe terrori etj etj...
Fati qëndron, megjithatë, në anën tonë... është meritë e popullit që ka një stabilitet të brendshëm...
Ka humbur kriteri i vlerësimit midis solidarësisë dhe mercenarizmit... Solidarësia europerëndimore, në ngritjen e fshatrave të djegura, objekteve shkollore e të infrastrukturës, assesi nuk hyn në këto kategori...

(Prend Buzhala, rishkrime, 5 tetor 2016)
0 comments:
Post a Comment