Tuesday, October 11, 2016

Mentor Thaçi - Cikël Poetik

KJENË KRISMA SHEKULLI
(Heroit Vehbi Ibrahimi)

Fjala, krismë e krismave në Bruksel,
e krisma ... ah, n´mendje gjatë ka ngelë
e nga kujtesa nuk del
E ndjeu secili ... secilin e breu,
po më së kthjellëti e ndjeu AtDheu,
Ai në heshtje e rrëfeu
Që heret zani n´Parlament Europe,
Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi ... zëra epoke,
të thëna hapur ... pa ekuivoke
Aty ku Enveri me kohë mbërriu,
para tij ... veçse po e priste Vehbiu,
hijen e ecjes as plumbi s´ua ngriu
Në trinom me Musa Hotin,
në Tokë gjeten guximin e në Qiell Zotin,
mendjendritësia kthjelloi dhe motin
Si krisma treshe në Stuttgart
edhe tri krismat e Brukselit u ndien largë,
nderimi sall rritej e shtohej varg
Ah ... sa rëndë për Token Mëmë
që dhimbjen ta kapërdinë me gjëmë,
mallkimin e dha pa nemë
Një Epitaf me shkronja florini:
KËTU PUSHON HEROI VEHBI IBRAHIMI
Njeriu që dridhi hegjemoninë shumë përtej kufini
... e heroizmi n´Atdhe, para tij i mbërrini


AH, IM-ZOT
KJESH I ZËNË

Trëndafilat që i mbolla në kopështin tim
zgjuan zhurmë ke fçinjtë
thanë se sollën helmim
me atë erëmim
kjesh i zënë me mbjellje të arës,
imZot,
mi prenë në pabesi ... trëndafilat e mi
tevona, kur mbinë therra të egra,
fçinjtë më lavdëruan kopështin,
e unë ... vetes ia kjaja mundin
jam betuar imZot
që nesër do t´mbjelli bimë mishngrënëse
për hundët e huaja
që futen kudo
më ndje imZot, më ndje ...
ndryshe nuk ia dola dot ... as sot më sa dje.


MOSHA

Çuditërisht, dyfytyrëshe, disi si lëmosha,
sot s´më joshë si dje që t´josha
Dje ... klic-klic* me nge,
sot kut-kut**, zvarrë më ngreh
Dje ... më shumë jasht e më pak n´kokë,
jeten përpara me njëqind ëndërra,
sot ... më shumë n´kokë e më pak përtokë,
jeten pas vetes ... t´shkuarat zhgëndrra
...
klic-kli*, masë e vogë
kut-kut***, masë më e madhe dhe ndjellje qeni ...


PO PO, TUTA DE

Kur e këputa*, nuk u tuta,
ma shumë më tuten fjaltë e buta:
- Rri shlirë se bahet mirë!
- Ma para shnoshesh se martohesh!
Eh, tutë prej fjal´ve me mend,
martesa s´kje askund n´rend!
...
* - shpresimin, ymydin ...


PËR TY ... SALL PËR TY DARDANI

Ti dua gëzimet ... ty që Kosovë po t´thonë,
ty Dardania ime n´kaptyll djepi
ty që binjake me Shqiponjen
Epoka ju gjeti
Dhimbjet nuk ti deshta
as kur i pranova n´krahëror,
as kur i bana lotgjaku arbnor
Paj, pse do ti doja dhimbjet,
kur mundemi t´ndërrojmë sall bindjet
Më ndje o Zot,
nuk i deshta dje, nuk i dua sot,
kam frikë për n´mot

0 comments:

Post a Comment