Kundërmimi femror është erë feste, erë nate
Aromë ripërtritëse e gjithhershme erë
Bebëzat pandarë rrjedhin si ujëvarë
Ngjyra e qelqtë në muzg mbi ty
Derdh t’këndshmen erë.
Pamje mahnitëse e kontureve trupore lakuriq
Një avull i nxehtë që fryn lajmëron për stuhinë
Retë përplasen,nga vetëtima qielli flakërin'
Magnetizmi i tyre përcjell në tokë energjinë.
Një turbullirë e pafund t’pështjellohet në shpirt
Prekja e trupit saj n’heshtje,thyejnë pipëtimat jehonë
Sumbullat e djersës si kristali pikojnë pikë pikë
Era e gruas, si aromë trëndafili përhapet në dhomë.
Para kësaj pamje magjepse klasike
Përshkohesh tërsisht nga një afsh i zjarrtë
Deti përflaket,valët zënë e dridhen
Sytë të rrezatojnë si yje të artë.
Ëndërr që avullon si uji në masën e nxehtësisë
Realitet gënjështar që më pas zhduket plotësisht
Tufa e artë e rrezeve t’hënës t’përkëdhel në këtë natë
Panoromë jetësore derdhur në krijimet e artit klasik.
Duart e tua stolisur me smeralde argjendi t’vesës
Një dorë tjetër përkdhel fytyrën që t’digjet nga ethet
Dhe ti butësisht e ledhaton me dorë
Më pas era e këndshme dhe një ëndërr mbetet
Publikuar me 13 mars 2013
0 comments:
Post a Comment